Sejjid Hasan Nasrallah

Sekretari i përgjithshëm i Hezbollahut Sayyed Hassan Nasrallah: Një intervistë ekskluzive për As-Safir - TEKSTİ İ PLOTË

Pjesëmarrja e Hezbollahut në luftën e Sirisë

As-Safir: Në dritën e zhvillimeve të fundit në Jabrud dhe në rajonin e Kalamunit dhe në dritën e zhvillimeve të brendshme në Liban, sipas vlerësimit tuaj a është ulur rreziku i shpërthimeve, apo jo?

 

Nasrallah: Mund të themi se rreziku i shpërthimeve është ulur në mënyrë të konsiderueshme, pavarësisht zhvillimeve në terrren në rajonin e Kalamunit që çuan në mbylljen e shumë fabrikave të makinave, të cilat u zbuluan (nga trupat siriane, qoftë në qytetin e Jabrudit, apo në qytetin e Ras Al-Ainit), apo për shkak të përpjekjeve të veçanta të ushtrisë libaneze dhe aparateve zyrtare të sigurisë në copëtimin e rrjeteve të tjera, që shpërthenin makina.

Në përgjithësi, mund të flasim për një ulje të madhe të këtij rreziku. Megjithatë, ne nuk mund të themi se rreziku është zhdukur krejtësisht. Duhen më shumë përpjekje, qoftë në kufirin me Sirinë apo brenda Libanit.

As-Safir: Disa thonë në mënyrë të përsëritur në media se në periferi të jugut të Bejrutit (Dahijeh) populli po ndihet i ngushtuar nga këto masa sigurie dhe se fenomeni i emigracionit nga Dahijeh për në rajonet e tjera po rritet. A mund ta dëmtojë kjo marrëdhënien mes rezistencës dhe masave?

Nasrallah: Ky përshkrim është i pasaktë dhe i tepruar. Çdokush mund të shkojnë në Dahijeh dhe të shohë se si është i bllokuar trafiku. Nuk është aspak e vërtetë se ka emigracion apo imigracion nga Dahijeh për në rajonet e tjera. Ndoshta disa familje mund të kenë emigruar si dhe mund të ketë pasur disa raste shumë të kufizuara. Kjo nuk shkakton asnjë problem. Përkundrazi, është më mirë nëse popullsia në Dahijeh pakësohet e disa familje të kthehen në Jug dhe në Bekaa. Pasi ka një lloj mbipopullimi në Dahijeh për shkak të numrit të lartë të popullsisë. 

Megjithatë, për të qenë të saktë , nuk ka emigracion apo imigracion. Ka shumë pak raste , dhe kjo është shumë e natyrshme për shkak të kërcënimeve dhe shpërthimeve aktuale. Kjo është nga njëra anë. Nga ana tjetër, unë e përmenda tendencën. Kjo është trajtuar gjithashtu edhe në disa media. Kjo është e pavërtetë. Nuk po them se është e pasaktë. Por, po them se nuk është e vërtetë.


Përkundrazi, shpërthimet që ndodhën në Dahijeh, Bir Hasan, Hermel, apo në Lebueh, e rrisin mbështetjën për ndërhyrjen ushtarake të Hezbollahut në Siri. Po e thëm këtë në bazë të sondazheve, informacioneve dhe studimeve; nuk po flas kot. E vërteta është ajo që thash. Për më tepër, disa njerëz që ishin në mëdyshje, kishin ndryshuar mendim. Në fakt, sa herë që ne bëjmë sondazhe në rajon, ka gjithmonë njerëz që na përkrahin, na kundërshtojnë apo që janë në mëndyshje. Disa që më parë hezitonin janë kthyer në mbështetës. Madje edhe disa që na kundërshtonin janë kthyer në mbështetës gjithashtu.


Disa ditë më parë, kur hymë në Ainatha, e shpreha këtë tendencë. Me të vërtetë, ka një prirje në mesin e njerëzve që thonë se ndërhyrja jonë ushtarake në Siri ka qënë e vonuar. Ne nuk po ndeshemi me një problem të tillë. Njerëzit janë shumë të vetëdijshëm për rreziqet e kësaj faze dhe për natyrën e kërcënimeve aktuale për shkak të ngjarjeve në Siri. 

Këtu dua të shtoj se kjo atmosferë nuk është në Dahijeh, Bekaa apo në jug, kjo është një “tendencë shiite.” Nga informacione të publikuar dhe të papublikuara, nga sondazhe dhe me anë të komunikimit me të tjerët, mora vesh dhe ju siguroj ju se ka një mbështetje të gjërë në mesin e popullatës për ndërhyrjen e Hezbollahut në Siri. Shumë libanezë, madje edhe nga Blloku i 14 Marsit, në mendjet dhe zemrat e tyre e miratojnë dhe besojnë se ndërhyrja në Siri i mbron libanezët kundër këtyre grupeve terroriste, sjelljen edhe praktikat e të cilëve në po i shohim përditë. Kështuqë, ne nuk ndihemi keq dhe nuk ndiejmë se tendencat e kundërshtimeve po mbizotërojnë. Përkundrazi , ne ndjejmë një miratim të madh në këtë drejtim.    Për më tepër, ajo që na është thënë në mënyrë konfidenciale nga forcat politike dhe autoritetet fetare nga sekte të ndryshme e rrit besimin tonë në këtë qëndrim. Në të vërtetë, gjëra të tilla na janë thënë në konfidencë, pasi disa nuk mund të flasin haptas nga frika e pasojave dhe ndikimeve negative në të ardhmen, apo për shkak se mund të ndikojnë në marrëdhëniet me disa shtete të rajonit apo disa ambasada në Liban.

Kështuqë, pavarësisht se sa problematike mund të jetë  kjo çështje, në nuk kemi asnjë problem. Morali është shumë i lartë. Të gjitha ato që janë thënë dhe promovuar nga disa media, sidomos ato të Blokut të 14 Marsit dhe nga disa përsonalitete në lidhje me atë se Hezbollahu është konfuz dhe i shqetesuar dhe se popullariteti i tij është në rënie, janë absolutisht të pavërteta. 

Hezbollahu ka një pikëpamje shumë të qartë. Me kalimin e ditëve, kjo qartësi rreth ngjarjeve dhe zgjedhjeve dhe rreth së ardhmes është në rritje. Hezbollahu është duke vepruam me vendosmëri. Nuk heziton e as nuk është i shqetësuar. Ka besim në të ardhmen. Që nga fillimi e dinim se kishte gjëra ku të gjithë duhet të bashkëpunonim. Tani gjërat po lëvizin në këtë drejtim. Pra, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.  

E theksoj se shumë nga gjërat që thashë janë aspirata të folësit. Ato nuk shprehin fakte apo ngjarje. Për më tepër, disa pjesë të lajmeve që kanë qarkulluar në media janë të tepruara. Për shembull, disa media të njohura arabe po promovojnë histori ku thonë se 500 anëtarë të Hezbollahut janë vrarë në Kalamun! A mund të fshihen 500 deshmorë në një shoqëri si ajo libaneze? As edhe një martir i vetëm nuk mund të fshihet. Po 500 martirë? Një nga problemet administrative ështe se kur një martir vdes në Siri, familjarët e tij e marrin vesh para nesh – dmth përpara se të raportohet nga kanalet e zakonshëm organizativ. Asnjë nga këto gjëra nuk mund të fshihet.

Para disa ditësh, për 24 orë rresht këto media promovuan se ushtria siriane e opozitës kishte kapur 11 anëtarë të Hezbollahut, përshirë edhe një përsonalitet të rëndësishëm. Ku? Si? Kush? Kur ana tjetër përphap gënjeshtra të tilla, kjo do të thotë se morali ynë është shumë i lartë. Kështuqë, ata po mundohen ta dëmtojnë këtë moral me anë të gënjeshtrave, pasi ngjarjet nuk mund ta dëmtojnë këtë moral.

Faza e rrëzimit të Sirisë ka marrë fund

As-Safir: A ka përfunduar rreziku i rrëzimit të Sirisë, apo vazhdon akoma?
 
Nasrallah: Vlerësimi im është se faza e përmbysjes së regjimit dhe të shtetit ka marrë fund, pasi me vonë doli se problemi nuk ishte presidenti, si në vendet e tjera; por ishte rrëzimi i shtetit, i ushtrisë, dhe i institucioneve si pjesë e një projekti për ta rrënuar aftësinë e tij ushtarake.

Gjithsesi, unë besoj se kjo ka marrë fund tani, duke marrë në konsideratë të gjitha të dhënat – si në terren, ato ushtarake, apo popullore – e po ashtu edhe pozitën e regjimit dhe gjëndjen e opozitës, në raport me të dhënat kombëtare dhe ndërkombëtare.  Unë besoj se e gjithë kjo ka marrë fund. Ata nuk mund ta rrëzojnë regjimin. Ata mund të zhvillojnë një luftë sfilitëse. Sa për luftërat e mëdha, nuk ka asgjë në horizont që tregon se opozita është e aftë të përballojë një luftë më të madhe. Ajo që po ndodh në Latakia dhe Kassab nuk mund të konsiderohet një luftë e madhe. Të dhënat nga terreni na sigurojnë për këtë. Është vetëm një operacion i kufizuar, duke marrë parasysh numrin e luftëtarëve dhe rajonin ku kanë depërtuar dhe mjetët që u ofrohen atyre. Megjithatë, iu kushtua një vemendje e madhe në media.

Deri më tani, asgjë nuk tregon për një luftë të madhe, siç është folur në një masë të madhe. Kjo është më shumë frikë se sa realitet – du ta them lufta në Sirinë jugore. Ato flisnin për mobilizim të madh të trupave në Jordani, nga do të hynin për të pushtuar e për të mbajtur nën kontroll Daraan dhe Sueidaan, e më pas të përparojnë drejt Damaskut. Kjo ishte ajo për të cilën flitej rreth një javë më parë. Kjo është vetëm frikësim. Nuk ka të dhëna që e mbështesin këtë. Në një moment, ata po flisnin madje për 3  mijë luftëtarë që po trajnoheshin në Jordani, të pajisur dhe të përgatitur.

Tani, a munden këta 3 mijë luftëtarë të marrin Daraan dhe Sueidaan e më pas të arrijnë në Damask? Në një luftë të tillë, një numer si kz është i pa rëndësishëm. Më pas, ata e zmadhuan pak numrin e folën për 10 mijë luftëtarë. As 10 mijë luftëtarë nuk mund ta ndryshojnë situatën. Kështu që, është folur për betejën e Damaskut, e cila deri tani është vetëm frikësim. Për sa i përket luftës[në përgjithësi] ajo do të vazhdojë për aq kohë sa do të ketë shtete që do ta financojnë, armatosin, nxitin dhe ta shtyjnë në këtë drejtim.  


As-Safir: Nëse ushtria nuk është përmbysur deri tani, a do të jetë në gjëndje të vazhdojë më pas?

Nasrallah: Ajo mund të vazhdojë. Përvoja e tre viteve të fundit provoi se regjimin nuk është i dobët dhe se ai gëzon mbështetje popullore. Sikur të ishte regjimi i dobët, do të shëmbej e do të binte. Nëse nuk do të kishte mbështetje popullore do të kishte rënë. Unë besoj se regjimi në tre vitet e fundit ka gëzuar popullaritete, pavarësisht përqindjeve. Megjithatë, është e padiskutueshme se regjimi ka gëzuar një mbështetje të madhe popullore.


As-Safir: A janë duke bërë akoma presion elementet e huaj? 

Nasrallah: Situata rajonale dhe ndërkombëtare ka ndryshuar. Sipas vlerësimit tim, persioni që do të bëhet ndaj regjimit në të ardhmen do të jetë më i vogël se sa ishte në këto tre vitet e fundit, qoftë presioni politik, qoftë ai i mediave, apo ai në terren. 

Duke filluar nga Arabia Saudite deri na Katar,  nuk dua të them se ata kanë ndryshuar qëndrimin e tyre; megjithatë, mprehtësia e opozitës, madhësia e ndërhyrjes, lidhjet, kanë ndryshuar në mënyrë të dukshme. Nga ana tjetër, aleatët që nuk e dhanë Sirinë, thanë se ajo do të binte në dy, tre, pesë apo gjashtë muaj. ooTani ajo e ka kaluar pragun e kërcënimit të rrëzimit. Aleatët, qofshin ato shtete, palë rajonale, ose palë lokale janë të bindur në mbështetjen e dhe përkradjen e Sirisë tani më shumë se kurrë.  

Unë besoj se situata po lëviz në këtë drejtim. Padyshim, shpresat për të ardhmen janë të mëdha, si për pajtimin, dialogun e brendshëm politik, apo problemin e krizës së brendshme. Nëse gjërat shkojnë mirë, e ato kanë bërë përparime në drejtim të ndërtimit – gjërat nuk do të jënë të lehta; megjithatë, planet po bëhen për këtë dhe kësaj çështjeje po i jepet drejtim. 


As-Safir: Disa njerëz e kanë përmbajtur vetën duke mos u bërë pjesë e opozitës. Megjithatë, a e mbështesin ata regjimin? 

Nasrallah: Ajo që neve na intereson për Sirinë është fundi i kësaj luftë, e cila do ta shkatërrojë Sirinë, apo atë që ka mbetur nga Siria. Neve na intereson fundi i luftës, pavarësisht se kujt i pëlqen kjo apo jo, apo kush është i bindur e nga kush është i bindur. Lufta në Siri duhet të shkojë drejt fundit dhe të shndërrohet në një dialog të brendshëm në lidhje me krizen, duhet të ketë një shpresë se shumë gjëra do të zgjidhen. Një nga rreziqet më të mëdha është shkatërrimi i Sirisë dhe ndarja e saj. Ky është rreziku më i madh dhe më serioz. Besoj se në do ta kapërcejmë rrezikun e ndarjes. Kjo është e rrezikshme. Ne mund të themi gjithashtu se e kemi kapërcuer rrezikun e shkatërrimit të Sirisë. Nëse mund të arrijmë në një fazë ku luftës do t’i jepet fund, luftimet do të ndalojnë. Gjakderdhja do të ndalojë. Nuk do të shkatërrohen më shtëpi. Këto gjëra do të ishin shtyllat e së ardhmes. Në fakt, kjo na ka shqetësuar e vazhdon të na shqetësojë.

 

Opozita siriane... po shkatërrohet

 

As-Safir: Specialistët thonë se do të duhen 25 miliard dollarë për të ndërtuar Sirinë. Dhe ata po flasin për një tjetër Siri, e jo ajo që ekziston tani. Deri në çfarë mase ky pajtim apo ky vendim është i lidhur me fatin e regjimit? A është presidenti akoma i garantuar, apo ai do të largohet? A është ky një nga kushtet e ndërtimit të shtetit të ri sipas disave? 

Nasrallah: Të gjitha vendet që sponsorizojnë opozitën në Siri nuk janë të gatshme për një zgjidhje politike. Kurrë! Arabia Saudite, Katari, Turqia dhe Egjipti (në pozicionin e mëparshëm) kurrë nuk  e kanë marrë në konsideratë këtë. Tani për sa i përket vendeve të largëta, europiane dhe Amerikës. Asnjëri nuk ishte i gatshëm për një zgjidhje politike. Kohët e fundit, Liga Arabe foli për një zgjidhje politike. Kjo erdhi pas një dështimi ushtarak. Bota shkoi në Gjeneva II për shkak të dështimit të tyre në këtë fushë. Që nga fillimi, ata nuk deshën një zgjidhje politike. Akoma i kujtoj këto debate. Problemi nuk ishte presidenti Bashar al-Asad përsonalisht. Ata po flisnin për krejt regjimin. U kërkua që regjimi të përmbysej, e më pas do të bisedonin. Çfarë do të thoshte kjo, “kërkohej që regjimi të përmbysej?” Ku duan ta çojnë Sirinë ata? Në fakt, çfarë duan Turqit që të bëhet Siria? Ku duan Sauditët dhe Katari ta çojnë Sirinë, pavarësisht konsideratave në rajon dhe shqetësimit strategjik? Kështu që, ju duhet të merreni me çështjen nga ky këndvështrim.

Në e shikojmë këtë çështje nga ky kënvështrim i palëvizshëm: pozicioni i Sirisë, qëndrimi dhe ndikimi në rajon dhe beteja e madhe që bëhet në rajon. Ata duan ta ndryshojnë këtë gjëndje. Ata nuk kanë ardhur të vënë demokracinë apo drejtësinë, apo të përballen me korrupsionin. Gjithë kjo luftë, ky financim, këto armë dhe këto fjalë ishin për të ndryshuar qëndrimin dhe pozitën e Sirisë dhe sigurisht, të rrëzonin presidentin Bashar al-Asad, duke qënë se është kreu i këtij regjimi dhe presidenti i republikës. Debatet u fokusuan dhe shënjestruan të gjithë regjimin. Në një pikë në fillim gjatë vitit të parë, ata e panë se gjërat ishin të vështira ushtarakisht. Mirë, ata nuk ishin të dëshpëruar, por e panë që ishte e vështirë. 
 
As-Safir: Po në lidhje me ofertat që i janë bërë presidentit Asad?

