Izrael

Izraeli do të eliminohet nëse fillon një luftë e re’

Një komandant i lartë i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit ka thënë se regjimi sionist i Izraelit do të eliminohet dhe të gjitha territoret e okupuara palestineze do të rimerren nëse fillon një luftë e re.

Gjeneral brigade Hossein Salami, i bëri këto vërejtje duke folur me gazetarët në konferencën e parë kombëtare mbi "arkitekturën mbrojtëse dhe të sigurisë të Themelimit Islamik" në Teheran të hënën.

"Ne njoftojmë se nëse Izraeli do të ndërmarrë ndonjë hap për të filluar një luftë të re, pa dyshim, kjo luftë do të ishte lufta e njëjtë, e cila do të përfundonte në eliminimin e saj dhe territoret e pushtuara do të rimerren",  - tha Salami.

Vërejtjet erdhën pasi kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, paralajmëroi javën e shkuar se Irani do të përballet me pasojat në rast të ndonjë kërcënimi ndaj Tel Avivit.

Gjatë një fjalimi publik më 21 janar, Netanjahu tha se Izraeli ishte "duke vepruar kundër Iranit dhe forcave siriane" që ndihmonin atë që ai e quajti "agresioni iranian".

"Kushdo që kërcënon të na shkatërrojë do të mbajë përgjegjësinë e plotë," – kishte thënë ai.

Pas sulmeve ajrore të Izraelit në jug të Sirisë në orët e hershme të së hënës së kaluar, Damasku përsëri i shkroi letrat e protestës Kombeve të Bashkuara, duke i kërkuar trupit botëror të merrte një hap vendimtar dhe t'i jepte fund veprimeve të agresionit të regjimit të Tel Avivit kundër territorit të saj , duke thënë se sulmet armiqësore të regjimit kishin për qëllim "zgjatjen" e krizës në vendin arab.

Ky zhvillim erdhi pasi mbrojtjet ajrore të Sirisë qëlluan më shumë se 30 raketa lundruese dhe bomba të udhëhequra gjatë sulmeve ajrore izraelite.

Të hënën, Salami, duke iu drejtuar konferencës mbi "arkitekturën mbrojtëse dhe të sigurisë të Themelimit Islam", tha se Irani po lufton kundër fuqive të mëdha botërore që kanë përqëndruar vëmendjen e tyre të plotë në mposhtjen e Republikës Islamike.

Ai theksoi se Irani duhet gradualisht të shkatërrojë fuqinë e armikut duke thënë, "Kjo është gjëja e parë që mund të përgatisë terrenin për [arritjen] e fitoreve të mëdha në kushte të pabarabarta".

Komandanti theksoi se Irani nuk kishte "prani fizike të drejtpërdrejtë" në rajon, por ka forca të mëdha, të cilat janë të pranishme në të gjithë rajonin, duke ndjekur synimet dhe duke adoptuar qasje të ngjashme me ato të Republikës Islamike.

Salami shtoi se SHBA ka pësuar humbje të paparë edhe përkundër shpenzimeve të mëdha politike dhe ushtarake, duke theksuar se do të përballet me pengesa të ngjashme në të ardhmen.

Duke thënë se Irani ka zhveshur aftësinë e armikut për të nisur ndonjë veprim ushtarak, komandanti vuri në dukje se armiku po humb gradualisht fuqinë e tij ekonomike dhe politike dhe se Shtetet e Bashkuara po lëvizin drejt një rënieje më të madhe.

Kryetari i Shefave të Shtabit të Forcave të Armatosura të Iranit gjenerali i Përgjithshëm Mohammad Baqeri kishte thënë këtë muaj se edhe pse SHBA kishte shpenzuar gjithsej 7,000 miliardë dollarë në Irak dhe Siri, ajo nuk kishte arritur asgjë, ndërsa Republika Islamike fitoi shumë pavarësisht shpenzime shumë të ulëta në këto vende.

"Nëse amerikanët shpenzuan 7,000 miliardë dollarë në Siri dhe Irak dhe nuk arritën asgjë, ajo që shpenzuam [në këto vende] ishte shumë e ulët, por [kemi pasur] të gjitha këto rezultate dhe arritje të rëndësishme dhe strategjike për shkak të këmbënguljes, xhihadit, punës, mendimit të mirë, menaxhimit dhe udhëzimit.” – shtoi ai.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: Press Tv