Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Udhëheqësi i Iranit ngushllon humbjen e klerikut të lartë

Udhëheqësi Suprem Iranian, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei ka lëshuar një mesazh të premten duke ngushlluar për vdekjen e Ajetullah Muhammed Mumin, anëtar i Asamblesë së Ekspertëve dhe anëtar e Këshillit të Mbrojtes.

Në mesazhin e tij, udhëheqësi suprem tha se vdekja e Ajetullah Mumin është një humbje për Seminarin.

Ajetullah Hamenei përshëndeti pozicionin akademik të Ajetullah Mumin si dhe kontributin, përpjekjet e  tij për luftën kundër regjimit të ish Shahut të Iranit.

Udhëheqësi ka ngushëlluar familjen e të ndjerit, Ajetullah Muminit,  dijetarin e madh të Seminarit të Kumit, veçanërisht studentët dhe miqtë e tij, dhe të gjithë njerëzit e vendlindjes së tij, Kumit.

Ajetullah Hamenei u lut që shpirti i tij të pushonte në Xhennet.

Burimi: IRNA