Nasrallah: Po, e di se i janë bërë oferta seriozë presidentit Bashar al-Asad për të ndryshuar politikat e tij, duke i shkëputur marrëdhëniet diplomatike me iranin dhe lëvizjet e rezistencës në rajon, dhe të bëhej gati të nënshtrohej në mënyrë të plotë ndaj “Izraelit.” Më pas, nuk do të kishte probleme, dhe kjo çështje do të merrte fund. Presidentin Asad refuzoi dhe ai është krenar për këtë qëndrim të tijin. Këto oferta nuk u bënë vetëm nga ana e ndërkombëtarëve; ato u bënë edhe nga ana e shteteve të rajonit. Në fakt, ana më e vështirë ishte ana që i bëri këtë ofertë presidentit Asad. Po, nëse ju e shihnin luftën nga kjo pikëpamje, ju mund ta shihni si diçka ndryshe. Kjo kjo pikëpamje, nuk ishte e lehtë për të t’i bënte ballë kërkesave në vitet e fundit.

As-Safir : A është ende duke kundërshtuar blloku regjimin e integruar ?

Nasrallah: Zhvillimet që ndodhën na çojnë në përfundimin se pala kundërshtare është dobësuar dhe është shpërbërë tashmë. E kam fjalën për pjesën e mëparshme e cila ishte duke punuar për projektin e rrëzimit të Sirisë. Shkurtimisht desha të trajtojë çështjen e mëposhtme:

E para: Le të fillojmë me çështjen e brendshëm egjiptiane, të cilën nuk e kanë prekur ende. Kur filluan kryengritjet në Egjipt dmth, kur Presidenti Mohammad Mursi u rrëzua dhe, rrjedhimisht,Vëllazëria Muslimane u rrëzuan nga regjimi në Egjipt,  pati disa pasoja. Arabia Saudite filloi së mbështeturi situatën e re në Egjipt.

Turqia kundërshtoi ashtu si dhe Katari. Pra, së pari blloku u plasarit. Në fakt, ky është fronti më i rëndësishëm: Arabia Saudite , Katari , Turqia dhe Egjipti. Praktikisht, lidhjet mes Arabisë Saudite dhe Katarit, Arabia Saudite dhe Turqisë, Egjiptit ( përveç Mursi ) dhe Turqisë, dhe Egjiptit dhe Katarit u përkeqësuan. Problemet u shumëfishuan. Ky ishte ndryshimi i parë. Ku u reflektua ky ndryshim? Ajo pati pasoja në Siri pavarësisht nga fakti se ata thonë se janë ende duke bashkëpunuar për çështjen siriane. Megjithatë gjërat nuk janë më si ishin në fillim.

Së dyti : Siria ishte në krye të prioriteteve të tyre. Tani, si rezultat i asaj që ndodhi në Egjipt, ata u tërhoqën në drejtim të brendësisë egjiptiane, e cila u bë shqetësimi i tyre kryesor.

Së treti : Mosmarrëveshja mes Arabisë Saudite dhe Vëllazërisë Muslimane pati pasoja e saj në Siri . Këto janë rezultatet e situatës në rajon .

Së katërti : Problemet e brendshme në Turqi.

Së pesti : Ndryshimet që ndodhën në Katar.

Së gjashti : Ngjarjet që ndodhën në Irak. Iraku praktikoi të njëjtën politikë që Libani veproi për vete. Kjo ishte politika e të qëndruarit larg nga ngjarjet në zhvillim. Ajo mbeti si e tillë deri sa situata në Irak u bë shumë e keqe në atë masë sa që provincat siriane të Irakut fqinjë u bënë fabrika armët e sulmit. Çdo ditë , janë prodhuar rreth 10, 15, ose 20 të tilla. Të gjitha hetimet dhe arrestimet që ndodhën u bën për të zbuluar se kush qëndron prapa këtij rrjeti. Kështu, ato çuan në konfrontim aktual mes qeverisë irakiane dhe të ashtu-quajturës Shtetit Islam të Irakut dhe Levantit [ Isil ]. Luftimet ndërmjet irakianëve dhe Isil ka patur pasojat e saja, gjithashtu, mbi situatën në Siri si dhe në qëndrimin e Irakut. Kështu, kemi vën re se qëndrimi politik i Irakut në vitet e fundit, qoftë në takimet e ministrave të Jashtëm arab ose në konferenca të tjera, janë duke u zhvilluar në masë të madhe .

Kjo është ajo çka ndodhet në sipërfaqe; megjithatë, ajo që është nën sipërfaqe është krejtësisht e ndryshme për shkak të qëndrueshmërisë së regjimit. Shumë nga shtetet arabe kontaktojnë me regjimin pas kuintave duke thënë : Ne jemi me ju. Qëndroni të durueshëm. Unë gjithashtu di se disa shtete arabe janë me sa duket pro opozitës; megjithatë, pas kuintave ata po kërkojnë nga regjimi që të veprojë me vendosmëri dhe të përfitojnë nga koha. Kjo është diçka shumë e pazakontë në situatën arabe.

As-Safir : I nderuar ! Po në lidhje me situatën ndërkombëtare?

Nasrallah: Sa për situatën ndërkombëtare, nuk ka dyshim se atmosfera është më e mirë tani. Krahaso Gjenevën I me Gjenevën II . Në Gjenevën I nuk kishte qartësi. Përkundrazi, për rusët, ishte qëndrimi i tyre mjaft i fortë në atë masë sa që ata qëndruan pranë Presidentit Bashar Asad, dhe si pasojë, thanë se nuk do t’a braktisin atë. Unë nuk dua të gjykoj qëndrimin rus në fillim, në kuptimin që nuk kisha informacione konkrete në lidhje me të. Megjithatë , kohët e fundit nuk ka më debat për këtë. Unë mund të them më tepër se në vitin e kaluar, qëndrimi rus ishte i qëndrueshëm dhe i integruar, dhe nuk ka treguar ndonjë fleksibilitet në muajt e fundit.

 

As-Safir : A prisni që qëndrimi rus do të bëhet edhe më i fortë pas ngjarjeve në Krime ?

Nasrallah: Pas krizës në Krime, unë besoj se qëndrimi i Rusisë do të bëhet më i qëndrueshëm. Kjo është e qartë. Mbrojtjea e Rusisë ndaj Sirisë do të jetë më e madhe, sepse ne kemi lëvizur në një fazë të re të cilën ata mund të quajnë një luftë të ftohtë “ apo çfarëdo qoftë. Sot , rusët janë duke respektuar të gjitha pikat e forcës, ose boshtet ruse. Rusët nuk do t'i braktisin ato. Rreziku i një ujdie, e cila ishte e vlefshme ndoshta në një fazë, është bërë shumë i largët. Nga kjo perspektivë, unë besoj se kjo do të ketë ndikimin e saj pozitiv. Megjithatë, nga një tjetër perspektivë, nëse duam të flasim për ndikimin negativ, ne duhet të mendoj dhe të vazhdojmë skenarin: A do ndikojë konflikti apo armiqësia në qëndrimin politik midis Rusisë dhe Amerikës duke shtyrë SHBA-të apo Perëndimin për të cënuar kufijtë apo vijat e kuqe apo kontrollet të cilat ata nuk i kanë kryer deri tani për shkak të lidhjeve SHBA-Rusi ?

 

Këtu , ne mund të flasim për një ndikim negativ. Personalisht, unë përjashtoj mundësinë që amerikanët apo evropianët do të ndërmarrin hapa ushtarake jo për shkak të Rusisë, por për shkak të situatës amerikane, ekonomisë amerikane, administratës së SHBA-ve, strategjitë e SHBA-ve në rajon, dhe kushtet e brendshme evropiane ... . të gjitha këto situata nuk i lejojnë ata të marrin masa të tilla. Kështu, unë përjashtoi atë që është thënë në disa ambientet me efektin që tensioni ruso -amerikane mund të zgjerojë hapësirën e lëvizjes amerikane apo perëndimore ndaj Sirisë.

Kriza në Siri po zgjat prej kohësh sepse rrënjët e kësaj çështjeje janë diku tjetër. Megjithatë , me shumën totale të këtyre pikave, mund të them se ajo që ka ndodhur është më pozitive se sa negative, dhe në interes të shtetit në Siri.

As-Safir : A është Hizbullau duke u takuar aktualisht me figura të opozitës siriane ?

Nasrallah : Kontakt i tillë ka ndodhur në të kaluarën, dhe ka nga figurat e Opozitës siriane të cilat ne jemi ende duke i kontaktuar.

Izraeli” dhe ngjarjet në Siri


As-Safir: Cili është roli i Izraelit në lidhje me atë që po ndodh në Siri dhe rajon? 

Nasrallah: Që nga fillimi kam parë një ndjenjë shqetësimi në “Izrael.” Është me të vërtetë e çuditshme që ka akoma njerëz në botën arabe që ndjekin ditë e natë atë  që po ndodh me “izraelitët,” atë që ata thonë, çfarë planifikojnë, konferencat e tyre studimore, zgjedhjet dhe argumentet. 

Deri para fillimit të ngjarjeve në Siri, izraelitët ishin të shqetësuar. Nuk do ta tepronim nëse do të thoshim se ata ishin të tmerruar. Ata zhvilluan konferenca në lidhje me strategjitë e mjedisit. Dhe panë se po ndodhin shumë ndryshime të rëndësishme strategjike në rajon.

Kjo nuk është në interes të “Izraelit”. Kështu, ne mendojmë se është një qind për qind në interes të rezistencës. A nuk është ky rasti? Kjo ishte ajo që menduan ata. Ata menduan gjithashtu se një aks po zhvillohej në Irak, Siri, Palestinë dhe Egjipt.  Ata panë se rrëzimi i Husni Mubarakut do të çonte Egjiptin në një tjetër drejtim. Pastaj ishte radha e Libisë, e cila u pasua nga Tunizia. Në dukje, ata menduan se i gjithë rajoni po lëvizte në drejtim të këtij aksi.  

Gjithashtu [ në dukje] ata kishin të drejtë të ndiheshin të shqetësuar, pasi kishte një lidershipt nga parti, forca dhe lëvizje të ndryshme, të cilat në dukje po i bënin rezistencë regjimit në shumë vende. Më pas, fjalimi i këtij lidershipi ndryshoi nga armiqësi e qartë ndaj SHBA-ve në një lidhje strategjike dhe interes me amerikanët.

Në pamje të parë, “izraelitët” dukeshin shumë të shqetësuar. Madje, pati edhe një mosmarrëvedhje në shtabin e përgjithshëm,  duke bërë thirrje për krijimin e skuadrave ushtarake për të ruajtur kufijtë jugor (me Egjiptin). Ata po merrnin parasysh rishikimin e strukturës ushtarake, derisa filluan ngjarjet në Siri.


Kur filluan ngjarjet në Siri, “izraelitët” ndryshuan 180 gradë. Ata u ftohën dhe u duken të qetësuar. Më herët, ata thanë se ky aks, nga formimi i të cilit kishin frikë, kishte filluar shumë shpejt të copëtohej e të shpërbëhej. Ata e përdorën një term të tillë pa kursim. Me të vërtetë, sipas bindjeve të mia dhe nga fjalimet që kam ndjekur nga politikanët e lartë dhe ushtarakët, “izraelitët” preferojnë të gjitha mundësitë në Siri, përpos vazhdimit të regjimit të Bashar al-Asadit. Kjo është e sigurtë. 


Këto nuk janë parashikime. Nga argumentet dhe deklaratat e tyre, madje edhe nga argumentet e tyre të fshehta, ata preferojnë çdo zgjidhje tjetër. Ata përfitojnë nga ndarja dhe prishja e Sirisë si dhe nga vazhdimësia e luftës në Siri për 20 a 30 vjet. Madje, ata arritën deri aty sa të krahasojnë presidentin Bashar al-Asad dhe regjimin e tij me grupet që ata i quajnë “Xhidadistët supremë,” sipas terminologjisë së tyre. Ata thanë se do të preferonin grupet e “Xhihadistëve supremë” në vend të regjimit të Bashar al-Asadit. Ka llogjikë në këtë. Cila është kjo logjikë?

Nuk po përgjigjem në emër të tyre. Ata thanë se presidenti Asad dhe regjimi i tij në Siri janë pjesë e këtij aksi: Iran, Irak, Siri, Liban dhe Palestinë – duke nënkuptuar lëvizjet e rezistencës. Grupet e “Xhihadistëve supremë” duhet të udhëheqin në Siri dhe lufta e brendëshme duhet të vazhdojë me ta. Kjo është e para. 

Së dyti: Ata nuk kanë aftësinë për të ndërtuar një shtet, pasi ne e kemi parë eksperiencën e tyre në Afganistan dhe në vende të tjera. Kështu, ata nuk janë të aftë të përbëjnë një rrezik për ekzistencës e “Izraelit” dhe kjo është vetëm një rrezik strategjik. Ata e konsiderojnë Sirinë pjesë të këtij aksi.

 

Së treti: Grupet e “Xhihadistëve supremë” kanë një përparësi, dhe ajo është luftimi i këtij aksi e jo luftimi i “Izraelit”. Kjo do të thotë se grupet e “Xhihadistëve supremë” do të luftonin kundër Hezbollahur, irakenëve, iranianëve, e madje edhe kundër grupeve të rezistencës sunite, të cilët nuk pranojnë aleancë me ta. Kjo është e qartë për “izraelitët” dhe kjo është arsyeja pse ata e mbështesin këtë. 

Prandaj, armiku u ndie i qetë dhe tha se ky aks kishte filluar të plasaritej. Siria filloi të dobësohej. Për ta, kjo ishte një ëndërr. Ne e dimë se janë bërë studime nga “izraelitët” pas luftës së korrikut: formimi i Winogradit dhe argumentet që u paraqitën për të gjetur një mënyrë për të dalë nga situata. Që nga ajo kohë, e përpara se të fillonte “Pranvera Arabe”, revolucioni popullor dhe zgjimi islam, “izraelitët” thanë se ata nuk mund të hyjnë në një luftë tjetër më Hezbollahun për shumë arsye. Madje, ata as nuk mund të përfshihen në një luftë më Iranin. E vetjma zgjidhje  për “izraelitët” ishte goditja e këtij aksi në Lindjen e Mesme- pra Sirinë. Ata kanë folur në lidhje më këtë mjaft në të kaluarën. Mëgjithatë, nuk e kishin të qartë se si do të ndodhte kjo. Me të vërtetë, ata po flisnin për një luftë të “Izraelit” kundër Sirisë. Fillimi i ngjarjeve në Siri ishte një nga zgjedhjet më të rëndësishme të “izraelitëve.” Prandaj, ata u ndien të relaksuar. 

As-Safir: Kjo ndodhi para tre vjetësh.... Po tani? 

Nasrallah: Tani, kur “izraelitët” marrin prasysh hapsirën e tyre strategjike, skena është ndryshe nga ç’ishte para dy apo tre vjetësh. Sot, “izraelitët” besojnë se nuk kanë asnjë problem me kufirin egjiptian. Ndërsa në lidhje me Sirinë, ata po e shohin atë se si i derdhet gjaku para syve të tyre. Aksi i rezistencës po has më një problem të madh.  

Palestinezët po përballën më një situatë të vështirë për shkak të përplasjeve të brendëshme dhe shqetësimit të kombit. Është e vërtetë- kombi gjithmonë ka qënë i shqetësuar; megjithatë, Palestina ka qënë gjithmonë e pranishme në fjalimet e tyre. Pra, palestinezët tani kanë një problem. Gaza po vuan nga shumë probleme, të cilat nuk ishin në të kaluarën.  Le të themi se brishtësia që ekziston mes Hamasit dhe këtij aksi (Iranit dhe Hezbollahut), dhe bojkotit të Sirisë ka pasur ndikimin e vet gjithashtu.


Pavarësisht të gjithave, kur “izraelitët” e shohin rajonin – mjedisin strategjik, siç e quajnë ata – vënë re se shkalla e rrezikut të madh dhe kërcënimit, të cilin e kishin imagjinuar apo paramenduar para tre vjetësh, ka rënë. Situata tani nuk është më e tillë. Në të gjithë rajonin, kriza e tyre e vërtetë është me Iranin. Ata janë të shqetësuar nga çdo marrëveshje, qasje, ose zgjidhje mes Iranit dhe Perëndimit. 

Po, ata janë të shqetësuar. Amerikanët duhet që t’i sigurojnë gjithmonë ata dhe t’u japin të gjitha detajet, në mënyrë që të mos zihen në befasi.  

Së pari, në lidhje me rezistencën në Liban, “izraelitët” e shprehin frikën e tyre nga perspektiva të ndryshme. Ata mendojnë se zhvillimet në Siri mund ta nxisin presidentin Asad t’i dorëzojë Hezbollahut disa lloje të veçanta armësh, me të cilat nuk i kishte furnizuar në të kaluarën. Kjo është ajo që armiku po evokon. Ata kanë frikë nga një armë që mund të thyejë balancën. Kjo është një vijë e kuqe që ata nuk do ta tolerojnë.

Kjo ka shkaktuar shqetësim dhe tension. Këto janë pretekstet që po përdorin tani dhe që kanë përdorur kur kanë organizuar sulmin e tyre në Janta, pasi, siç pohuan ata, një kamion po transportonte armë cilësore. Kjo nuk është e vërtetë.  

Së dyti: Është e vërtetë, “izraelitët” mund ta shohin praninë e Hezbollahut në Siri si element lodhjeje. Megjithatë, “izraelitët” e shohin këtë çështje edhe nga një tjetër këndvështrim, i cili është më i rrëzikshëm për ta. Ka të bëjë më fitimin e eksperiencës nga Hezbollahu. Për shëmbull, kur ndodhi beteja e Al-Kadirit, ajo u trajtuan në media dhe nga politikanë në botën arabe. Ata që janë me ju, e përshëndesin punën tuaj; ata që janë kundër jush ju shikonin me pikëllim. Kjo është e gjithë historia që e shqetëson botën arabe. Megjithatë, “izraelitët” kanë një tjetër kënvështrim të kësaj skene.

