“Vallja Turke e ngjyrave” përqafon Tiranën!
U mbajt, dje ekspozita kulurore e pikturave me ujë EBRU “Vallja e Ngjyrave” në Institutin Kulturor turk “Junus Emre”. Në këtë eksopzitë morën pjesë diplomat të rëndësishëm të Turqisë përfshirë këtu edhe Konsullin dhe Kancelaren turke. Në këtë eveniment të rëndësishëm u ekspozuan rreth dhjetra piktura EBRU të alternuara mozaikisht dhe në gërshetim me njëra-tjetrën. Shumë piktura përfaqësonin kulturën e çmuar turke, kishte nga ato piktura që transmetonin mesazhe të ndryshme me të shkruar, por kishte dhe nga ato piktura që përfaqësonin kulturën shqiptare. Në njërën pikturë EBRU shfaqej si nën hije, pamja e qytetit të Beratit. Në një pikturë tjetër shihje burrërisht madhështinë e Silltan Muratit përplasur me ngjyrat e fuqishme EBRU ku dukej sikur ishin në shesh-betejë.
Në fillim të evenimentit Kancelarja e Turqisë preu shiritin e inagurimit si një fillesë e mbarë e marrdhënjeve kulturore midis dy shteteve. Piktura EBRU është një art që nuk njihet në trevat tona. Kjo ekspozitë, shfaqi për të dytën herë mrekullinë e një arti që nuk imagjinohet në Shqipëri.
Mjeshtri i madh turk i këtij arti Abdulvahap Ertekin, paraqiti, gjithashtu, pikturat e tij në një sipërfaqe të mënjanuar për ti treguar vizitorëve pasjonin e tij për tu unifikuar me nxënësit. Kjo ekspozië bëhet për të dytën herë. Mjeshtri i udhëhoqi diplomatët dhe të ftuarit në udhëtimin e mrekullueshëm të prezantimit të pikturave nga e para tek e fundit. Gjithcka ishte trradicjonale. Veshja popullore turke, muzika në pjano, ambjenti dhe koktejli me ëmbëlsira dhe pije Bio.
Në fund të këtij evenimenti u shpërndanë Certifikata Përfaqësimi për nxënësit që morën pjesë në kursin e pikturave me ujë. Unifikimi kulturor midis dy shteteve do të forcojë më shumë marrëdhënjen Shqipëri-Turqi duke e bërë atë më rezistuese dhe më jetëgjatë.
Citat:
“Bashkimi bën fuqinë. Fuqia është më e pathueshme kur je i bashkuar”!