Siria

Gara e Siris kundër kohës

src=http://mediaelire.net/images/bashar-al-assad.jpg

Në një raport të zymtë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të 25 tetorit, Valerie Amos, nënsekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara  për çështjet humanitare e përshkroi situatën në Siri si një garë kundër kohës, duke paralajmëruar një përsëritje tragjike të taksës sëluftës në Siri, përfshirë edhe probabilitetin për shpërthimin poliomelitit i cili ka qenë përhapur atje edhe më parë atje para 14 vjetësh .

Dëshmia e Amos vjen nëpërmjet Lakhdar Brahimi, përfaqësuesi i Kombeve të Bashkuara të Lidhjes Arabe për Sirinë, ka bërë një turne diplomatik ku deri më tani është ndalur në Turqi, Jordani, Irak, Egjipt, Kuvajt, Oman, Katar dhe Iran, dhe tani është rrugës për në Siri, në përgatitje për konferencën e dytë të Gjenevës.

Edhe pse Brahimi nuk ka konfirmuar ende një datë për konferencën, dhe ftesat nuk janë dërguar, objektivi është që të mbahet me datë 23-24 nëntor.

Në një konferencë shtypi me ministrin e Jashtëm iranian Zarif Xhevad më 26 tetor, Brahimi tha: Pjesëmarrja e Iranit në Gjeneva II është e natyrshme dhe e domosdoshme. Zarif shtoi, Nëse Irani është i ftuar të marrë pjesë në Gjeneva II, ne do të jemi atje për të ndihmuar dhe për të gjetur një zgjidhje diplomatike.”

Ky panel së pari pat thirrur për pjesëmarrje Iranin në Gjenev II, më 19 maj.  Më 24 maj, Al-Monitor raportuan se Irani ka përshëndetur iniciativën e Gjenevës II në një intervistë ekskluzive me e-mail me Mohammad Khazaeen, përfaqësuesin e përhershëm të Iranit në Kombet e Bashkuara. Në një intervistë me Al-Monitor në shtator, Zarif pat thënë: Ne nuk jemi duke ju lutur që të na ftojnë  por nëse ata na kërkojnë që të shkojmë, ne do të shkojmë, pa asnjë kusht dhe me siguri  nuk do të pranojmë asnjë kusht .

Me fjalë të tjera, Irani ka thënë dhe vazhdon ta përsërisë se ai është gati për të luajtur një rol të rëndësishëm për një zgjidhje politike në Siri, dhe në Gjeneva II, në qoftë se ftohet, por nuk do të pranojë kushte për pjesëmarrjen e saj. Teherani nuk është i prirur të miratojë konventën e Gjenevës 2012, e cila sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha më 21 tetor se do të sinjalizonte qëllimet e mira të Iranit, dhe do të kundërshtonte kushtin që presidenti sirian Bashar Al-Assad të mos jetë pjesë e një qeverie kalimtare, e cila ishte renditur si një nga pikat në konventën e 11-të të Londrës  pas takimit të Grupit të Miqve të Korit të Sirisë më 22 tetor.

Zarif tha për Al-Monitor muajin e kaluar se Irani mbështet zgjedhjet në Siri për të përcaktuar qeverinë e saj të ardhshme.

Kerry vetë dukej se ofronte një distancë ndaj konventës së 11 të Londrës mbi rolin e Asadit në dhënien fund të takimeve miqsore për Sirinë. Në përgjigje të një pyetje në Londër nga Mina Al- Oraibi e Al- Sharq el- Eusat se a do të jetë e mundur për Presidentin Assad që të mbetet si president, të dorëzojë disa pushtete, dhe pastaj të kandidojë për zgjedhjet , Kerry u përgjigj kështu: Me gjithë rrespektin e madh për Asadin, pyetja që ju bëtë vlen për të gjitha palët negociuese. Ne nuk kemi në dorë asgjë . Çelësi është që autoritet përkatëse ekzekutiv duhet të lëvizin, të bëjnë diçka. Kjo do të thotë që nuk kemi të bëjmë me lojëra të tilla ku dikush tërhequr spangot nga prapaskenat dhe njerëzit të cilët janë janë aty, me të drejtë po përpiqen për të gjithë popullin sirian për të mbrojtur të gjithë sirianët dhe për të dërguar një mesazh në lidhje me zgjedhjet e drejta ,të  lira, transparente dhe të ligjshme për të gjithë ata që do jenë në gjendje të votojnë për të ardhmen e Sirisë. Këto janë standartet. Dhe pa këto standarte do të duhet të vendosin të TJERËT. Ne këtu jemi. Edhe të Tjerët do të jetë atje, por e gjitha do të monitorohet nga përfaqësues nga secili front.

