Katari bën thirrje për armëpushim në Siri që të mbrojë tërësinë territoriale
Këshilli i Sigurimit i OKB-së duhet të vendosë një armëpushim për t'i dhënë fund konfliktit në Siri, tha të hënën ministri i jashtëm i Katarit.
Është e domosdoshme që
Këshilli i Sigurimit i OKB-së të marrë përsipër përgjegjësitë e tij dhe të
detyrojnë zbatimin e rezolutave të tij për një armëpushim, për të mbrojtur
popullin sirian nga vrasja dhe zhvendosje, i tha Halid al-Attijah
pjesëmarrësëve në Forumin Doha.
Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ndihmojë popullin sirian për të realizuar aspiratat e tij legjitime dhe për të mbrojtur integritetin territorial të Sirisë, shtoi ai.