As-Safir: A mund të futemi pak më në detaje në lidhje me qasjen e “izraelitëve”? 

Nasrallah: Qasja e “izraelitëve” ndaj asaj që ndodhi në Al-Kadir nga A-ja te Zh-ja. Ata i trajtuan të gjitha detajet, madje edhe minutat, rolet, mundësitë, procedurat... Ata menduan në lidhje me këtë dhe kryen studime në lidhje me betejën. Nuk ka dyshim se përfshirja e Hezbollahut në zona, ku kemi qënë të detyruar të futemi si Al-Kadiri apo Kalamuni, apo Damasku – përpos pjesëmarrjes së Hezbollahut krah trupave siriane [të regjimit], ka sjellë përvoja të reja.

Këtu po flas krejtësish nga perspektiva ushtarake. Ne jemi angazhuar në beteja që janë krejtësisht ndryshe nga ekperienca e rezistencës në Liban. Kështu, pas Al-Kadirit dhe Kalamunit, sytë e “izraelitëve” janë kthyer nga Al-Xhalil (Galilea).

Tani “izraelitët” po vëzhgojnë ekpresiencës që po fiton Hezbollahu në Siri. Kjo eksperiencë e aftëson Hezbollahun që në të ardhmen të futet në ndonjë luftë të re në Liban. Kjo po diskutohet seriozisht. Kjo padyshim që ka ndikimin e vet gjithashtu. Tani shqetësimi i tyre i madh është Irani, Hezbollahut dhe padyshim, Gaza, e cila është akoma një shqetësim i madh për “izraelitët” edhe pse kushtet e saj janë më të vështira.  

Me të vërtetë, “izraelitët” tani shqetësohen nëse kz aks do të korr sukses në Liban. Ata po shprehen në mënyrë të qartë, pasi ata mendojnë se ky aks do të fitojë. Ata po thonë edhe më shumë se kaq. 

Ata thonë se nëse Siria do ta kapërcejë këtë luftë, kjo do të jetë një fitore për të gjithë aksin. Si pasojë, ata janë të shqetësuar nëse presdenti Asad duhet të fitojë apo jo. Kjo shpjegon lidhjen mes forcave të armatosura në Provincën e Kuneitras dhe “izraelitëve.” Në kufi, ngjarja kishte arritur tek të lënduarit dhe siptalet. Këto grupe kanë një diferencë të madhe. Madje, ata gëzojnë edhe liri totale për të lëvizur. 

Nuk ka asnjë pengesë nga “izraelitët” për këta njerëz të armatosur dhe armatimin e tyre, e as për ekzistencën dhe trajnimin e tyre në pikat që kontrollojnë. Me kalimin e kohës, bombardimet “izraelite” mund të synojnë të mbrojnë lëvizjet e këtyre njerëzve të armatosur. Deri këtu kanë arritur gjërat në terren. Ne duhet të themi disa nga shqetësimet tona në lidhje më këtë. Si rezistëncë në Liban, ne po vërejmë lidhje shumë të forta midis forcave të armatosura në rajon dhe “izraelitëve.”


As-Safir:  A ka vija të kuqe dhe kufizime për Hezbollahun në terrenin sirian? 

Nasrallah: Ne ekzistojmë aty ku duhet. 

 

Revolucioni Arab dhe ndërhyrja e jashtme

 

As-Safir:  A ishte “Pranvera Arabe” në interes të Izraelit”? 

Nasrallah: Besoj se në botën arabe dhe islame, madje edhe ne Perëndim, nuk ka vetëm një mënyrë leximi të asaj që ndodhi. Përkundrazi, ka disa mënnyra leximi. Edhe kur i merrni parasysh të dhënat, ju gjeni kontradikta herë pas here. Megjithatë, ne si Hezbollah, e kemi diskutuar këtë herë pas here. Me të dhënat tona dhe marrëdhëniet tona, ne jemi të prirur nga kjo ide: Ajo çfarë ndodhi kishte rrënjë të thella në popull, e cila i habiti të gjithë. Ka pasur regjime të korruptuara, të dobta dhe të pasigurta në nivelet morale dhe psikologjike. 

Ka pasur raste kur këto regjime kanë rënë në përputhje me rregullat e historisë dhe të shoqërive njerëzore.  Në raste të tjera, entitete dhe struktura të tilla janë rrjepur. Ajo që ndodhi ishte për shkak se ka pasur një lloj akumulimi në nivel shoqëror, disa prej të cilave janë të lidhura me marrëdhëniet e brendshme, si korrupsioni, tirania, diktatura, burgosjet, liritë, uria, varfëria dhe privimi. Pjesa tjetër ka të bëjë më luftën e “Izraelit.” Për shembull, disa miq erdhën nga Tunizia dhe më thanë se çfarë impakti pati në rininë tuniziane dhe në intifadën tuniziane lufta e korrikut të vitit 2006. A nuk janë të zemëruar popujt arab për shkak të qëndrimit të regjimeve arabe ndaj çështjes së Palestinës? Po, ka një zemërim në rritje.


Popujt arabë ndiejnë poshtërim, humbje dhe pafuqi; këto ishin shprehjet që u përdorën në luftën e korrikut. Historia përfshin edhe Libanin – këtë vend të vogël – ose rezistencën në Liban. U bë historia e zotësisë dhe e veprimit për të bërë disa arritje. Kjo gjithashtu, pati një impak në atë që ndodhi. Më vonë, ata u mundua ta fshehin këtë.

Në fakt, kjo është ajo që kuptuam ne kur filluan ngjarjet në Tunizi, Libi dhe Egjipt. Gjërat filluan në nivel popullor dhe kjo i habiti regjimet, e po ashtu edhe amerikanët, francezët, Perëndimin, komunitetin ndërkombëtar dhe shtetet rajonale po ashtu. Të gjithë u zunë në befasi ku ndodhi.


Ata nuk e panë se kjo lëvizje po zhvillohej dhe po rritej deri në atë pikë sa të hidhte regjime gjithandej. E pra, më pas regjimet i ndien të hutuara. Ata nuk dinin si të vepronin për shkak të dobësisë së tyre dhe mungesës së mbështetjës popullore. Le të marrim Husni Mubarakun si shembull. Ai nuk mund të gjente 10 mijë njerëz që ta mbështesnin. Kështu ai ndërmori ‘betejën e devesë” [ një betëjë që u bë në Basra të Irakut më 7  nëntor 656]. Ne pamë se Arabia Saudite ishte e para që  doli kundër kësaj lëvizjeje që në ditët e para. E çuditshme! Ishte kundër lëvizje në Tunizi, Egjipt dhe Bahrein; megjithatë, ishte me lëvizjen në Siri! Për shëmbull, nuk tha asnjç fjalë në Libi për shkak të armiqësisë së tij ndaj Muamar Gahafit. 

Regjimet rajonale u tronditën; ato nuk dinin çfarë të bënin. Amerikanët ishin në mëdyshje në fillim. Ata kishin disa kënvështrime; mund të supozojmë se Departamenti i Shtetit kishte një kënvështrim; CIA një tjetër kënvështrim. Amerikanët ishin në mëdyshje se si të silleshin në lidhje me zhvillimet e reja. Këtu mund t’i japim fund teorisë së dytë me të cilën nuk biem dakord, edhe pse kishte shumë përkrahës. Kjo teori thotë se e gjitha kjo ishte një komplot amerikano-izraelit. Kjo nuk është e vërtetë. Provat tregojnë se nëse shkoni përsëri në rrënjet e intifadës popullore [kryengritjes] në më shumë se një vend arab, ju do të gjeni disa të rinj arabë që iu bashkuan më vonë partive, grupeve dhe lëvizjeve.


Duke qënë një shtet kolonial dhe një supërfuqi, SHBA-të kishin zgjedhjet e tyre tek e fundit; pa marrë parasysh sa të hutuar ishin, ata mund t’i kapërcejnë shqetësimet e tyre. Është një shtet pragmatist. Nuk ka një ideologji apo parime kryesore. Çfarë interesi kanë ata në Egipt, Tunizi, Libi, Irak, Iran dhe Siri? Ata do të veprojnë në varësi të interesave të tyre. Kur amerikanët deshën të vepronin në përputhje me interesat e tyre, doli teoria e mëposhtme:  e cila pretendon se grupe, lëvizje apo parti të ndryshme janë të afta të qeverisin dhe të drejtojnë këto vende pas rënies së regjimeve të mëparshme, pavarësisht nëse ata i pranojnë këto lëvizje islamike apo jo. Me të vërtetë, kam rezervat e mia në lidhje me termin “Islami Politik.” 

As-Safir:  Pse keni rezerva? 

Nasrallah: Unë them “lëvizje islame,” pasi nuk ekziston diçka e quajtur “Islami politik” dhe “Islami jo politik.” Ky kategorizim nuk është i saktë dhe i pranueshëm. Ne mund të flasim rreth lëvizjeve islame, partive islame, dhe grupeve islame, por, ne nuk mund të flasim rreth një “Islami politik.” Megjithatë, ka pasur një supozim, i cili nuk është shumë larg logjikës – ka një kënvështrim të vërtetë rreth botës arabe. Rrymat islame dhe partitë islame janë shumë të përhapura dhe janë partitë më të organizuara; në pamje të parë, këto parti ishin më të aftat për të formuar një alternativë. Amerikanët nuk kanë asnjë problem me këtë.


Unë besoj se amerikanët nuk kanë ndonjë problem në asnjë vend në botën islame kur një lëvizje islame udhëheq. “Izraeli” gjithashtu, nuk ka asnjë problem me këtë. Ata nuk kanë asnjë problem nëse ti je një islamist që mban një mjekër, apo ke një grua të mbuluar, nëse falesh pesë herë në ditë, apo nëse ti bën haxhin dhe Umren [pelegrinazhin në Meke], apo bën çfarë don. Ha çfarë të duash dhe vishu në mënyrën që do. Vetëm më trego qëndrimin tënd në lidhje me ‘Izraelin”? Cili është qëndrimi yt në lidhje me naftën? Si sillesh ti me pasurinë dhe cili është mendimi yt në lidhje me projektin e Amerikës për rajonin? Pastaj, ju do të jeni i mirëseardhur! Nëse jeni kundër projektit të Amerikës, atëherë duhet të shpallet luftë kundër teje. 

Thellë, ata nuk kanë asnjë problem. Fillimisht, ky është mentaliteti anglez. Anglezët janë shpikësit e kësaj teorie. Kështu, ata hapën dyert për disa lëvizje islame në shumë vende. Kushtet ndryshojnë nga njëri vend në tjetrin. Pa dyshim, çdo vend ka vështirësi të mëdha. Trashëgimia është e madhe dhe pritshmëritë e popullit dhe të rebelëve janë të mëdha gjithashtu. Në fund të fundit, asnjë nga këto vende nuk do të jetë në gjëndje të gjejë një alternativë që t’i kënaq prirjet e rebelëve dhe revolucionistëve. 

Deri më tani, çdo gjë është e qartë. Megjithatë, për të vazhduar ju keni nëvojë për informacione. Për shembull, mungesa e efikasitetit, që për pasojë çon në këtë kolaps dhe këto ndarje, si rrjedhojë shtete arabe tani gjënden përballë një ndjarjeje të mëtejshme, e cila së shpejti do të jetë fakt i kryer. A mund të kapërcehet kjo? Është mungesa e efikasitetit që çon në këtë. Apo janë fuqitë botërore me aleatët rajonal që po i çojnë këto vende drejt ndarjes? Ishte një mungesë efiçence e  investuar dhe nuk ishte ofruar asnjë ndihmë serioze.  A kishte provokime dhe stuhi?  Dhe a janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë në mënyrë që asnjë nga këto vende të mos bashkohet dhe të shkojnë drejt ndarjes? Ka mundësi. Por, nuk ka asnjë informacion për këtë. 

As-Safir:  Po “Izraelitët”? 



Nasrallah: Sa për “izraelitët” interesat janë të qarta. Interesat e tyre janë në shpërbërjen dhe ndarjen e mëtejshme dhe më shumë luftime. Nuk ka rëndësi se në çfarë rrethanash bëhet kjo: sektare, fraksioniste, intelektuale, familiare, fisnore, racore... Ajo që ka rëndësi është që ne të luftojnë dhe të vrasim njëri-tjetrin në të gjithë botën arabe dhe islame. Ky është një interes i sigurtë i Izraelit. 

Megjithatë, është “Izraeli” me mekanizmat e tij dhe Mosadi që  po e bën të gjithë këtë në botën arabe dhe islame? Unë nuk besoj se “Izraeli” e ka gjithë këtë fuqi. Nganjëherë, aftësia “Izraelit” në lidhje me sigurinë është disi e tepruar kur thonë se është në gjëndje të copëtoje dhe të shpërbëjë botën arabe dhe islame! Megjithatë, për sa i përket interesit të Izraelit dhe shqetësimit të tij, është e sigurtë se ai ka interes  në këtë. 

E thashë edhe pak më parë se kjo ka nëvojë për informacione dhe të dhëna. Sa për amerikanët, edhe ata kanë interes në këtë.  Ata kanë interes që ta copëtojnë dhe t’i vënë flakën rajonit për një vit, dy, tre, katër, ose pesë. Në fund të fundit, ata do të vendosin në ndarjen e pjesëve – çka do të thotë më shumë shtete të vogla të dobëta dhe të ndara. Kjo i shërben hegjemonisë amerikane në rajon, përveç konfiskimi të të gjitha aftësive të vendeve, duke ruajtur bazat ushtarake amerikane në rajon – domethënë “Izraelin.” Ky është interesi i Amerikës. 

Ne e mbështesim idenë që thotë se lëvizje filluan nda populli; megjithatë revolucionet kishin mungesë të theksuar efikasiteti.  Nëse duan të bëjnë auto-kritikë duhet ta pranojnë këtë. Ata nuk kanë udhëheqje, një axhendë dhe një mendje stategjike. Pra, ata kanë shumë probleme. Ata kanë shumë pika të dobta, si në nivelin strukturor si në nivele të tjera. Pastaj, vjen ai që supozohej se do t’i ndihmonte, por doli se interesi i tij ishte shpërbërja dhe ndarja.   

Kështu, ne kemi shkuar drejtë shpërbërjes dhe ndarjes. Unë e di se ka shtete arabe në rajon që po marrin pjesë në diskutimin për ndarjen e shteteve të mëdha arabe. Kam dëgjuar për këtë debat. Edhe para tre vjetësh, dhe përpara “Pranverës Arabe” ka pasur një debat serioz, kryesisht në mesin e amerikanëve. Francëzet dhe britanikë ishin afër këtij diskutimi. Megjithatë, tani vendimi është i amerikanëve.  Këto janë informatat e mia. Informatat e mia kanë një burim në Gjirin Persik. Debati ka lidhje me të ardhmen e Arabisë Saudite. Jam informuar për një debat rreth nevojës për të ndarë Arabinë Sauditë në disa shtete.  


Sayyed Nasrallah për “izraelitët: Operacioni në Shebaa u krye nga Hezbollahu

 

As-Safir:  Si e shikoni sulmin “izraelit” në një nga objektivat e partisë afër kufirit libanez me Sirinë? 

Nasrallah: Ne e shohim sulmin e fundit të “Izraelit” si një përpjekje për të  përfituar nga situata e tanishme për të ndryshuar rregullat e lojës – ose më saktë, për të ndryshuar rregullat e angazhimit.  Në vitet e fundit, “izraelitët” janë përpjekur të arrijnë një fazë në jug, ku do të ishin në gjëndje të hynin disa metra në brendësi të territorit Libanez. Kjo është bërë e ditur nga UNIFIL dhe ushtria Libaneze. Nuk pritet që rezistenca të jetë e pranishme përgjatë gjithë kufirit për të parandaluar hyrjen e ushtarëve “izraelitë” disa metra brënda territorit libanez.

Megjithatë, më vonë u bë me dije se forcat “izraelitë” po përpiqeshin të hynin thellë në territorin libanez.  Ata kanë hyrë disa herë për të arritur qëllime të ndryshme, përfshirë zbulimin në terren, pasi zbulimi ajror nuk i zgjidh dot problemet pasi ka kënde të cilat zbulimi ajror nuk i mbulon dot. Këto janë detaje që nuk mund të zbulohen nga ajri. Për këtë arsye, zbulimi në terren është i domosdoshëm.  Ata mund të hyjnë gjithashtu për të vendosur pajisje spiunimi, si ato që u zbuluan në rrjetin e komunikimit  në jug. Pra, ata hyjnë për qëllime të ndryshme.

Në atë kohë ne morëm një vendim dhe si pasojë vendosëm dy bomba të mëdha në Labuneh – një rajon në thellësi të territorit libanez. Pra, nuk janë 10 apo 20 metra nga kufiri. Ku ndodhi shpërthimi në atë kohë, një nga objektivat e operacionit ishte që t’i përcillnim një mesazh armikut për të treguar se nuk do të tolerojmë një ndryshim në rregullat e angazhimit. Dhe se në çdo vend që të hyni ne do të vijmë tek ju dhe do të përballemi me ju. Ne e kemi vendosmërinë dhe kurajon për t’u përballuar.

Ndonjëherë, “izraelitët” mund të kenë pasur ndonjë mëdyshje në lidhje me efektin se rezistenca tani është e dobet, e hutuar, e frikësuar dhe e shqetësuar, ashtu siç po mundohet të bëjë pala tjëtër në Liban me anë të mediave.