Deklarata e Kerry-it në lidhje me përbërjen dhe natyrën e qeverisë së përkohshme është një temë për negociata midis qeverisë siriane dhe opozitës jo një parakusht për Gjeneva II.

 Në një intervistë ekskluzive me Al- Monitor më 22 tetor, Princi Turki Al Faisal Al Saud, kryetar i Qendrës për Hulumtime dhe Studime islame të Mbretit Faisal dhe ish-drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës së Mbretërisë, ka thënë se nevojitet më shumë mbështetje ushtarake për forcat e moderuara të opozitës siriane duke e marrë situatën nën kontrroll para se të fillojnë negociata të kota.

Puna është se situate në Siri nuk tregon për ndonjë përmisim, përkundrazi ç’do ditë e më shumë po shkatërrohet nga lufta.

Në të vërtetë qëndrimi i Arabisë është pro vazhdimit të luftës. Ushtria e Lirë Siriane është duke u shkatërruar nga Ushtria siriane në njërën anë dhe nga al-Kaeda dhe Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë( ISIS ) nga ana tjetër.

Opozita ka qenë financuar dhe mbështetur që prej fillimit nga Arabia Saudite, Katari dhe Turqia, si dhe disa vende të tjera përfshirë këtu dhe Shtetet e Bashkuara. Opozita moderuar është e rrethuar nga përçarjet, agjendat e ndryshme të patronëve të saj dhe mungesa e efektivitetit dhe bashkërendimit ushtarak, që me shumë gjasa ka mundësi të ndryshojë. Nuk e them këtë për t’u treguar kritik ndaj atyre të cilët po luftojnë për një Siri demokratike; e them vetëm për të rikujtuar atë çka në realitetit po ndodh në terren, se nuk ka zgjidhje ushtarake në këtë mes dhe se një zgjidhje politike është më së e enevojshme, sot më shumë se kurrë.

Sa më shumë shtyhet Gjeneva II aq më shumë shtohen fatkeqësit në Siri. Roli i opozitës së moderuar është duke u zvogëluar, duke u tkurrur ç’do ditë e më shumë  duke mos u lejuar në konferencë. Irani, për shembull, merret me elementet e saj opozitare në Siri. Turqia është nën presion, nga brenda dhe nga ndërkombëtarët, po akuzohet vazhdimisht për contraband  armësh dhe për dhe për kalim luftëtarësh përgjatë kufirit Turqi- Siri. Katari, nën udhëheqien e Emirit Hamad Bin Tamim Al - Thani, është më i gatshëm për një zgjidhje diplomatike dhe pro bashkëpunimit me Iranin sesa babai i tij.

As që duken grupe vullnetarësh të armatosur të Shteteve të Bashkuara apo të NATO-s në horizont në këtë kohë dhe nuk duhet të ketë shpresa të rreme për një opsion të tillë kur realisht është diçka e pamundur. Një sondazh i CBS / Neë York Times-it  muajin e kaluar tregoi se 68 % e amerikanëve nuk besojnë se SHBA ka për përgjegjësi për të bërë diçka në lidhje me luftimet në Siri. Këshilli Kombëtar i Sirisë do të takohet në Stamboll më 9 nëntor për të vendosur në lidhje me pjesëmarrjen e tij në Gjeneva II, dhe ndoshta kjo gjë mund të ndihmojë në dhënien  fund të konfliktit.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}