Siria kërcënon të sulmoj Aeroportin e Tel Avivit
Përfaqësuesi i Përhershëm i Sirisë në OKB, Bashar al Jafari tha se nëse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk i jep fund sulmeve ndaj Sirisë, Damasku mund të hakmerret duke e goditur Tel Avivin.
Pas sulmit ajror të Izraelit ndaj Sirisë të zhvilluar me 21 janar, Përfaqësuesi i Përhershëm i Sirisë në OKB, Bashar al Jafari paralajmëroi se ata mund të hakmerren.
Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Jafari u shpreh se: “A nuk është koha që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të ndalë sulmet e përsëritura të Izraelit në territorin sirian? Apo për të tërhequr vëmendjen e themeluesve të luftës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ne duhet ta përdorim të drejtën tonë legjitime për të mbrojtur veten dhe të hakmerremi për sulmin ndaj Aeroportit Ndërkombëtar Civil të Damaskut, duke sulmuar Aeroportin e Tel Avivit?”
‘PO PLANIFIKOJMË TË SIGUROJMË KONTROLL TË PLOTË MBI TË GJITHË TERRITORIN’
Duke i bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund këtyre shkeljeve të Izraelit ndaj sovranitetit të Sirisë, Jafari akuzoi Francën, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për miratimin e agresionit të Izraelit.
Jafari tha se Siria planifikon të sigurojë kontroll të plotë mbi tokat e humbura, duke përfshirë edhe lartësitë e Golanit, të cilat ishin pushtuar nga Izraeli.
Jafari u shpreh se: “Sovraniteti mbi Golanin e okupuar është e drejta e përhershme e Sirisë dhe e cila nuk është temë e negociatave.”
Burimi: Sputnik News