Sejid Nasrallah: Çdo zgjidhje politike në Siri duhet të arrihet me presidentin Asad
Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut, Sejid
Hasan Nasrallah, theksoi se zgjedhjet presidenciale në Siri lajmëruan dështimin
e luftës ndërkombëtare kundër tij dhe se çdo zgjidhje politike duhet të arrihet
me anë të presidentin Bashar Al-Asad.
Sejid Nasrallah, i cili po fliste gjatë ceremonisë përkujtimore për kreun e
Shoqatës Islamike për Arsim dhe Mësimdhënie, Sheikh Mustafa Kassir, theksoi se
qeveria siriane u bëri ballë presioneve perëndimore dhe këmbënguli në mbajtjen
e zgjedhjeve presidenciale.
“Sirianët sfiduan amerikanët dhe presionin Perëndimor përmes pjesëmarrjes së tyre historike,” shtoi Sejid Nasrallah. “Në vend të presionit, që kishin për qëllimi vrasjen e vullnetit të sirianëve, SHBA-të dhe Perëndimi duhet të lejonin emigrantët sirianë që të votonin pranë ambasadave siriane në vendet e tyre.”
Në disa vende ishin lëshuar fetva nga tekfirsat që të parandalonin pjesëmarrjen
e sirianëve në zgjedhje.”
Farsa ishte se kreu i koalicionit opozitar sirian, me krenari kërcënoi sirianët
me shpërthime me bomba me makinë gjatë zgjedhjeve, por ata refuzuan thirrjet e
tij dhe morën pjesë në votime në mënyrë masive.
Sa i përket votimit të sirianëve në Liban, Sejid Nasrallah tha se pjesëmarrja
habiti ekipin e 8 Marsit, ashtu siç habiti ekipin e 14 Marsit, duke shtuar se akuzat
se Hezbollahu i ka detyruar sirianët, apo anëtarët e vet që të votojnë nuk janë të bazuar në prova konkrete.
Sejid Nasrallah vuri në dukje se zgjedhjet presidenciale siriane konfirmuan
pikat e mëposhtme:
- Miliona zgjedhës sirianë kanë ruajtur integritetin dhe qëndrueshmërinë e vendit të tyre.
- Qeveria siriane është ende në gjendje të menaxhojë punët e qytetarëve.
- Sirianët mund të përcaktojnë fatin e tyre, pavarësisht vullnetit të të huajve.
- Beteja nuk është mes Sirianëve dhe regjimit. Kjo Pjesëmarrje popullore paraqet një fitore të madhe për udhëheqjen në Siri.
- Kush dëshiron të arrijë një zgjidhje politike në
Siri nuk duhet të injorojë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale.
Sejid Nasrallah sulmoi ata që i quajtën votimet siriane një farsë,si dhe ata që
lëshuan deklarata fyese në komentet e tyre mbi rezultatet e votimeve, duke thënë
se kjo tregon dështimin e tyre politik.
Çdo zgjidhje politike duhet të fillojë dhe të mbarojë me presidentin
Asad,” theksoi Sejid Nasrallah.
Shkëlqesia e tij tha se zgjidhja politike duhet të bazohet mbi konsiderimin e
rezultateve të zgjedhjeve presidenciale dhe në ndalimin e mbështetjes ushtarake
për grupet militante.
Futja e grupeve terrotiste në listën e zezë nuk është e mjaftueshme. Mbështetja
ushtarake duhet të ndërpritet,” theksoi ai. “Disa vende në rajon që i kanë
futur grupet militante në listën e zezë, akoma vazhdojnë t’i mbështesin financiarisht
dhe me logjistikë.”
Sejid Nasrallah u bëri thirrje grupeve terroriste në Siri që të pranojnë humbjen e tyre, pasi opsionet e tyre ushtarake janë të kufizuara dhe horizonti i luftës së tyre është i bllokuar.
Zgjedhjet Presidenciale në Liban
Sejid Nasrallah u bëri thirrje partive politike libaneze të bëjnë përpjekjet e
tyre në mënyrë që të zgjidhet një president i ri, larg vullnetit dhe ndërhyrjeve
të huaja.
Sejid Nasrallah iu drejtua ekipit të 14 Marsit, “Meqënëse ju akuzoni dyshen
shiite se kërkon një vakum presidencial, në mënyrë që të arrijë ndarjen e
pushtetit mes tre palëve, atëherë ju mund ta prishni këtë plan duke zgjedhur
nje president të ri.”
Edhe pse ne i mohojmë këto akuza të pabaza,
ekipi i 14 Marsit vazhdon të këmbëngul, duke e ditur se francezet ishin partia
e parë që e ngriti këtë shqetësim në Teheran.”
Ne nuk kemi menduar kurrë në ndarjene pushtetit me tri parti, dhe kurrë
nuk e kemi kërkuar apo menduar këtë,” pohoi hirësia e tij.
Sejid Nasrallah tha gjithashtu se libanezët nuk duhet të presin negociatat
Saudi-Iran për të deklaruar qëndrimet e tyre në lidhje me zgjedhjen e
presidentit.
Iranianët nuk u imponojnë aleatëve të tyre opsionet politike, sepse i
respektojnëata,” shtoi ai. “Sauditët janë tëangazhuar me probleme të tjera në
rajon dhe kanë përsëritur se nuk do të ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale
libaneze.”
Sejid Nasrallah e përfundoi duke thënë se vetë libanezët duhet t’i zhvillojnë
zgjedhjet presidenciale.
Përveç vullnetit ndërkombëtarë për të qetësuar situatën në Liban, të
gjitha palët në Liban janë të shqetësuar për ruajtjen e sigurisë dhe
stabilitetit duke mbajtur kryesisht tone paqësore, të liruara nga toni i
nxitjes sektare.”
Sejid Nasrallah theksoi gjithashtu rëndësinë e zgjerimit të planeve të qeverisë
për të zgjidhur problemet e sigurisë në vend.
Problemet e brendshme
Sejid Nasrallah u bëri thirrje deputetëve që të miratojnë ligjin që ka të bëjë
pragun e ri të rrogave, në mënyrë që t’u sigurojë mësuesve dhe punonjësve të
drejtat e tyre.
Sejid Nasrallah gjithashtu theksoi rëndësinë e dhënies fund të problemit të
universitetit në liban.