Do të publikohet “Enciklopedia e Ehl-ul-Bejtit”
Enciklopedia e
Ehl-ul-Bejtit (a.s.) do të publikohet nga
Qendra për Hulumtime Shkencore dhe Kulturore së bashku me Departamentin për
Zhvillim Islamik në qytetin e shenjtë të Kumit.
Në një takim të më shumë se 40
studiuesëve dhe ekspertëve në fushën e historisë, Ni'metullah Safari Forushani është
caktuar drejtor i projektit.
Objektivat e enciklopedisë u sqaruan,
gjithashtu, në këtë takim dhe Ni'metullah Safari Forushani vuri në dukje se
projekti ka për qëllim të ofrojë një model nga jeta (historia) e Ehl-ul-Bejtit
(a.s.).
Duke e bërë përdorimin sa më të mirë
të potencialeve të burimeve historike dhe shpërndarjen e kulturës të shkruar
me njohuri janë objektivat në mesin e dijetarëve të projektit, shtoi ai.
Ni'metullah Safari Forushani tha se enciklopedia do të përmbajë hyrje në dy fushat e historisë dhe të mësimit -pedagogjisë që përmbajnë aspektet kryesore nga jeta e Ehl-ul-Bejtit (a.s.).
Hyrjet do të shënohen sipas alfabetit dhe biografia e 14 imamëve (a.s.) do të vendosën në pjesën e parë të enciklopedisë.
Në këtë pjesë do të ketë përmbajtje
me të dhëna rreth prindërve, fëmijëve dhe shokët të imamëve (a.s). që kanë luajtur
rol me ndikim politik dhe kulturor në paraqitjen e Ehl-ul-Bejtit (a.s.).
Enciklopedia ka në plan të ofrojë
artikuj të pasur për të manifestuar ekspertizën e dijetarëve të seminarit, për të
nxitur, ofruar besimin Islam, për të eliminuar paragjykimet dhe me shumë
shënime në fusha të tilla.
Artikujt do të përkthehen në gjuhë
të ndryshme.
Përveç një komisioni të specializuar
prej 13-anëtarëve, janë formuar edhe këshillat shkencore për të vlerësuar dhe për të
pasuruar enciklopedinë.
Me qëllim për të trajnuar, formuar
një brezni shkencëtarësh, është një
tjetër objektiv i projektit, janë planifikuar
edhe disa punëtori për kërkuesit, hulumtuesit që do të mbahen me pjesëmarrjen e
ekspertëve të historisë dhe të shkrimit enciklopedik.