Ajetullah Sejjid Ali Hamanei

Imam Hamenei: Armët bërthamore krejtësisht kundër njerëzimit

Udhëheqësi i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei, tha se armët bërthamore janë krejtësisht kundër njerëzimit.


     Gjatë një takimi me anëtarët e Qendrës Akademike Iraniane për Arsim, Kulturë dhe Kërkime në Teheran, ditën e hënën, udhëheqësi tha se shkenca bërthamore është ndër arritjet më të rëndësishme shkencore dhe të ndërlikuara të njerëzimit.

 

     Kjo shkencë, pavarësisht rëndësisë së saj të madhe, ka përgatitur terenin për prodhimin e armëve shkatërruese atomike të cilat janë njëqind për qind kundër njerëzimit, tha Ajetullah Ali Hamenei.


     Imami shtoi se Irani aktualisht ka aftësinë për të prodhuar disa prej teknologjive më të komplikuara dhe të avancuara për shkak të arritjeve të tij shkencore.


      Por disa nga këto përparime [shkencore] tashmë janë arritur nga shkencëtarët e vendeve të tjera. Pra, ne duhet të kërkojmë për të zhvilluar produkte të reja shkencore të cilat dija njerëzore deri tani ka dështuar për të arritur dhe të ketë pasoja shkatërruese për njerëzimin, theksoi Ajetullah Hamenei.


      Ajetullah Hamenei bëri thirrje, gjithashtu, për përpjekje për zhvillimin e teknologjive që përmirësojnë jetën e njerëzve në bazë të vlerave njerëzore në vend të atyre që kanë një ndikim shkatërrues për njerëzimin.