Rëndësia e bombës së Labuneh-it në atë kohë qëndronte tek dhënia e mesazhit se sytë e  lëvizjes janë akoma ta hapur dhe se ajo është akoma në gjëndje të ballafaqohet, pavarësisht luftimeve në Siri. U mendua se disa ushtarë “izraelitë” mbetën të vrarë në shpërthim dhe kjo është më se e natyshme. Megjithatë, asnjë nuk u vra;  ata vetëm u plagosën. Nuk nuk jemi përgjegjës nëse kishte ushtarë të vrarë apo të plagosur. Ne po kryenim një operacion ushtarak normal.

Pas operacionit të Labineh-it ishte e qartë se “izraelitët” filluan t’i riorganizojnë punët e tyre duke menduar se gjërat nuk janë të lehta. E e kam trajtuar këtë cështje haputazi në ceremoninë e AITA Shaab-it.  Gjithashtu thashë se turizmi në kufi ka marrë fund tani. Isha paraprirës në atë që thashë: kurdo që ta marrim vesh se “izraelitët” po përparojnë dhe po shkelin kufijtë, ne do të ballafaqohemi me ta. E askush nuk duhet të thotë se “izraelitët” po përparojnë gjithandej dhe ne nuk po hakmerremi. Kështu thashë: kurdo që ta marrim vesh.

Kjo çështje po zgjidhet. Deri tani, në dukje nuk ka ndonjë shkelje, pavarësisht asaj që po ndodh në kufij mes vijës teknike dhe vijes blu. Khalet Wardeh, shkelja ishte 14 metra. 


As-Safir:  “Izraeltët” vazhdimisht po mundohen të justifikojnë sulmet në Siri, sidomos kohët e fundit në Janta, duke përdorur pretekstin e luftës ndaj Hezbollahut?

Nasrallah: Po, “izraelitët” po mundohen të krijojnë bazat për diçka –ata po thonë se nëse marrin vesh për hyrjen e këtyre armëve në Liban, ata do të sulmojnë, edhe në qoftë se janë brenda territorit libanez.  

Prej vitesh, armiku e ka përsëritur këtë. Megjithatë, tonet janë rritur muajt e fundit.  Me të vërtetë, ne nuk jemi të preokupuar duke thënë se po marrim armë apo jo, sepse ne nuk jemi të angazhuar në një luftë mediatike me armikun, në kuptimin që ne kemi marrë armë, por nuk nuk na keni sulmuar. Ne nuk merremi me këto.

Kur “izraelitët” organizuan një sulm kundër Jantas, ata nuk e morën përsipër sulmin në mënyrë serioze. Deri më tani, ata nuk e kanë marrë përsipër. Mediat “izraelite” e kanë prekur këtë çështje. Analistët “izraelitë” e përmendën atë. Megjithatë, deri tani, nuk ka akoma një deklaratë zyrtare për pranimin e përgjegjësisë. Megjithatë, oficerë të afërt, të cilët i shërbejnë qëllimeve të “izraelitëve” e pranuan se qëllimi ishte një kamion që po transportonte armë për te Hezbollahu. Po ja, kjo nuk është e vërtetë.

Ne mbështesim analistët që thonë se sulmi ishte më shumë se një sulm serioz dhe synonte një objektiv të caktuar. Në fakt, kjo është një përpjekje për të eksploruar gjërat dhe një përpjekje për të ndryshuar ekuacionin dhe rregullat e angazhimit. 

Kjo do të thotë se “izraelitët” do të kënë një pozicion ushtarak ndaj Hezbollahut. Dhe se Hezbollahut [sipas tyre] do të rrijë në heshtje e nuk do të bëjë asgjë, pasi ata janë të preokupuar në frontin sirian. Si pasojë, kjo do të krijojë bazat për sulme të ardhshme. Prandaj, nëse Hezbollahu rri në heshtje në lidhje me këtë, nesër armiku do të godasë çdo kamion apo shënjestër, apo shtëpi, ose çdo vend me pretekstin e armëve të rrezikshme, siç janë angazhuar ata. 

Edhe vendi që armiku zgjedh është i llogartur:

Së pari, armiku zgjedh një ovjektiv ushtarak në kodër ku nuk ka civil përreth.

Së dyti, rajoni është i dyshimtë: është tokë libanezë apo siriane? Në atë rajon, ka tokë libaneze që në pronësi të sirianëve; ka edhe territor sirian në pronësi të libanezëve.

Kur e bëmë deklaratën, e bëmë që të pohojmë se ne refuzojmë çdo ndryshim në rregullat e angazhimit.

Sot, unë do ta zbuloj këtë informacion ekskluzivisht për As-Safir. Rezistenca qëndron pas sulmit me bombë në fermat e Shebaasë, për të cilin deri tani Hezbollahu nuk e kishte marrë përgjegjësinë.  Kjo nuk është hakmarrjen. Është pjesë e shpagimit  të sulmi “izraelit.” Ne nuk duam të zotohemi se do të raportojme çdo gjë që bëjmë. Kjo është një politikë e re.

 Më përpara, në jug, kjo politikë ishte pjesë e punës sonë. Ne marrim përsipër çdo sulm që bëjmë.  

Sot, ne nuk jemi të shqetësuar me marrjen e përgjegjësisë apo mohimin për çdo gjë. Ne mund të shqetësohemi ose jo. Megjithatë, për sa kohë bomba në fermën Shebaa përbën një shqetësim, ne e marrim përsipër përgjegjësinë për të, dhe ne gjithashtu themi se kjo është pjesë e shpagimit. Me të vërtetë, “izraelitët” e kuptutan një qind për qind se Hezbollahu qëndron pas sulmit. Ajo që u shfaq në Twitter se pas sulmit fshihej Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit nuk u mor seriozisht nga akush. “Izraelitët” e kuptojnë shumë mirë se nuk ka asnjë mundësi në rregullat e angazhimit që kjo lëvizje ta ketë marrë vendimin, e ta ketë pasur vullnetin, vendosmërinë, seriozitetin dhe kurajon për të realizuar. Mesazhi ishte se nëse ju godisni një shënjestër ushtarake, lëvizja do të përgjigjet duke goditur nje shënjestër ushtarake. 

Pas sulmi në Shebaaa mesazhi ishte i qartë, ne hakmerremi dhe nuk lejojmë asnjë ndryshim në rregullat e angazhimit në interes të armikut, sepse çështja këtu nuk është për rregullat e angazhimit; është masë parandalimi.

A duhet t’i kthehet “Izraeli” politikës së shkeljes dhe avionët dhe artileria e “Izraelit” të fillojë të godasë objektiva ushtarake dhe e më pas të zgjerohet në objektivat civile me dhe pa pretekst? Kjo do të thotë që e gjithë ajo që është arritur deri më tani – të paktën që nga Marrëveshja e Prilli në vitin 1996 deri në vitin 2006 e deri më sot – do të humbiste.


As-Safir:  A u përcoll mesazhi sipas kënvështrimit tuaj?

Nasrallah: Me të vërtetë, kur të gjithë “izraelitët”- qoftë ushtarakët, njerëzit e sigurisë, figurat e mediave, apo Knesseti, e vlerësuan situatën, ata të gjithë përdorën termin: “Operacioni në Shebaa ishte një mesazh i qartë se Hezbollahu nuk ka frikë të angazhohet në një luftë me Izraelin.” 


As-Safir: A jeni ju në gjëndje që të angazhoheni në një luftë me “Izraelin” ndërkohë që jeni të pranishëm në Siri?

Nasrallah:  Përveç asaj që po ndodh në Siri dhe shqetësimit në Siri, aftësitë e lëvizjet janë shumë më të fuqishme tani, se sa në vitin 2006. Nuk po e teproj në atë që po them. Ky është një fakt, pasi aftësitë njerëzore, numri, kompetencat në luftime dhe trajnime janë rritur. Kjo ka ndodhur që përpara se të fillonin ngjarjet në Siri. Pas vitit 2006 ishte vendosur një program gjithëpërfshirës për këtë përspektivë me qëllim të përmirësimit të kompetencave në kuadrin njerëzor, nivelin intelektuar dhe  atë të informacionit, nivelin e të kuptuarit, komplotet, udhëheqjen dhe administrimin. Me të vërtetë, aftësia njerëzore është më e madhe se në vitin 2006. “Izraelitët” e dinë këtë. Pavarësisht luftimeve në Siri, nëse “Izraelit” imponon një luftë në Liban, rezistenca do të luftojë më mirë se në vitin 2006. Kjo është e sigurtë.

 

As-Safir: A mendoni se izraelitët do të shpallin ndonjë luftë kundër Libanit në këtë fazë?

Nasrallah: Izraelitet kanë llogaritjet e tyre. Jo shumë kohë më parë, Ehud Barak i dha një mësim të mirë ( kur zyrtarë të tillë lënë zyrat e tyre, ata të shkojnë për të dhënë mësim). Ai paralajmëroi, dhe paralajmërimi i tij është i vlefshëm nga pikëpamja shkencore dhe teknike. Me kalimin e kohës,teknologjia e raketave të sakta do të jetë një teknologji e thjeshtë e pakomplikuar për aq kohë sa cilësia dhe sasia do jetë diçka parësore. Kështu, Hizbullahu, Hamasi dhe Xhihadi Islamik mund të zotërojnë këtë teknologji si pasojë, këto lëvizje rezistonin - sidomos Hizbullah - mund të godasë çdo objektiv në cilëndo zonë në Palestinën e okupuar - në të vërtetë u përdor fjala Izrael .

Shefi i armikut thotë : Kur lufta e tretë botërore e ardhshme do të fillojë, raketa e parë që Hizbullahu do hedhë do të hyjë në dritaren time. Me këtë, ai do të thotë se rezistenca në Liban zotëron raketa shumë të sakta të cilat arrijnë në Tel Aviv dhe do të hyjnë në dritaren e shefit të armikut. 

Kështu, kur Izraeli emerr parasysh idenë e luftës, mund të shtrojmë pyetjen e mëposhtme: A është në gjendje që përfundimisht t’i japë fund luftës dhe rezistencë në Liban? Përveç të gjitha këtyre që po ndodhin në rajon, ekzistojnë njësi ushtarake të cilat imponojnë veten me forcë. Këtu, unë kam një përgjigje për këtë pyetje: Nuk është e lehtë për Izraelin për të marrë vendimin e një lufte të re në rajon për shkak të kapaciteteve dhe natyrës së betejës që mund të ndodh, dhe atë që Izraeli mund të triunfojë ose mund të arrijë një humbje të thellë që mund t’a shkatërrojë atë totalisht. Nuk është kusht që me patjetër të ketë ndonjë luftë në të ardhmen. Për këtë kanë rënë dakord të gjithë udhëheqësit izraelitë të politikes, pushtetit ushtarak, dhe të sigurisë: Izraeli nuk do të angazhohet në ndonjë luftë me rezistencën në Liban, përveç nëse do të jetë absolutisht i sigurt se do të korrë një fitore të sigurt.

Në luftën e kaluar, beteja arriti të merrte Palestinën veriore, Palestinën qëndrore dhe Affoulah. Tani , ne po flasim për Tel Avivin. Ato e dinë këtë.  Ato nuk mund të tolerojë një betejë të gjatë në të cilën njësia ekonomike në thellësi do të jetë në shënjestër nga raketat në mënyrë të saktë, preçize.

As-Safir: A mundet Izraeli të garantojë një fitore të shpejtë vendimtare në mënyrë që tja nisin një luftë me Libanin ?

Nasrallah: Deri tani, askush në Izrael nuk e ka thënë. Ata janë mësuar të mos kenë shpresa të mëdha dhe të ngrejnë çati nga frika se ata nuk mund të jenë në gjendje që t’i zotorojnë ato përfundimisht.

Nëse marrim në konsiderate situatën politike, shohim se asgjë nuk ka ndryshuar në situatën e tanishme dhe atë në të kaluarën.

 

 Mund të thuhet se situata arabe është e keqe. Përgjigja është: Kur ishte situata arab një pengesë apo një lehtësim? Kur armiku izraelit e ka marrë ndonjëherë [ situatën arabe ] në konsideratë kur  vendosi të organizojë një agresion në Liban, Gaza ,Siria, apo në ndonjë vend arab? Në të kundërtën, unë mendoj se politika aktuale është më e mirë se në vitin 2006. Të paktën, në vitin 2006, shumica e vendeve arabe kanë qenë me këtë luftë. G8 u takua dhe lëshoi një deklaratë që na dënoi që në ditët e para të luftës. Rusët po përpjiqeshin për të rrimarrë frymën e tyre.

Në nivel rajonal dhe ndërkombëtar, unë mund të them se gjendja jonë është më e mirë. Relativisht situata rajonale dhe ndërkombëtare e rezistencës në Liban është më e mirë se në prag të vitit 2006.

Për më tepër, interesi Izraelit tani është se preokupimi i parë i të gjithë rajonit mbetet në përplasjet e brendshme. Sot, Izraeli ka nevojë për popujt arab dhe musliman për të harruar të gjitha në lidhje me të .

Nisja e ndonjë lufte të re izraelite do t’a vinte armikun izraelite në krye të prioriteteve në mendjen Arabe , ndërgjegjes arabe , dhe rrugës arabe , dhe izraelitëve nuk u leverdis kjo gjë.

As-Safir: Si mund ta quajmë operacionin që u zhvillua në periferi të Dahiyeh dhe i cili kishte në shënjestër Haxhi Hassan Lakkis? A jeni absolutisht të sigurt se Izraeli fshihej pas kësaj?

Nasrallah: Varet se si ne e kuptojmë se, dhe llogjika jonë e shëndoshë e pohon atë.

As-Safir: A është e frikshme që Izraeli po afrohet kaq afër!

Nasrallah: Problemi është se Izraeli ka qenë gjithmonë kaq afër!

 

Sajjed Nasrallah: plani politik mbi sigurinë gëzon mbështetje të gjërë nga shumica e partive.

 

As-Safir: Le të shkojmë në pjesën lokale të intervistës, duke filluar me planin e sigurisë, i cili u miratua nga qeveria e që u implementua në Tripoli dhe Bekaa. Çfarë e detyron kryeqytetin e veriut të bëjë 20 beteja me qindra të plagosur dhe shumë të rënë? Çfarë na garanton se kësaj here qasja do të jetë ndryshe nga herët e tjera? 

Nasrallah: 
 Besoj se kësaj here do të jetë ndryshe. Në të kaluarën, problemi qëndronte në vendimet politike. Një nga faktorët më të rëndësishëm për një vendim të tillë është kthimi i palës tjetër në pushtet. Besoj se nëse ata nuk do të ishin në pushtet nuk do ta kishin miratuar planin për sigurinë. Ndoshta do ta kishin bllokuar. Kështu ka ndodhur në të kaluarën. Nuk ka dyshim se ajo që ka ndodhur është e dobishme. Sepse në të kaluarën – madje edhe me kryeministrin Naxhep Mikati – na u desh shumë që pala tjetër të merrte pjesë në qeveri. Megjithatë, ata bënë një tjetër zgjedhje.

Megjithatë, qeveria e sotme – ku bëjnë pjesë shumica e partive– mund të këtë arritje të mëdha. Mund të lëviz me një hap më të ngadaltë, megjithatë, mund të arrijë gjëra  të mëdha.  

As-Safir: A mendoni së është një faktor ndihmë vendimi i Saudisë për të ndaluar disa grupe të këtyre organizatave, të cilat kanë shtrirje në Liban? 

Nasrallah:  Me të vërtetë do të jetë shumë e dobishme. Në fakt, do t’i inkurajojë përtitë e tjera që të kenë një pjesëmarrje serioze në përballjen më këtë çështje, për të aktivizuar disa organe zyrtare të sigurisë, për të miratuar disa plane rreth sigurisë, apo për t’i siguruar ushtrisë libaneze një mbulim të përshtatshëm. Besoj se këto hapa janë ndikuar në një mënyrë apo një tjetër nga vendimi saudit. 

As-Safir:  Cili është vlerësimi juaj për hapat e ndërmarra nga qeveria e Kryeministrit Tammam Salam në lidhje me emërimet dhe dosjet e tjera? 

Nasrallah:  Me të vërtetë, ne ishim partnerë në këtë vendim dhe ofruam të gjithë ndihmën dhe lehtësimet e nëvojshme. 

As-Safir: Për sa i përket Tripolit, në atë kohë partia është akuzuar për sponsorizimi e rasteve të veçanta dhe për mbulimin politik për ta. A është e dobishme ajo që është arritur deri më tani dhe deri në çfarë mase?


Nasrallah: Kjo është dobiprurëse për Tripolin, veriun dhe të gjithë Libanin. Pasi ajo që po ndodhte në Tripoli shkaktonte tensione në sferën politike, mediatike, popullore dhe psikologjike në të gjithë vendin. Çdo hap që çon në parandalimin e gjakderdhjes, qetësinë e shpirtit dhe në vendosjen e bazave për një pajtim – i cili mund dhe duhet të ndodh në të ardhmen, dhe i cili mund të vendosë bazat për hapa të mëtejshëm në nivelin politik, socila, ekonomik dhe atë jetësor, është shumë i rëndësishëm.


Për sa i përket shqetësimit për veriun dhe Tripolin, ne pohojmë se nuk është e mjaftueshme një qasje juridike apo një qasje për sa i përket sigurisë. Përkundrazi, ne bëjmë thirrje për një qasje politike, sociale, ekonomike dhe për zhvillim. Ne gjithashtu bëjmë thirrje për një pajtim të vërtetë ndërmjet rrymave dhe lëvizjeve të nddryshme dhe për një bashkëpunim sa më të mirë të mundshëm. 

As-Safir:  Cili është vlerësimi juaj për garancinë e gjyqësorit, i cili ka qënë problem deri tani?

Nasrallah:  Ne këmi vërejtjet tona për sa i përket garancisë së gjyqësorit, pasi nuk ishte i balancuar ashtu siç e kishim pritur.

