İran

Rouhani: Irani nuk do të tolerojë dhunën në Irak

Kryetari i Iranit thotë se Republika Islamike nuk do të tolerojë dhunën dhe terrorin që militantët tekfiristë të përkrahur nga të hujat të bëjnë kërdi në Irakun e veriut.

 

    Sipas Press TV,  kryetari Hassan Rouhani tha të enjten se Si qeveria e Republikës Islamike të Iranit, nuk do të tolerojë aktet e dhunës dhe terrorit dhe ne luftojmë dhunën dhe terrorizmin në rajon dhe në botë.


    Kryetari i Iranit tha se Këshilli i Lartë për Siguri Kombëtare i Iranit  (SNSC) do të mbajë një takim të menjëhershëm për të shqyrtuar zhvillimet në Irak dhe të ashtuquajturin Shteti Islam i Irakut dhe Levant (ISIL)  që po shkon përpara me ofensivën e tij në qytetet veriore të Irakut.


     Kryetari Rouhani deklaroi se Unë shpresoj se askush nuk do të shoh filma të marrë nga aktet e egra të kryera nga ana e tyre (ISILI) në Irak dhe Siri. Për fat të keq, këta njerëz pretendojnë të jenë të luftëtarë  dhe musliman.


      Përleshjet vazhdojnë mes ushtarëve irakianë dhe militantëve tekfiristë, të cilët u zotuan të marshojnë drejt kryeqytetit.


      Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Mun ka dënuar aktet e kryera nga militantët, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur luftën e qeverisë irakiane kundër tekfiristëve.


      Sipas njoftimeve, grupet tekfiriste thuhetse hyjnë Irak nga Siria fqinje dhe Arabia Saudite për të minuar sigurinë në vend.