Palestine

14 palestinezë ndalohen të hyjnë në xhaminë al-Aksa për dy muaj

Një gjykatë izraelite ka vendosur lirimin me kusht të 14 qytetarëve të Jerusalemit të cilët u arrestuan të mërkurën mbrëma në Xhaminë e Aksa dhe të vazhdonin ndalimin e dy të rinjve deri të premten tjetër.

Disa prej 14 të paraburgosurve u liruan me kusht që ata të mos hynin në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, Kudsit, dhe në Xhaminë al-Aksa për 60 ditë dhe të tjerët që jetonin në Qytetin e Vjetër të  Jerusalemit do të ndalohen të hynin në xhami për të njëjtën periudhë.

Këta qytetarë gjithashtu duhet të paguajnë dënime financiare prej 1,500 shekel çdo të premte.

Sipas Komisionit të të ndaluarve dhe të paraburgosurve, autoritetet izraelite të sigurisë planifikojnë të ndalojnë shumicën e atyre shtetasve, të cilët u liruan dje, nga hyrja në xhaminë e Aksa ose në qytetin e vjetër të Jeruzalemit për gjashtë muaj.

Burimi: The Palestinian Information Center