As-Safir:  A kanë shkaktuar ndonjë problem këto rezerva?

Nasrallah:  Praktikisht, tani të gjithë po bashkëpunojnë për të lehtësuar planin në të gjitha dimensionet e tij. Nëse ka ndonjë vërejtje, rezerva, apo probleme, ata mund t’i paraqesin. 

As-Safir:  Pra, ajo nuk do të mbetet thjeshtë një qasje nga ana e sigurisë? A nuk ka nëvojë për dialog politik, sidomos midis Hezbollahut dhe Lëvizjes për të Ardhmen, i cili do të mund të çojë në një plan për sigurinë?

Nasrallah: Ne jemi gjithmonë të gatshëm për dialog. Praktikisht, tani në qeveri, shumica e forcave politike e kanë ndërmarrë një dialog të tillë. Lëvizjet e tanishme po përpiqen të trajtojnë probleme të mëdha. E njëjta gjë vlen edhe për parlamentin pasi rifilloi punën. 

Për më tepër, duke i hapur rrugën grupeve të ndryshme parlamentare, për të komunikuar e për të diskutuar tema të rëndësishme është me të vërtetë ndihmuese. Shumë çështje po shtyhen, por ata nuk tolerojnë asnjë vonesë të mëtejshme, pasi ato kanë të bëjnë me jetën e civilëve, duke përfshirë gradat dhe pagat.

As-Safir:  Praktikisht, ju vendoset që dialogu të bëhet në nivel parlamentar dhe qeveritar. Akoma nuk e keni marrë vendimin për ta ngritur dialogun me Lëvizjen për të Ardhmen në niveli politik...

Nasrallah:  Nuk ka asnjë problem në dialogun politik, apo në hapjen e çfarëdo kanali me Lëvizjen për të Ardhmen.

As-Safir: Kush e merr përgjejgësinë për ndërpjerjen e dialogut në të kaluarën?

Nasrallah:  Le të themi se ndërprerja e dialogur ishte si rezultat i mosmërrëveshjes me qeverinë e kryeministrit Saad Hariri. Rrethanat dhe atmosfera që u krijua në atë fazë çoi  në këtë ndërprerje në mënyrë spontane. Ne nuk duam ta bëjmë përgjegjëse vetëm njërën anë për këtë ndërprerje.

Sayyed Nasrallah: Faktorët lokal janë më me ndikim kësaj here


As-Safir:  A nuk bie kjo në kundërshtim me bojkoni që Hezbollahu i bëri seancës së fundit të Dialogut Kombëtar?

Nasrallah:  Jo, nuk është i njëjti rast. Bojkotimi i tryezës së Dialogut kombëtar kishte arsye të tjera. Për shembull, tani ne po marrim pjesë në sesionet e kabinetit në mënyrë normale, pavarësisht nëse ato drejtohen nga presidenti apo nga kryeministri.

Tryeza e Dialogut Kombëtar është diçka tjetër. Pasi tema kryesore, madje e vetmja, në tryezën  e Dialogur Kombëtar është strategjia mbrojtëse. Qëndrimet e presidentit të Repubikës në muajt e fundit, e veçanërisht në javët e fundit, e kanë zhveshur atë nga pozicioni i moderatorit, si i vetmi gjëndje ta marrë përsipër një dialog kombëtar, për një çështje kaq të rëndësishme – dmth strategjinë mbrojtëse. Mungesa jonë në tryezën e Dialogut Kombëtar nuk kishte lidhje me qëndrimet ndaj parimeve të përgjithshme të dialogut.

Ne gjithmonë kujdesemi për parimet e dialogut dhe pjesëmarrjen në tryezën e dialogut. Më parë ne nuk e kemi bojkotuar tryezën e diaogut, ndërkohë që grupe të tjera e ndërprisnin dialogun për muaj të tërë.

Ajo që na shtyu ta marrin këtë vendim ishte qëndrimi i qartë i presidentit të Republikës ndaj balancës trepalëshe, dhe etiketiket që ai bëri, si dhe qëndrimet e tij të mëparshme, të cilat i ka shpallur në mënyrë të papërshtatshme – sipas kënvështrimit tonë.

As-Safir:  Si e interpretoni qëndrimin e presidentit të Republikës dhe a ju habiti kjo? 

Nasrallah:  Ndryshimi i qëndrimeve ndodhi në muajt e fundit. Nuk kemi një interpretim të qartë. Ka disa analiza. Megjithatë, nuk dua t’i hyj këtyre analizave. Sipas kënvështrimit tim rrjedhojat janë të papranueshme. Nëse e krahasojmë fjalimin e fundit me fjalimin  e betimit, do të shohim një mospërputhje të madhe mes tyre.

Tek e fundit, ne duhet të shohim rezultatet. Për sa i takon arsyeve dhe prapaskenave nuk duam t’i hyjmë kësaj.

As-Safir:  Disa ju akuzojnë se po shënjestroni institucionin e presidentit.

Nasrallah:  Së pari, ne nuk komentuam rreth fjalimeve, përfshirë edhe fjalimin e mirënjohur, i cili u mbajt në Ministrinë e Mbrojtjes. Ne nuk komentuan rreth tij, por e tejkaluam. Ne qëndruam gjihmonë në kontakt me shpresën se ajo që u tha ishte thjeshtë diçka e momentin e jo një rrugë e re. Më pas doli se ishte një rrugë e re.  Komenti i parë që u bë nga Hezbollahu ishte i qartë dhe i prerë, dhe ne e thamë “me respektin më të madh për postin e presidentit.” Kështu që ne po kritikojmë presidentin e jo isntitucionin  e presidentit. Kjo është e drejta jonë normale. Në fakt, shumë prej forcave politike në Liban e kanë kritikuar atë në situata të ndryshme. Nëse shohim në gjashtë vitet e fundit, do të vëmë re se disa nga partitë në Bllokun e 14 Marsit janë ato që e kritikojnë presidentin më shumë dhe në mënyrë më të hapur.

As-Safir:  Pra, për momentin nuk ka bisedime dypalëshe me presidentin e Republikës?

Nasrallah:  Jo, nuk ka, përveç kontakteve normale me kabinetin. Nuk ka kontakte dypalëshe direkte.  

As-Safir:  A mendoni se qëndrimi i presidentit të Republikës ka lidhje me kundërshtimin e Hezbollahut për zgjatjen e mandatit të tij?

Nasrallah:  Kjo është një nga mundësitë e sugjeruara. Thashë se ka shumë analiza në lidhje me këtë, e kjo është një nga analizat që është thënë. Edhe pse ne nuk kemi shpallur një qëndrim politik të hapur, apo në media në lidhje me zgjatjen e mandatit. Megjithatë, në kuadër të diskutimeve mbi formimin e kabinetit ne e kemi thënë qëndrimin tonë në mënyrë trasparente muaj më parë për ata që na e kërkuan. Kjo përfshinte miq të presidentin. Ne thamë se zgjatja e mandatit është e papranueshme. Ndoshta, ky qëndrim i atëhershëm ishte arsyeja që fshihet pas këtyre problemeve, apo për ndryshimet e qëndrimeve të presidentint. Megjithatë, nuk kam informacione specifike. Kështu që, nuk dua të paragjykoj. Prandaj, kjo është një nga mundësitë.

As-Safir:  Pse qëndrimi juaj për zgjatjen e mandatit të presidentëve Elias Hrauit dhe Emile Lahudit ishte pozitiv? A mos keni marrë kësaj here një qëndrim negativ në parim ndaj zgjatjes së mandatit të presidentit?

Nasrallah:  Nuk po flasim për një qëndrim kundër parimit të zgjatjes së mandatit. Kjo është ajo që u thamë atyre që erdhën te ne – qoftë kur kemi diskutuar për presidentin e Republikës apo për çështje të tjera, apo edhe në dialogun mes miqve tanë të Lëvizjes së Lirë Patriotike në lidhje me zgjatjen e mandatit të parlamentit. U thashë atyre se ne nuk kundërshtojmë në parim. Për këtë arsye ne ramë dakord për mandatin e presidentit të fundit Elias Hraui, si dhe të ish-presidentit Emile Lahud.

Kështu që, ne nuk kemi ndonjë problem në parim. Faktet tregojnë se ne kemi votuar pro kësaj në të kaluarën. Për më tepër, kur po diskutonim rreth parlamentit – dhe si rezutat i kënvështrimit tonë dhe mirëkuptimit të situatës politike dhe asaj të sigurisë, dhe asaj që po ndodh në Liban e përreth – ne e mbështetëm idenë e zgjatjes së mandatit të parlamentit vitin e kaluar.

Prandaj, ne nuk jemi kundër zgjatjes së mandatit të institucionit të presidentit apo të ndonjë përsoni në parim. Kjo është e qartë. Nuk po i ndërlikoj gjërat.

Po, edhe kur mandati i presidentit zgjatej në të kaluarën, i ka qënë objekt i rrethanave të jashtëzakonshme që kërkonin zgjatjen e mandatit të këtij apo atij përsoni. 

Besoj se rrethanat nuk e kërkojnë shtyrjen e mandatit të presidentit Sulejman,  e as përformanca e tij nuk tregon se duhet bërë.

As-Safir: Ajo që thatë tregon se Hezbollahu në një mënyrë apo një tjetër e ka specifikuar qëndrimin e vet rreth zgjedhjes së presidentit? 

Nasrallah:  Përgjigja ime është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë ka të bëjë me mbajtjen e zgjedhjeve për president. Besoj se ky nuk është vetëm qëndrimi i Hezbollahut; Bkirki ishte i pari që bëri thirrje nq interesin kombëtar për nevojën  urgjente për zgjedhje. Edhe termat që u përdorën ishin fokusuar në zgjedhjen e një presidenti të ri të Republikës. Pra, ishte e qartë se duhej të zgjidhej një president i ri. Kjo përjashtonte çdo mundësi për zgjatjen e mandatit të presidentit Sulejman. Sipas kënvështrimit tim, atmosfera në vend kërkon zgjedhje presidenciale dhe zgjedhjen e një presidenti të ri.

Pjesa e dytë ka të bëjë me përsonin e presidentit të ri. Ne e kemi diskutuar këtë çështje në nivelet e udhëheqjes së Hezbollahut. Për ne përsoni të cilin po kërkojmë e që do ta mbështesim dhe për të cilin do të votojmë është emëruar. Në vendimet tona të fshehta, emri është vendosur.

Megjithatë, ne po presim kohën e duhur, si dhe kushtet e nevojshme mes nesh dhe grupit tonë politik, dhe më saktësisht, për shpalljen e emrit të këtij kandidati. Megjithatë, nga brenda, kjo çështje ka marrë fund për ne.

As-Safir:  A mund të flasim për karakteristikat e këtij përsonaliteti nëse nuk doni të përmendni emrin?

Nasrallah:  Prej javësh tashmë, karakteristikat e presidentit po qarkullojnë në vend. Po flasin për një president të fortë, i cili do të këtë një impakt të fortë dhe të pranueshëm në nivel popullor dhe kombëtar. Këto karakteristika janë trajtuar nga të gjithë dhe ka një konsensus rreth tyre, për të cilat dhe ne biem dakord gjithashtu.

As-Safir:  A përputhen këto karakteristika me Saimir Geagean, i cili e ka shpallur kandidaturën e tij zyrtarisht?

Nasrallah: Pavarësisht vlerësimit tonë për pozicionin e Dr. Geageas, biografisë së tij, objektivave politikë, dhe vlerësimit tonë për çdo kandidat të Bllokut të 14 Marsit, është më se e natyrshme që ne do të mbështesim kandidatin tonë për president – presidenca e të cilit do të arrinte interesin më të madh kombëtar, për të cilin ne po kërkojmë.

As-Safir:  A ka ndonjë përpjekje nga kandidatët për presidentë për të kontaktuar Hezbollahun? 

Nasrallah:  Në një vend si Libani është normale që çdo kandidat për president të përpiqet të kontakojë forcat e ndryshme politike dhe Hezbollahu është forca politike kryesore në Liban. Pra, kjo po ndodh në një mënyrë apo një tjetër.

As-Safir:  Sipas vlerësimit tuaj, a janë kushtet e zgjedhjes së presidentin në vitin 2014 ndryshe nga ato në të kaluarën? Faktori ndërkombëtar? Faktori rajonal? A do të jetë faktori rajonal më i rëndësishëm kësaj here?

Nasrallah:  Besoj se kjo do të ndikohet nga faktorët ndërkombëtar më shumë se çdo herë në të kaluarën.

Në nivelin ndërkombëtar, ajo që shihet nga qëndrimet e atyre vendeve që zakonisht ndërhyjnë në zgjedhjet presidenciale, tregon se ata nuk mbështesin ndonjë përson specifik. Deri tani, këto qëndrime nuk duket se tregojnë për ndonjë përsonalitet të veçantë për president.

Ajo që është transmetuar nga disa ambjente politike është se këto shtete po thonë: ajo që na intereson është stabiliteti në Liban – kjo duhet të jetë arritja e këtij emërimi; sa për përsonin e presidentin, ju, si libanezë mund ta trajtoni atë.

Ndoshta, këto shtete nuk do të ndërhyjnë në mënyrë specifike për emrin e përsonit të presidentit në fazën e mëvonshme, sepse ky nuk është prioriteti i tyre, pasi ata kanë probleme dhe shqetësime në vende të tjera.

Në nivel rajonal, vendet që zakonisht kanë marrë pjesë apo kanë luajtur një rol, në një mënyrë apo një tjetër ata janë të shqetësuar. Le të marrim Egjiptin për shëmbull. Nuk ma merrte mendja se egjiptianët do të ndërhynin.

Sa i përket Sirisë, presidenti Bashar Al-Asad e tha hapur: Ne interesohemi për hapat e presidenti, e kjo është e vërtetë. Nuk besoj se në gjendjen e tanishme shteti i Sirisë do të ndërhyjë për përsonin e presidentit; udhëheqja siriane interesohet më tepër për drejtimin e presidentit. Prandaj Siria tani është e anazhuar në një betejë fatale. Për pasojë, prioritetet e saj dhe prioritetet e betejës janë të angazhuara në imponimin e një qëndrimi lidhur me këtë çështje. Sa për Arabinë Saudite, unë besoj se ajo mbështet një president përfundimtar.

As-Safir: Po Irani? 

Nasrallah: Republika Islamike në Iran nuk ka ndërhyrë në zgjedhjen e presidentit në Liban. Unë besoj se nëse do të pyesim iranianët, ata do t’ia delegojnë këtë problem vetë libanezëve. Ajo që di për Iranin tregon se është e pamundur të ndërhyjë në çështjen e presientit. Sigurisht, shqetësohet për karakteristikat e presidentit. Ky është rasti i të gjithë miqve që e dua Libanin dhe kujdesen për të.

As-Safir:  Duket se ju po theksoni faktorin lokal? 

Nasrallah: Po, besoj se kësaj here faktori lokan dhe ai i brendshëm janë më me ndikim se në të kaluarën. Pra, nëse një kandidat, apo një kandidat i supozuar për president të republikës merr shumicën e kërkuar dhe mbështetja në sferën ndërkombëtare të jetë e pranishme, gjërat do të lëvizin në këtë drejtim.

Po, ajo që do të hapë dyert përballë ndëryrjes ndërkombëtare dhe rajonale është:mosmarrëveshja e forcave politike libaneze rreth përsonalitetit të presidentit, kushtet ligjore, normat, dhe koha e specifikuar; dhe si pasojë, vakumi. Megjithatë, mendohet se forcat politike do të arrijnë një mërrëveshje përfundimtare ose një rezultat përfundimtar, dhe vendimi i tyre do te jetë përfundimtar.

Me fjalë të tjera, mund të them se jemi përpara një shansi të madh për të zgjedhur nje president në Liban dhe të arrijmë zgjedhjet presidenciale me një vendim të brendshëm ndërkombëtar.

As-Safir:  Kjo periudhë ligjore është e vlefshme deri më 25 maj 2014. 

Nasrallah:  Edhe pas 25 majit. I vetmi ndryshim është se do t’i hapen dyert ndërhyrjes ndërkombëtare dhe rajonale. 

As-Safir: Sipas vlerësimit tuaj, kur ky kabinet u formua nga besimi i forcave ndërkombetarëve arabe, a nuk është kjo një e dhënë se vakumi është një mundësi serioze për disa “shtete”?

Nasrallah:  Mund të tregojë edhe këtë. Gjithsesi, formimi i qeverisë ishte i nevojshëm, pasi pa kabinet, zgjedhjet presidenciale do të ishin më të vështira. Mos formimi i kabinetit do të ishte një pohim i mospërputhjeve të forcave politike për të formuar një qeveri ku forcat politike të jenë të përfaqësuara. Me të vërtetë do të ishin më të paafta për të zgjedhur një president për Republikën.

Shkuarja drej formimit të qeverisë ishte më mirë se një prelud për zgjedhjet presidenciale, ose një masë parandaluese kundër vakumit. Formimi i këtij kabineti, diskutimi rreth dosjeve, vendimet dhe arritjet;  si dhe fillimi i takimeve me forcat politike ka promovuar mundësinë e të qënit të bashkuar për një president; nuk dua të them një president të vendosur apo një president të mesëm. Mund të ketë përsonalitete të mëdha, të cilat kanë një përfaqësim të denjë në vend dhe një mundësi të vërtetë për të rënë dakord rreth tij.

As-Safir:  Në përgjithësi është e pranuar nga të krishterët dhe muslimanët që presidenti duhet të përfaqësojë grupimin shiit, ndërsa kryeministri duhet të përfaqësojë sunitët më me ndikim. Pse nuk aplikohet kjo për të krishterët, sidomos për Maronët?

