Suudi Arabie

Këshilltari Saudit pranon se Irani ka pozitë më të fortë se Arabia Saudite

      Qeveria tha se Republika Islamike e Iranit ushtron një influencë më të madhe në rajon se Arabia Saudite, duke thënë se Teherani ka letra më shumë se Riadi.


     Irani është në një pozitë më të fortë se Arabinë Saudite tani, New York Times citoi këshilltarin Saudit, duke folur në kushte anonimiteti .
Ata kanë më shumë letra, tha këshilltari  saudit.


     New York Times,  gjithashtu,  pretendon se për momentin, Irani është më superior, pasi ai  me sukses mbronë qëndrimin e tij dhe përkrahë kryetarin Bashar al-Assadin në luftën civile të Sirisë dhe ka hapur bisedimet me Uashingtonin mbi programin e tij bërthamor paqësor.

 

    Gazeta e përditshme amerikane, The New York Times, shënon se Irani e ka përforcuar pozitën e tij në Irak, rrit aleatët e tij, të cilët me dhunë e refuzojnë Izraelin dhe i jep vrull forcave përkundrejt ndikimit amerikan në rajon.

      Zhvendosja, gjithashtu, ka inkurajuar Iranin të kërkojë lidhje më të forta ekonomike me shtetet e Gjirit Persik, kurse Arabia Saudite do të donte që ti vendosë në kampin e vet.


    Arabia Saudite e ka ftuar Ministrin e Jashtëm të Iranit, Muhammed Xhevad Zarif për të marrë pjesë në Konferencën e Organizatës të Bashkëpunimit Islamik në qytetin Xheddah.


    Irani është një fqinj, tha Ministri i Jashtëm Saudit, Princi Saud al-Fejsal, muajin e kaluar. Ne kemi marrëdhënie me ta dhe ne do të bisedojmë me ta.


      Megjithatë, diplomati i lartë i Iranit tha me 1 qershor se ai nuk mund të marrë ftesën sepse Konferenca përkon me negociatat e ardhshme bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore në Vjenë.


      Raundi tjetër i bisedimeve bërthamore midis Iranit dhe Grupit 5 +1 (pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së plus Gjermania) do të fillojë më 16 qershor dhe  Muhammed Xhevad Zarif, si shefi negociator i Iranit,  i cili do të merrë pjesë në bisedime.