Atributi i përbashkët – në shërbim të Kur’anit
Atributi i përbashkët në mesin e të gjitha Garave Kur'anore që mbahen kudo në botë është në shërbim të Librit të Allahut, tha një ekspert i Kur’anit prej Jordanit.
Samih Ahmed Athameneh, i cili shërbeu
si një nga anëtarët e jurisë në Garat e 31
Ndërkombëtare të Kur’anit të Shenjtë në Republikën Islamike të Iranit, për agjencinë
IKNA, gjithashtu, tha se organizatorët e
Garave të Kur’anit të bëjnë përpjekje që të ketë një rol më të madh në shërbim
të Kur'anit.
Ai i referohet Garave Kur'anore në Iran si një vend që lidh Perëndimin dhe Lindjen e Botës Muslimane, duke shtuar se Irani ka sjellë së bashku veprimtarët e Kur'anit nga e gjithë bota.
Samih Ahmed Athameneh tha se Garat
Kur’anore në Republikën Islamike të Iranit janë një nga ngjarjet më të mira
Kur'anore së bashku me Garat Kur'anore në Malajzi dhe Arabinë Saudite.
Ai i vlerësoi Garat Kur’anore në
Iran si edhe jurinë e përshkruan si të saktë për vlerësim e rregullt në mesin pjesëmarrësve
në Garat Ndërkombëtare të Kur'anit.
Ai shtoi se në një nga mbledhjet e
Këshillit për Organizatorët e Garave Ndërkombëtare
të Kur'anit, e cila është themeluar tri vjet më parë dhe në të cilat ai është
anëtar, disa nga pjesëmarrësit sugjeruan se Garat në Iran të jenë një model për
hartimin e rregullores së drejtë për të
gjitha Garat Ndërkombëtare të Kur'anit, por çështjet politike ndikuan që kjo të
mos ndodh.
Në vende të tjera në fjalën e tij, dijetari
i shquar jordanez i Kur’anit ju referua aktiviteteve të tij Kur'anore dhe tha
se është kreu i jurisë Al-Hashimi të
Garave Ndërkombëtare të Kur'anit në Jordan.
Ai, gjithashtu, shërben si Sekretar
i Përgjithshëm i Sheriatit në Ministrinë
për Çështje Fetare në Jordan.
Samih Ahmed Athameneh deri më tani ka marrë
pjesë në 13 shtete në Garat Kur'anore, si një nga anëtarët e jurisë, ato shtete
janë Malajzia, Algjeria, Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Palestina
dhe Rusia.
Edicioni i 31 i Garave Ndërkombëtare
të Kur’anit të Shenjtë u mbajtë në Teheran, Republika Islamik e Iranit, prej 28
maj deri më 2 qershor 2014.
Morën pjesë 120 këndues të Kur’anit dhe hafizë që përfaqësonin më shumë se 70 shtete.
Ceremonia shpërblyese u mbajt të hënën, më 3 qershor 2014, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të lartë, përfshirë kryetarin e Kuvendit të Iranit, Ali Larixhani.