Nasrallah:  Ne jemi dakord për këtë. Nuk kemi asnjë problem për këtë.  Në zgjedhjet e kaluara qëndrimi ynë ishte i njohur. Në qëndruam krah figurës, e cila ka një ndikim të madh në komunitetin e krishterë; megjithatë, zgjidhja ndërkombëtare, rajonale dhe ajo e brendëshme mori një drejtim tjetër.

As-Safir:  Sondazhet paraprake që bëri Bkirki dhe anketa e bërë nga As-Safir, të cilat do të publikohen javën e ardhshme, tregojnë se gjeneral Aouni është në vendin e parë në nivel libanezësh dhe atë të të krishterëve.

Nasrallah:  Nëse i qënderojmë besnik rezultatit që thatë pak më parë...ky rezultat duhet respektuar. Megjithatë, problemi është se disa të krishterë kanë një problem me këtë, dhe jam dakord me ta. Por, ata vetë janë përgjegjës për këtë rezultat, pasi ata dëmtojnë përsonalitetin që më së shumti i përfaqëson ata për të arritur pozicione thelbësore dhe të kërkuara, përfshirë edhe presidencën.

As-Safir: Ju zotëroni një të tretën, dhe Blloku i 14 Marsit një të tretën. Megjithatë, asnjëri nga të dyja grupet nuk është në gjëndje ta zgjidhë këtë dilemë. Dua të thëm se ju e keni aftësinë për të dëmtuar, por jo për të zgjidhur dilemën në mënyrë vendimtare. Si është e mundur të dilet nga kriza?

Nasrallah:  kur flasim për një përsonalitet të përshtatshëm e që ka një  përfaqësim të gjërë dhe që gëzon krakteristikat e kërkuara për t’u bërë president, atëherë nuk ka dyshim se do të kërkohet miratimi nga të dyja palët.  

Njëri grup nuk mund ta udhëheqë kandidatin e tij për president pa grupin tjetër.

As-Safir: Duket sikur ju po i bëni thirrje grupit tjetër që të mbështesë kandidatin tuaj, ndërkohë që edhe grupi tjëtër po ju bën thirrje ju që ta mbështesnin kandidatin tjetër?

Nasrallah:  Është e vërtetë. 

As-Safir: Kjo do ta çonte vendin drejt një vakumi.

Nasrallah:  Ne tani jemi në fazën e dikutimeve. Diskutimet po zhvillohen në një mënyrë apo një tjetër, në më shumë se një rast. Pothuajse gjithmonë ato janë diskutime dypalëshe. Le të presim për këto diskutime e të shomim ku do të na çojnë? Më pas mund t’i gjykojmë gjërat.

As-Safir:  Po nëse Hezbollahut, tjetër në momentin e fundit do t’i duhet të zgjedhë mes vakumit dhe zgjatjes së mandati për një vit?

Nasrallah:  Për sa na takon neve qëndrimi ynë është i prerë dhe përfundimtar. Kërcënimi më vakum nuk duhet t’i frikësojë libanezët. Nëse forcat politike dhe grupet parlamentare nuk janë të gjendje ta arrijnë këtë para datës 25 maj, atëherë, pas datës 25 maj, çdo ditë, çdo orë dhe çdo minutë do të bëjmë presion ndaj forcave politike që të zgjedhin presidentin. Si rrjedhojë, nga tani e deri më 25 maj, forcave politike mund t’u duket sikur kanë mjaft kohë pasi ne jemi brënda afatit ligjor. Sidoqoftë, pasi afati ligjor të mbarojë dhe para se të kemi hyrë në vakum, nuk besoj se ka ndonjë frikë apo pengesë për zgjedhjet presidenciale. Përkundrazi do të ishte një element shtytës për të gjithë, sidomos pasi asnjëra forcë politike nuk dëshiron vakum.

As-Safir:  Disa ju akuzojnë se po i shtyni gjërat drej vakumit.

Nasrallah: Disa në Liban e kanë të lehtë të bëjnë akuza, e të thotë se këto apo ato parti, këto apo ato lëvizje duan të të krijojnë vakum. Përsonalisht mendoj mirë për të gjithë e thëm se asnjë në Liban nuk dëshiron një vakum presidencial. Kjo është e qartë për mua. Si rrjedhojë, fundi i afatit ligjor do të bëjë presion ndaj të gjithëve që të mbushin këtë vakum, sidomos pasi shumë po bëjnë thirrje për të vazhduar presionin për ta arritur këtë vendim.  Nëse ky emërim nuk arrihet përpara datës 25 maj, kjo nuk na frikëson e as nuk na shqetëson.

As-Safir:  Karakteristikat e ndërkombëtarëve, rajonalëve dhe arabëve theksojnë se presidenti garanton stabilitet. A janë këto karakteristika te kandidati juaj?

Nasrallah:  Sigurisht.

As-Safir:  A ka arritur Hezbollahu të thotë fjalën e tij të fundit në lidhje me nenin 49 të kushtetutës?

Nasrallah: Nuk e kemi diskutuar akoma këtë.

 

Sayyed Nasrallah: Qeveria... Një shans i ri

As-Safir:  Qeveria mund të fitojë një mundësi ose të shkaktojë një krizë në vend, në varësi të përformancës së saj. Cili është vlerësimi juaj për vendimet e marra deri tani?

Nasrallah:  Besoj se mundësitë janë më të mëdha se kriza.

As-Safir:  A mund të bëhen emërime shtesë, pos atyre të bëra deri tani? 

Nasrallah:  Kështu janë gjërat tani. Atmosfera në parlament është pozitive, dhe deri tani, gjërat po lëvizin me një nivel të lartë pozitiviteti, marrëveshjeje dhe mirëkuptimi të ndërsjelltë. Për më tepër, ka një mirëkuptim implicit për të plotësuar vendet e lira gjatë fazës së ardhshme në kuadër të mekanizmave të miratuara ligjerisht. Unë besoj se atmosfera e përgjithshme është pozitive dhe se mundësia për të pasur një shans është më e madhe se rreziku i krizës.  

As-Safir: Sipas jush a po shkojmë drejt zgjedhjeve parlamentare, apo do të ketë përsëri një zgjatje të mandatit?

Nasrallah:  Normalisht, zgjedhjet parlamentare bëhen në fazën e ardhshme. Ka apo nuk ka president, qeveria mund të mbajë zgjedhje parlamentare në mungesë të një presidenti të Republikës.

As-Safir:  Gjithashtu është edhe problemi i ligjit të zgjedhjeve – dmth Ligji i Zgjedhjeve i vitit 1960.

Nasrallah:  Ky problem ka ekzistuar gjithmonë, në ta kaluarën, tani dhe në ta ardhmen – dhe nuk e di se deri në ç’masë mund të biem dakor për një ligj të ri zgjedhor.

As-Safir:  A jeni në kontakt me kryeministrin Tammam Salam?

Nasrallah:  Po, kontaktet ekzistojnë dhe kjo është diçka normale.

As-Safir:  Si e vlerësoni ju përformancën e tij? 

Nasrallah:  Që nga fillimi ne kemi besuar se kryeministri Tammam Salam është një përsonalitet i pranuar, logjik dhe i hapur, dhe se ai do të vepronte në përputhje me rrethanat. Kjo është ajo që ne shohim në këtë përformancë dhe marrëdhëniet janë pozitive, të mira dhe të këndshme më kryeministrin.

As-Safir:  Plani i sigurisë do të vazhdojë në drejtim të Bekaas. Nëse Hezbollahut i kërkohet që të mbulojë anën politike për fenomene të tilla jo normale siç janë bandat dhe grabitjet. A do të jeni ju me qeverinë ashtu si në Tripoli? 

Nasrallah:   Në disa media ka qarkulluar se Hezbollahut dhe Lëvizjes Amal i është kërkuar të rrisë mbulimin; në fakt, ne nuk këmi mbuluar njeri që të na kërkohet ta rrisim. Për më tepër, vitet e fundit, Hezbollahu; Lëvizja Amal, përsonalitetet e rajonit të Bekaas, veçanërisht të veriut të Bekaas, kryetarët e komunave ; Krerët e sindikatave komunale ; Këshillat komunale ; dhe kryetarët e komunave të gjithë po i bëjnë thirrje shtetit për aplikimin e një plani sigurie në veri të Bekaas. Forcat e sigurisë kanë arrestuar ata që kanë qënë të përfshirë në rrëmbime, vjedhje dhe ngritje të pritave...

Ishte shteti që po dështonte  të mërrte përsipër përgjegjësitë e veta. Së pari, askush nuk i pëngoi ata që ta bënin këtë; askush nuk ka mbuluar asgjë gjatë vitit të kaluar. Përkundrazi, shtetit iu bë thirrje. Ishte shteti që po dështonte në përgjegjësitë e veta. Në atë kohë mund të këtë ndërmarrë disa operacione të kufizuara; pastaj ndalonte. Ne gjithmonë i kemi siguruar mbulimin politik dhe popullor për zyrtarët e forcave të sigurisë në kryerjen e misioneve të tyre në rajon, pasi kjo është një kërkesë shumë e rëndësishme.

Për më tepër, në fazën e tanishme, ne e mbështesim fort këtë dhe jemi gati për çdo ndihmë dhe mbulim dhe për dhënien e çdo lehtësimi të nevojshëm. Ne shpresojmë se ky plan do të jetë i susesshëm, edhe pse trajtimi nëpër media ditët e fundit i kishte dhënë mundësinë të ikin atyre që ishin shënjestruar nga masat e sigurisë në atë rajon.

Megjithatë, në çdo rast, është diçka e mirë dhe e rëndësishme që shteti ka filluar të marrë hapa seriozë në këtë drejtim, çka mund të vendosë bazat për hapa të mëtejshëm në të ardhmen.  Është e rendësishme që shteti ta bëjë punën e vet në mënyrë të vazhdueshme dhe të mos ndalet në faza të caktuara.

As-Safir:  A e mbani fajin për situatën në Bekaa – meqënëse keni qënë pjesë e qeverisë dhe parlamentit – pasi rezultatet në Bekaa janë pothuajse zero? 

Nasrallah:  Jo, nuk është zero. Në vitet e kaluara, janë arritur gjëra me të vërtetë të mira në lidhje me rrugët, linjat telefonike, linjat elektrike, rrjetin e ujit dhe tubacionet e ujërave të zeza në rajon.

Megjithatë, problemet kryesore në Bekaa tani nuk janë ato të rrugëve, energjisë, ujit apo telefonit.

Problemi i vërtetë tani, ashtu si në shumicën e rajoneve të Libanit, është gjetja e mundësive të punësimit – dmth, mjetet e jetesës për banorët e rajonit. Kemi një problem të madh në lidhje me këtë në nivel kombëtar dhe kjo nuk mund të trajtohet me këste dhe në mënyrë të kufizuar. Ka nëvojë për një trajtim të përgjithshëm.

Ministrat dhe deputetët e Hezbollahut, bashkë me aleatët e tyre, janë duke kërkuar për një zgjidhje. Kjo vjen bashkë me prioritetet tona për ta punuar në rajon.

Në të kaluarën, ne këmi kërkuar formimin e një province në rajon për shkak se ka rezultate ekonomike dhe zhvillim. Kjo është arritur në një masë të madhe. Një hap i rëdësishëm është propozimi i një kryebashkiaku në provincën e Baalbek-Hermel, dhe besoj se qeveria do ta ketë një nga prioritetet në emërimet në të ardhmen duke caktuar një kryetar bashkie në krahinën Baalbek-Hermel dhe një kryetar bashkie në provincën e Akbarit.

 

Sajjed Nasrallah: Mbështetje e pakushtëzuar ndaj kredos së ushtrisë

 

As-Safir: Si e vlerësoni donacionin e Saudisë për ushtrinë libaneze përmes francezëve?

Nasrallah: Në parim, pavarësisht këtij donacioni, ne e mbështesim çfarëdo lloj suporti të pakushtëzuar për ushtrinë libaneze. Ne gjithmonë u kemi bërë thirrje shteteve dhe qeverive që të ofrojnë ndihmë në mënyrë që ushtria të marrë këtë ndihmë. Në gjithashtu u kemi kërkuar miqve tanë që ta arrijmë këtë qëllim. Edhe pasi Siria u tërhoq nga Libani, ajo i dha ndihmë ushtrisë libaneze. Republika islamike e Iranit gjithmonë ka shprehur gatishmërinë e saj për këtë. Megjithatë, këtu problemi qëndronte në vendimet politike libaneze. Disa refuzojnë e disa shprehin rezerva. I kuptoj arsyet pas këtyre rezervave; aryeja është frika nga Amerika dhe disa shtete arabe.

Gjithsesi, në parim ne e mbështesin çfarëdo ndihme ndaj ushtrisë libaneze dhe çdo përpjekje për ta forcuar atë. Unë nuk them se nuk kemi asnjë rezervë, pasi kjo do të ishte diçka e papërshtatshme. Kjo është nga njëra anë . Nga ana tjetër, kjo ndihmë ka ardhur nga Arabia Saudite përmes francezëve. Ne nuk do të komentojmë mbi këtë përmes mediave, sepse ne nuk i dimë të gjitha detajet: A ka kushte apo jo?Cilat janë konsideratat për këtë hap apo këtë iniciativë?

Nuk dua të përmend ekzistencën e kushteve, pasi mund të mos këtë fare. Më mirë do të thoja se ne nuk kemi informacione të mjaftueshme për të gjykuar. Për shembull, deklarata e ministrisë e përmendi këtë donacion. E ardhmja dhe rezultatet e këtij donacioni do të shfaqen në të ardhmen.

Disa mund të përshëndesin rezultatet para se të ndodhin. Disa mund të shfaqin dyshime. Unë nuk dua të bëj zhurmë duke shfaqur dyshime. Vetëm them se duhet të presim për rezultetet e këtij hapi. Më vonë, do të bëhen të ditura edhe llojet e armëve dhe pajisjet që do t’i jepen ushtrisë libaneze. Pastaj, ne mund ta gjykojmë natyrën e këtij hapi. Megjithatë, e theksoj përsëri se në parim, çdo shtet,me përjashtim të Izraelit, mund të ofrojë ndihmen e vet në forcimin e ushtrisë libaneze, pasi ai do të ishte një hap i mirë.

As-Safir:  A ka ndonjë frikë në lidhje me doktrinën e ushtrisë?

Nasrallah: Ne nuk shqetësohemi aspak. Janë thënë disa gjërë në media apo në prapaskenë, por që sipas kënvështrimit tonë janë të pavlera. Kjo për shkak se në rastin e ushtrisë libaneze nuk sundojnë ata që japin armët dhe municionet. Por, është doktrina kombëtare dhe politike ajo qëe udhëheq.

Doktrina kombëtare e këtij institucioni është e qartë si kristali dhe  e ka treguar këtë me përformancën, drejtimin dhe saktrificat e saj që ka bërë ndër vite. Vendimi politik, sidomos në kuadër të qeverisë së tanishme, apo tëçfarëdo qeverie që do të formohet në të ardhmen duke u bazuar në harmoninë apo në pjesëmarrjen e grupeve të ndryshme, garanton se asnjë institut sigurie apo ushtarak nuk do të shfrytëzohet nga kjo anë. Kjo është një mundësi për të lavdëruar ushtrinë libaneze për përpjekjet, sakrificat, urtësinë dhe trimërinë më të cilën ky institucion i ka përballluar ngjarjet e tanishme.

As-Safir: Po në lidhje me përformancën e rezistencës dhe lidhjet e saj me ushtrinë libaneze në rajonin në jug të Litanisë?

Nasrallah: Në jug ta Litanisë ka një angazhim libanez absolut, qoftënga rezistenca, qoftë në lidhje me rekomandimet e OKB-së në përputhje me rezolutën 1701. Rezistenca nuk ka një prani ushtarake në jug të Litanisë. Është e angazhuar në lidhje me këtë dhe është e bindur. Lidhjet me ushtrinë libaneze në atë zonë janë të shkëlqyera. Nuk ka asnjë problem.  

As-Safir: Po lidhjet me UNFIL-in?

Nasrallah: Lidhjet me UNIFIL-in janë  të mira. Disa herë ka pasur ca probleme të banorëve me UNIFIL-in, por janë zgjidhur, me anë të kontakteve me UNIFIL-in, me kryetarët e komunave dhe palët në terren, ose me anë të ushtrisë libaneze, sepse ushtria garanton zgjidhjen e këtyre incidenteve. Në atë kohë, këto nuk erdhen si rezultat i probleme politike, qendrimeve politike nga UNIFIL-i, apo qëndrimi i popullit.

Disa herë ka ardhur si rezultat i sjelljes së disa individëve. Për shembull, ata mund të hyjnë në brendësi të disa lagjeve apo të qellojnë në shtëpi apo qendra. Njerëzit reagojnë nda kësaj në mënyrë të vendosur. Herë të tjera, ata mund të jenë të pavëmendshëm ndaj traditave dhe zakoneve të këtyre fshatrave. Megjithatë, në përgjithësi, marrëdhëniet janë të mira dhe natyrale me UNIFIL-in, dhe nuk mendoj se do të kenë një impakt negativ në lidhje me situatën në jug të Litanisë.


As-Safir:  Deputeti Ualid Xhumblat u ankua në seancën e fundti të dialogut se mijëra ushtarë janë tërhequr nga rajoni jugor i Litanisë për t’u vendosur në zona të tjera ku ushtria ka nevojë për ta. A ekziston ndonjë frikë në lidhje me këtë?

Nasrallah: Aspak. Nëse ka ndonjë nëvojë për ushtrinë në zona të tjera, kjo nuk do të jetë problem për jugun. Tani, realiteti në jug dhe jo vetëm në jug ta Litanisë, është se si rezultat i gjëndje së qetë politike, komunikimit politik, harmonisë së përgjithshme dhe largësisë së jugut nga shumë kontradikta dhe ndjeshmërisë nga njëra anë, dhe ekzistencës së rezistencës dhe frikës së balancës që ekziston në rajon në anën tjetër, mund të këtë krijuar këtë përshtypje. E rendësishme është që ushtria të rrijë në jug. Ndërsa numri mund të mos jetë i rëndësishëm në këtë fazë, sepse ka mjaft elementë gjakftohtësie.

As-Safir: Rekrutimi në ushtri a mund të jetë zgjidhje për këtë problem?

Nasrallah: Ne jemi pro çdo gjëje që e bën ushtrinë të aftë në misionet e saj dhe ato të cilat i ka në përgjejgësi. Sepse është një institucion që ka nivelin më të lartë të mbështetjws dhe prandaj i siguron qytetarët libanezë.

Ne i mbështesim masa të tilla, qoftë në tranferimin e kufizuar të brigadave, skuadrave, apo nëpërmjet rekrutimit. Duket që kjo është një nevojë kombëtare për të siguruar numrin e nëvojshëm të të rekrutuarve në ushtrinë libaneze. Në mënyrë që të jetë në gjëndje të kryejë misionet e saj në jug, në veri, Bekaa, e po ashtu edhe në zona të tjera të Libanit, që prania e saj në një zonë të mos ndikojë në zonën tjetër.

Sajjed Nasrallah: Problemi i emigrantëve sirian është serioz

As-Safir:  Emigrantët sirianë përbëjnë një element shqetësues për Hezbollahun. Nuk është qartësuar asnjëherë qajsa e Hezbollahut për këtëçështje.

Nasrallah: Emigrantët sirianë në Liban paraqesin një problem kombëtar; nuk është nëj problem i një ane tëçaktuar si Hezbollahu apo të ndonjë pale tjetër. Kjo çështje duhet të diskutohet në nivel kombëtar. Në qeveritë e mëparshme janë bërë disa diskutime në lidhje me këtë. Sot, ky është bërë një nga problemet më të mëdha me të cilat po përballet kjo qeveri. Tani do të shohin se deri nëç’masë do të jetë i llogjikshëm dhe objektiv diskutimi në këtë qeveri. Megjithatë, në qeverinë e kaluar, në të cilën Blloku i 14 Marsit nuk ishte pjesë, nuk e mohoj se ky problem ka qënë objekt i ofertave si rezultat i mospërputhjeve në qëndrimet politike.

Kjo është një gjë shumë e rëndësishme. Ka tregues shumë të rrezikshëm, madje edhe në nivelet financiare, ekonomike, sociale, si dhe nënivelin e sigurisë.Ndoshta çështja e sigurisë është më pak e rrezikshme në krahasim me çështjet sociale, financiare, dhe ekonomike.Çështja e sigurisë mund të kontrollohet në një mënyrë apo një tjetër me anë të ushtrisë dhe forcave të sigurisë dhe me anë të forcave politike për çfarëdo shkelje. Prandaj, puna e sigurisë mund të zgjidhet. Megjithatë, pasojat e tjera janë serioze dhe të rëndësishme.

Gjatë diskutimeve të herë pas herëshme, disa i mëshojnë ndërtimit të kampeve. Disa forca në Liban janë kundër ndërtimit të kampeve edhe pse aktualisht ka kampe, por nuk janë zyrtare. Hapja e kampeve mund të na sjellë disa rreziqe, përfshirë edhe zhvendosjen e kampeve në bazat ushtarake për opozitën siriane, siç ka ndodhur në vende të tjera si Turqia, Jordania dhe në vende të tjera. Kjo do të përbënte një rrezik për sigurinë kombëtare. Ka një ndarje në Liban në qëndrimin ndaj opozitës.

Ndër rreziqet e tjera është edhe transformimi i tyre në kampe të përhershme. Ajo që na bën të shqetësohemi për këtë janë deklaratat e fundit. Disa ambasada dhe disa palë, madje kanë folur për mundësinë apo për supozimin e marrjes së nënshtetësisë së sirianëve nga vendet ku kanë emigruar. A mund ta tolerojë Libani këtë? Ata që kanë sugjeruar një ide të tillë mendojnë në këtë mënyrë. Kjo është e vërtetë, pasi mentaliteti i tyre dhe mënyra se si i menaxhojnë punët në rajon e tregon këtë.

Sipas pikëpamjes sonë, problemi kryesor tek e fundit është ana logjistike – dmth gjetja e strehimit. Libani mund t’i tolerojë përkohësisht emigrantët.

Shumë prej këtyre emigrantëve po jëtojnë në shtëpi që i kanë marrë vet me qera, ose i kanë marrë të tjerët për ta. Të tjerët jetojnë në kampe. Problemi kryesor akoma mbetet financimi – dmth, furnizimi i Libanit me ndihmën e nëvojshme që do t’ia mundësonte një strehim të pranueshëm për emigrantët sirianë në rajone të ndryshme të Libanit si dhe plotësimi i nevojave të tyre deri sa tëgjëndet një alternativë tjetër – për të cilat në mund të flasim.

Pra, prania e emigrantëve sirianë në rajone të ndryshme të Libanit dhe gjetja e strehimit, qoftë kur i marrin vetëm me qera, apo kur i marrin të tjerët për ta, është realitet. Kjo po ndodh tani në veri. E di që ka shumë shtëpi në Bekka, në të cilat tani jetojnë emigrantë sirianë. Në jug gjithashtu, janë gjëtur shumë strehime. Problemi kryesor është financimi. İdeja e kampeve është gjithmonë kontroverse, dhe ka rreziqe që ne nuk mund t’i marrim përsipër. Nuk duhet të thjeshtëzojmë këtëçështje.

Tani, këto janë disa zgjidhje alterative dhe kjo ka nevojë për bashkëpunimin e qeverisë libaneze dhe qeverisë siriane. Besoj se qeveria siriane e ka treguar vullnetin e saj të mirë për të bashkëpunuar për këtë në shumë raste. Ambasadori sirian në Liban, Ali Abdul Karim kishte informuar disa politikanë në Siri në lidhje më këtë. Tani ka disa zona në Siri që janë të sigurta. Në shumë zona ka pajtime. Rastet e luftëtarëve që kanë luftuar në tre vitet e fundit tani po zgjidhen. Këta luftëtarë, të cilët kanë qënë të vendosur në periferi të Damaskut, qytetin e Homsit, provincen e Homsit, Alepo, apo në zona të tjera, tani janë më familjet e tyre në këto qytete dhe zona.

Mendojmë se kushtet e familjeve të këtyre emigrantëve janë më pak serioze se sa të atyre luftëtarëve. Duke marrë si shembull rrethinat e Damaskut, ne shohim se ka raste ku qytete të tëra janë siguruar, ashtu si në Homs. Prandaj, është e mundur që me anë të bashkëpunimit dhe përpjekjeve të zyrtarëve libanezë dhe atyre sirianë dhe bashkëpunimit mes dy vendeve, rastet e familjeve të shumë e migrantëve mund të zgjidhen. Mund të ofrohet siguri dhe kështu ata mund të kthehen në fshatrat, qytete dhe vendete tyre. Nëse shtëpitë e tyre janë shkatërruar apo shembur si rezultat i luftës, mund të ndërtohen kampe brënda territorit sirian. Kjo është një zgjidhje e logjikshme dhe e pranueshme. Mendoj se disa politikanë do të thotë se ata kanë frikë të kthehen. Megjithatë, a është gjëndja e tyre më e keqe se e atyre që kanë luftuar këto tre vjet, e që janë zgjidhur rastet e tyre në qytete të ndryshme? kjo është zgjidhja më e logjikshme.

 

Sajjed Nasrallah: Në lidhje me imponimin e ndërtimit të shtetit

As-Safir: Fenomeni i përhapjes së armëve nëçdo fshat dhe qytet libanez, siç po ndodh sot, a i shërbën rezistencës apo jo?

Nasrallah: Përhapja e armëvë në fshatrat dhe qytetet libaneze është një problem i vjetër. Ka ekzistuar që përpara Hezbollahut (dhe lëvizjeve islamike në përgjithësi). Madje, ke ekzistuar përpara ardhje së rezistencës palestineze në Liban. Pasi ka pasur disa që e kanë fajësuar për përhapjen e armëve.

Armët kanë ekzistuar në fshatra dhe qytete që para dhjetra viteve. Kontrollimi i  këtyre armëve është shumë i rëndësishëm, pasi i shërben idesë së rezistencës, gjithashtu sigurisë shoqërore si dhe sigurisë kombëtare. Gjithashtu kufizon humbjen e jetëve të libanezëve në të gjitha nivelet.

Besoj se rruga për ta arritur këtë nuk është me ç’armatosjen e libanezëve, pasi kjo është jo realiste. Madje edhe në një nga sesionet e dialogut kombëtar iu shtrua kjo pyetje politikanëve, të cilët gjithmonë e ngrenë zërin kundër. Mbështetësit e tyre nuk duan armë në shtëpitë e tyre? përgjigjia është e qartë.

Prandaj, zgjidhja e këtij problemi nuk është heqja e armëve nga shtëtpitë e libanezëve. Zgjidhja është imponimi i respektimit të shtetit. Kur shteti respektohet dhe forcat e armatosura kanë një prezencë paqësore, dhe kur të kërkuarit dhe të dhunshmit arrestohen, e po ashtu edhe hajdutët, grabtësit dhe agresorët, këto armë padyshim, do të jenë nën kotroll.

Megjithatë, nëse të gjitha këto shkelje mbulohen dhe shteti nuk merr përgjegjësitë që i takojnë, atëherë këto armë do të përbëjnë kërcënim. Por, nëse shteti i merr përgjegjësitë e veta, nuk besoj se këto armë do të përbëjnë ndonjë kërcënim apo problem. E rëndësishme është që shteti të marrë përgjegjësitë e tij. Plani i sigurisë, vendimet e qeverisë dhe mbulimi i këtij plani nga forcat e ndryshme politike janë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim.

As-Safir: A e dëmtojnë lëvizjen akuzat se Hezbollahu ka interes në dëmtimin e institucioneve dhe krijimin e vakumit?

Nasrallah: Kjo e dëmton rezistencën. Rezistenca është një fuqi mbrojtëse për Libanin si dhe një fuqi çlirimtare. Si rrjedhojë, ku ka një shtet, qeveri dhe institucione ne Liban që vëzhgojnë të gjitha punët e kombit dhe të libanezëve në nivel politik, ligjor, sigurie, social, ekonomik, financiar dhe nivel jetësor, ky do të ishte një shërbim i madh për rezistencën.

Në idenë e saj të përgjithshme, rezistenca nuk është vetëm një forcë ushtarake. Duhet një shoqëri e fortë që rezistenca të mund të kryejë misionet e saj. Papunësia, varfëria, lufta e brendshme, kundërtimet e brendshme, përplasjet sporadike në këtë rrugë, apo në atë lagje, dhe armiqësitë e brendshme, ndikojnë në projektin e rezistencës.

As-Safir:  Shkelqësia juaj! Në vitin 2006 ju thatë se është me e lehtë të kesh një shtet të padrejtë se sa mos të kesh shtet fare.

Nasrallah: E mbroj atë që kam thënë në vitin 2006. Në jemi seriozë në kërkesën për të ndërtuat shtetin dhe në marrjen e përgjegjësive nga shteti. Ne nuk jemi zëvendësues të shtetit në asnjërast. Edhe në lidhje me rezistencën, e përsëris atë që kam thënë më 22 dhjetor të vitit 2006 në ceremoninë e Fitores Hyjnore në Dahiyeh: kur shteti ynë të jetë i aftë dhe i fortë e të ketë mundësi të mbrojë Libanin, ne të rezistencës do të kthehemi në shkollat, univeristetet dhe institucionet tona fetare. Kjo është strategjia mbrojtëse për të ardhmen. Nuk ka zgjidhje tjetër. Dhe ne e mbështesim këtë.

Përkundrazi, të gjitha akuzat janë të pabaza. Dihet se në Liban ne jemi ata që bëjnë më shumë lëshime në interes të gjetjes së një marrëveshjeje dhe për formimin e një qeverie.

As-Safir:  A është e vërtetë se shteti aktual ju përshtatet ju më shumë se një shtet i fortë jo sektar?

Nasrallah: Më intereson më shumë një shtet i fuqishëm dhe një shtet i së drejtës që i trajton në mënyrë të barabartë të gjithë qytetarët e vet, pavarësisht nga përkatësia sektare apo rajonale. Sa i përket një shteti jo sektar, shtet sektar, një shtet qytetarë apo një shtet human, kemi pasur shumë diskutime. 

Ne mbështetëm anulimin e sektarizmit politik. Kemi bërë thirrje për vendosjen e një shteti jo sektar

Megjithatë, më vonë pamë se kjo çështje ka shkaktuar problem te shumica e libanezëve, sidomos të pjesa më e madhe e të krishterëve – nuk po them te të gjithë të krishterët. Disa të krishterë duan heqjen e sektarizmit politik, pavarësisht nga rreziqet që mund të ketë.

Megjithatë, në vazhdim pamë se në fakt, shumica e të krishterëve nuk bien dakord për këtëçështje dhe se ata kanë frikë dhe janë të shqetësuar.

Pradaj, mendoj se duhet t’i kemi parasysh këto frikëra. Kështu që, askush nuk duhet të marrë hapa të nxituar në këtë drejtim. Nëse nuk duam të flasim teorira, por të merremi me status quo-n në vend. Atëherë faktët nuk e tregojnë një mundësi të tillë, as tani e as në të ardhmen. Prandaj, prioriteti tani është ndërtimi i shtetit dhe institucioneve. Asambleja dhe marrëveshja e libanezëve edhe nëse bëhet mbi një sistem sektar – deri sa të arrijmë në një fazë ku të ketë siguri dhe stabilitet në Liban... deri sa ne të arrijmë minimumin e zgjidhejve të problemevve të tanishme në Liban. Hapjen e libanezëve me njëri-tjetrin; dhe minimumin e zgjidhjes së frikërave të tanishme. Prandaj, duhet një zgjidhje.

Dy vjet më parë, kam folur për një konferencë përbërëse. Deri më tani, edhe pse ideja më vonë u tërhoq,  ka ende njerëz që e mbështesin atë. Javën e kaluar, dikush e mori platformën mbi konferencën. Kjo shpreh thellësinë e frikës dhe të shqetësimit që ushqejnë disa klasa në Liban.

 

Sajjed Nasrallah: Situata nuk ndihmon në zhvillimin e regjimit


As-Safir:  Të gjithë kanë frikë? Nga çfarë? A është konsumuar marrëveshja e Taifit? 

Nasrallah: Të gjithë janë dakord se ka probleme dhe merren me to në varësi të rrethanave; por, ende qëndrojnë larg dialogut. Për më tepër, duke folur për zhvillimin e Marrëveshjes së Taifit e jo për emëruesit. Kjo çon në një pabesi politike – e kjo është problem – kjo ndodh edhe në mesin e disa forcave të mëdha politike. Ky është një problem i vërtetë. Në mënyrë që të mos të mos akuzoheni për pabesi politike – në të gjitha rastet, ju duhet t’i përmbaheni angazhimeve tuaja të Marrëveshjes së Taifit. Nëse ju thoni:” Nuk ta Zot tjetër përveç Allahut,” ju do të akuzoheni për pabesi.

Për shkak të ndikimit nga politika rajonale, problemi i politikës libaneze është larg zgjidhjes së vërtetë. Sepse i gjithë rajoni është në tension, i shqetësuar, në konflikt dhe është duke shkuar drejt horizonteve të paqarta. Forcat politike në Liban po preken dita ditës. Ky është një faktor shtesë që tregon se për momentin nuk është koha për një zgjidhje të vërtetë. Vërtetë, libanezët po humbasin kohë, por kushtet tani janë të pafavorshme.

As-Safir:  A po mbulon Hezbollahu ndonjë rast korrupsioni në Liban?

Nasrallah: Hezbollahu nuk mbulon asnjë rast korrupsioni në Liban. Hezbollahu i bën thirrje autoriteteve gjyqësore që të marrin të gjitha përgjegjësitë e veta në ndjekjen dhe luftimin e të gjitha rasteve të korrupsionit. Ato që mund të thuhen për Hezbollahun se po mbron apo po parandalon – asnjëra nuk është e vërtetë.

As-Safir:  Po në lidhje me ilaçet e skaduara?

Nasrallah: Ne jemi një parti e madhe. Kemi me dhjetra e mijëra anëtarë të Hezboollahut. Për më tepër, Hezbollahu ekziston që prej 32 vjetësh. Le të na gjëjnë një anëtarë të Hezbollahut qëështë i përfshirë në korrupsion. Për 32 vjet, në mesin e mijëra anëtarë, ka pasur vetëm një rast me ilaçet e skaduara, për të cilin ju po pyesni.

Megjithatë, për përsonin në fjalë, ministri Muhamed Fneish, bëri një deklaratë ku tha se ne marrim përsipër të gjithë përgjegjësinë dhe se njërëzit e përfshirë tani janë në burg. Ai nuk u mbulua nga askush, kur ndërkohë në vend ka falsifikime të mëdha. E megjithatë, kur ai njeri u akuzua dhe doli fajtor, u burgos. Ai tani është në burg. Ky është një precedent.

A ka ndodhur ndonjëherë që kur vëllai, apo ndonjë i afërm i një ministri në ndonjë qeveri të mëparshme libaneze është akuzuar për shkelje të ligjit, ministri të dalë me një deklaratë? Madje, ai vetë e dorëzoi vëllain e tij në gjykatë. Nuk mbaj mend që një gjë e tillë të ketë ndodhur më përpara. Nuk di një precedent të tillë. Kjo do të thotë se Hezbollahu nuk mbulon asnjë korrupsion. Është e pamundur që Hezbollahu të mbulojë ndonjë rast korrupsioni.

As-Safir: Është thënë se Hezbollahu do të mundej nëse korrupsioni do të gjënte vend te ju.

Nasrallah: Hezobllahu është  i vendosur të mbrojë rradhet e tij nga korrupsioni. Prandaj, ne jemi të vendosur në trajtimin e kësaj çështjeje.

 

Sajjed Nasrallah: Ne e kemi rrëzuar idenë se Izraeli është një ushtri e pamposhtur

As-Safir: A ka humbur Hezbollahu një shans nëçlirimin e vitit 2000 dhe në fitoren e vitit 2006 në lidhje me botën arabe?

Nasrallah: Sidomos pas [fitores së vitit] 2006, disa miq trajtuan disa pika me mua. Kishin disa ide në kokë, të cilat ata i shprehën duke thënë se Hezbollahu mund të jetë një tjetër Xhamal Abdul Naser... Na thanë: Ju të Hezbollahut si lëvizje mund të luani një rol në nivelin e vendeve të botës arabe. Kjo u tha edhe nga miq të tjerë gjithashtu.

Nuk kam asnjë iluzion në lidhje me këtë. U thash atyre se kjo nuk është e vërtetë. Ky është një kahasim jo real. Në fakt, është një krahasim emocional.

Ata e kishin fjalën për një lider të madh arab – Xhamal Abdul Naser, presidentin e shtetit të madh arab. Ai shtet përfshin gjysmën e arabëve.Është një shtet me aftësi, ushtri dhe shumë aftësi të tjera. Miqtë tanë po bëjnë një krahasim të pasaktë. A ka qënë kjo rezistenë udhëheqësja e Libanit?  Përsëri krahasimi nuk do të ishte i saktë. Po nëse flasim për një parti qëështë pjesë e popullit të Libanit? Nuk ka pika ngjashmërie. Hezbollahu nuk është një shtet. Libani nuk është një shtet i madh rajonal, apo një shtet që ka kapacitete të mëdha materiale dhe njerëzore.

E gjithë puna është se vlera morale e Hezbollahut i ka kaluar kufijtë për shkak të arritjeve të vitit 2000 dhe vitit 2006.

Hezbollahu respektohen gjithandej në botën arabe dhe islame, sepse refuzon një ide fikse dhe paraqet një shembull.

Ata kanë punuar për këtë ide për rreth 40 a 50 vjet. Sipas kësaj ideje, Izraeli ështënjë ushtri e pamposhtur dhe se ne nuk kemi zgjidhje tjetër përpos negociatave, marrëveshjes së paqes dhe lëshimeve. Hezbollahu e refuzon këtë ide.

Kjo është e gjithë historia. Vlerësimi ynë në botën arabe dhe islame nuk e tejkalon respektin. Për sa i përket administratës  dhe aftësive të Hezbollahut për të bërë ndryshime në botën arabe, shtetet arabe dhe te popujt arab; dhe se mund të ndërhyë këtu apo atje për të ndryshuar balancat, kjo është e pamundur. Kjo është e kuptueshme dhe nuk ka nevojë për diskutime.

(Disa thanë me mirësi: Abdul Naseri e dërgoi ushtrinë e tij në Jemen, ndërsa ju e dërguat në Siri. Sajjed Nasrallahu u përgjigj aty për aty: Siria është diçka tjetër. Pastaj vazhdoi përgjigjen e mëparshme duke thënë: )

Pra aftësitë njerëzore dhe financiare nuk e mundësojnë këtë.  Hezbollahu ka humbur sepse nuk besoj se ka pasur ndonjë shans që në fillim. ideja jonë ishte fitimi i respektit në interes të përmirësimit të kulturës së lëvizjes në botën arabe dhe islame.

Këtu shihet hapja ndaj forcave kombëtare dhe islamike. Ne nuk ndërhyjmë në anën tjetër. Cila është ideologjia e tyre? cili është mentalitetit i tyre? Cila është politika e tyre e brendshme? Nëse ata janë kundër Izraelit, atëherë ne i zgjerojmë marrëdhëniet me ta.

 Për shembull, në vitin 2000 filloi intifada në Palestinë. Shpërtheu tre muaj pas çlirimit. Ishte ndikuar nga çlirimi në frontin libanez.

Në Palestinë, ka pasur mundësi që Hezbollahu të kishte një fraksion të xhihadit, i cili mund t’i trajnonte, armatoste, financonte dhe ta shikonte si zgjatjen e vet në Palestinë. Shumë njerëz folën me mua përsonalisht në lidhjeme këtë. Disa të rinjë palestinezë u shfaqën në televizione satelitore dhe thanë: ne kemi besim te ju; i besojmë partisë suaj dhe duam të punojmë me ju në mënyrë të dretpërdrejtë.

Ne refuzuam, pasi nuk e mbështesim këtë ide aspak, sepse ishte një ide e gabuar. Nëfakt, kjo nuk i shërben levizjes pasi shton ndarjen mes palestinezëve. Këta njerëz nuk kanë nëvojë për ndarje të reja. Përkundrazi, ata kanë nëvojë që këto grupe të bashkohen. Si pasojë ka grupe islamiste dhe kombëtare. Kushdo që dëshiron të ofrojë ndihmën e tij, mund të bëhet pjesë e këtyre grupeve, të cilat tashmë ekzistojnë si grupe rezistence prej kohësh e që kanë historitë e tyre dhe janë të përhapur gjerësisht.

Në fakt, Hezbollahu edhe për vendet më të afërta për të cilat shqetësohet, nuk mund të diskutojë për çdo gjë. Me përjashtim të Izraelit dhe Palestinës. Ata janë të domosdoshëm për ne, pasi ne themi se Hezbollahu është një rezistencë kundër pushtimit izraelit dhe planit izraelit. Ne nuk kemi formuar një fraksion në Palestinë. Ne nuk kemi një marrëveshje me miqtë tanë  palestinez, [dmth] që të duam të jemi udhëheqësit ePalestinës, apo të popullit të Palestinës, apo të rrugëve të Palestinës. Është e pamundur që ne të mendojmë për një projekt të kësaj shkalle në nivelin e shteteve arabe. Për këtë arsye krahasimi në këtë rast është jasht vendit.

Po, ne kemi fituar një respekt të madh. Nëse diskutojmë rreth situatës së Hezbollahut në të kaluarën dhe sot, kur flamujt dhe fotot e Hezbollahut ngriheshin lartë, tani nuk ndodh më kjo. Kjo ndodhi kur ne mbajtëm qendrimin tonë ndaj Sirisë dhe jo në momentin kur ndërhymë ushtarakisht në Siri.

Siria për ne është diçka tjetër. Megjithatë, nuk ishte e pranueshme që ne të merrnim një qëndrim politik ndaj Sirisë. Kur bëmë thirrje për një zgjidhje politike, për dialog mes opozitës dhe qeverisë, për një dialog politik dhe për reforma, ne u përjashtuam sepse ishim kundër projektit për të cilin të gjitha palët kishin rënë dakord, me qëlllim eliminimin e Sirisë.

Këtu duhet d’i shohim gjërat me kujdes. Unë them se nuk është populli që po na shtyn ne në botën arabe; por janë disa nga aleatët dhe forcat politike. Me kalimin e kohës qëndrimi i popullit po ndryshon. Sipas pikëpamjes sime dhe informatave që kam, kontakteve dhe me anë të disa delegacioneve që kanë vizituar disa vende arabe, qëndrimi i popujve arab tani po ndryshon në mënyrë të qartë.

Kritikat që u bënë ndaj nesh nuk ishin pse ne shkuam të luftojmë në Siri. U kritikuam pasi ne duhej të mbanim qëndrim kundër regjimit të Bashar al-Asadit që në ditën e parë. Në interesin e kujt do të kishte qënë kjo? Në interes të projektit të kujt? Kjo nuk është e rëndësishme. Supozohej se ne duhej të mbanim qëndrim në interesin e tyre.

Më pas, ndërhyrja ushtarake i shtoi kritikat ndaj qëndrimit tonë. Në fakt, ndërhyrja ushtarake ishte një detaj; sepse problemi me ne ishte në qendrimin politik.

As-Safir: Çfarë mund të bëhet në nivel kombëtar?

Nasrallah: Besoj se jemi në një fazë të domosdoshme që nuk mund të ndalet. Edhe nëse ka një lider të nderuar e të respektuar për kombin, situata që po përjetojnë disa vende të tjera do të vazhdojë për një periudhë kohorë të caktuar.

Nëse duam t’i japim përparësi gjërave, atëherë përparësia është zvogëlimi i humbjeve.Këtu po flas për ato vende arabe dhe islame, apo për çdo kënd që ka mundësi të ketë ndikim në një mënyrë apo një tjetër.

Për shembull, nëse Iraku shkon drejt ndarjes, atëherë kushdo qëështë në gjëndje të këtë ndikim kundër ndarjes së Irakut duhet të bëjë të gjitha përpjekjet e mundshme. Nëse Irani mund të japë ndihmen e vet, atëherë do të ishte mirë.

E njëjta gjë vlen edhe për Sirinë. Duhet të kërkohet që Siria të mos shkojë drejt ndarjes.

Rasti i Jemenit është shumë serioz. Ne nuk jemi për ndarjen e Jemenit. Tani, nëse Jemeni do të bëhej një shtet i bashkuar, apo dy shtete që përbëjnë dy provinca, kjo do të ishte e mundur, edhe pse mund të jetë pak e rrezikshme. Gjithsesi, është më mirë se të ndahet Jemeni në dy apo tre shtete “jemenase”, çka është shumë e rrezikshme.

Prandaj, përparësi tani është zvogëlimi i humbjeve dhe ndalimi i shpërbërjes. Ështëi ngjashem me një ekuacion ushtarak. Hapi i parë që agresori duhet të ndërmarrëështë mbrojtja e zonës ekzistuese, në mënyrë që të mos humbasë më shumë tokë. Më pas do të mendoj si të rifitojë atë që ka humbur. E njëjta gjë vlen edhe për politikën.

Kjo kërkon shumë përpjekje. Në disa raste, qetësia arrihet duke kujtuar shtetet që janë shkatërruar. Po ngrihen zërat në ato shtet, të cilat nuk janë rrënuar akoma. Po ngrihen zëra në ato vende ku nuk ka kolaps të shtetit apo të shoqërisë. Nëse është e mundur të ndikohet me forcë, atëherë duhet bërë.

Prandaj, ajo që kërkohet tani është zvogëlimi i humbjeve dhe  ndarjes, zvogëlimi i kaosit dhe shmangja e përhapjes së trazirave në vendet e tjera. Prioritet tani është stabiliteti, duke bërë thirrje për qetësi dhe reforma, pasi konfrontimi mund të na çojë në ndarje të vendit.

Pika e dytëështë bashkimi i pjesëve.

Mund të ketë një mentalitet për raprezalje dhe hakmarrje, dhe akuzimi i njëri-tjetri si përgjegjës për qëndrimet që kemi marrë tre vitet e fundit. Akuzat e ndërsjellta bëhen në kuadër të një garë që po bëhet akoma. Kjo mbulon të gjithë pjesën e Libanit, Palestinës dhe të gjithë rajonin... Nëçdo vend ka pjesë që mund të bashkohen, por duhet të merret nisma për ta bërë këtë.

Në këtë kontekst, nëse dotë pyetësha  nëse e mbështes një bashkëpunim Iran-Saudi, unë do të thoja se e mbështes një afrim të tillë, edhe pse jam i bindur se Arabia Saudite ka pasur një rol shumë negativ në atë që ka ndodhur e vazhdon të ndodh në botën arabe dhe islame në botë. Gjithashtu ka një rol të madh në atë që po ndodh, për shkak të përshtatjes dhe promovimit të ideologjisë së saj.

Megjitharë, me gjithë të kaluarën dhe të tashmen, afrimi i Arabisë Saudite me Iranin dhe afrimi i Iranit me shtetet e Gjirit Persik do të ishte i dobishëm.

Sa i përket forcave politike, kthimi i tyre në bisedime dhe rishikimi është i favorshëm edhe nëse vizionet ndryshojnë. Kjo për shkak se riorganizimi i diferencave në bazë të mirëkuptimit rreth përparësive dhe sheshimi i mosmarrëveshjeve do të na ndihmonte drejt zvogëlimit të armiqësisë, urrejtjes dhe divergjencave. Duhet të bëhen të gjitha përjekjet.

Besoj se duke ndjekur këtë rrugë, gjërat do të zgjidhen në një, dy, tre, apo katër vjet, në bazë të ligeve të historisë dhe përvojave të shoqësisë njerëzore. Nuk po thur poezi. Në fakt, në skutat e këtyre vuajtjeve ndërgjegësimi bëhet më i madh. Përvoja akumulohet. Bindja do të arrihet dhe kjo do të jetë ndryshe nga ç’ishte tre vjet më parë. Megjithatë, kërkon kohë deri sa ne të largohemi nga situata që po jetojmë tani.

Unë nuk mund të profetizoj për të ardhmen, sepse ndryshimet ndërkombëtare janë shumë shumë drastike.

Ju mund të më pyesni se çfarë mund të ndodhë në botën arabe në vitet e ardhshme. Çfarë mund të bëjmë për këtë? Megjithatë, pyetja e saktë është: Për ku po lëviz bota? Për ku është drejtuar Europa?Për ku po lëvizin SHBA-të? Situata është e hapur për të gjitha mundësitë dhe do të këtë pasoja të mëdha në rajonin tonë.

Nëse çdo njeri besnik në këtë vend, qoftë ai zyrtar, intelektual, politikan, parti, rezistencë, apo ndonjë pozicion tjetër bën çdo gjë qëështë e mundur, ne mund të jemi në gjendje të zvogëlojmë humbjet dhe të pakësojmë armiqësitë.  Këtu nuk po flas për gjëra imagjinare. Është detyra e secilit që ta arrijmë këtë. Nuk ka rëndësi nëse do të ketë sukses apo jo.

Sajjed Nasrallah: Kërcënimi “tekfirist” dhe Izraeli

As-Safir: Në kënvështrimin e Hezbollahut kërcënimi tekfirist dhe ai Izraelit janë të lidhur. Kur flisni për Sirinë, duke parë atë që fsheh Izraeli, a do të thotë kjo se kërcënimi tekfirist vjen përpara atij izraelit?

Nasrallah: Për mua, kërcënimi tekfiris nuk vjen para. Përkundrazi ata janë të njëjtë, më saktë përkojnë, pasi ne nuk mund të themi se kërcënimi tekfirist është shtyrë. Tekfirizmi ka qënë gjithmonë një kërcënim, megjithatë, sipas nesh ai është shtyrë.

Për shembull, në Irak ishte një kërcënim i madh. Ayman Zawahiri thotë se ata kanë kryer në Irak 4 mijë operacione martirizimi, siç i quan ai. Mbi 3900 operacione nuk kanë qënë kundër amerikanëve. Supozojmë se 100 operacione kanë qënë kundër amerikanëve, edhe pse unë nuk besoj se ka pasur një numër kaq të lartë, atëherë shumica kanë qënë kundër shijave, sunive, kristianëve, kurdëve dhe anëtarëve të tjerë të popullit iraken.

Pyet Xhematul-Islamijah në Liban (dega libaneze e Vëllazërisë Muslimane) në lidhje me vëllezërit e tyre në Irak të Partisë Islamike të Irakut (e cila është degë e Vëllazërisë Muslimane). Jam takuar me udhëheqësit e tyre dhe më kanë thënë se shumë prej ushëheqësve dhe kuadrove të Partisë Islamikë janë vrarë nga Al-Kaeda me anë të operacioneve vrasëse.

Për më tepër, Al-Kaeda ka vrarë një numër të madh dijetarësh suni dhe shiit. Ndoshta ka vrarë më shumëudhëheqës suni se shija.

Kërcënimi tekfiris ka çuar në një katastroë në Irak. Cili është problemi tani në Irak? Shpërthimet dhe sulmet vetëvrasëse.

Cili është problemi tani në Afganistan? Kush e vrau udhëheqësin e lartë të Xhihadit Afgan? Lëvizjet islamike janë krenare për xhihadin afgan kundër Bashkimi Sovjetik.

Ahmad Shah Masoud u vra me anë të një sulmi vetëvrasës të kryer nga Al-Kaeda me pretekstin se ai ishte një lider ushtarak. Po presidentin Rabbani, i cili po luante rolin e ndërmjetësit për pajtimin mes qeverisë afgane dhe talebanëve? Ata e vranë edhe atë gjithashtu.  

Ata përbëjnë një kërcënim serioz në Pakistan dhe Somali. Ata përbëjnë kërcënim kudo ku janë. Megjithatë, në Liban ata nuk ishin një kërcënim direk në fillim. Tani, ata përbëjnë një kërcënim direkt. Kur flas për Libanin, e kam fjalën për Libanin dhe Sirisë si një problem i vetëm.

Kështu që, ne e shohim këtë kërcënim si real, aktual dhe si një kërcënim të përditshëm, ashtu siç e shohim Izraelin si një kërcënim real, të vërtetë, aktual dhe të përditshëm.

Kërcënimi izraelit është një kërcënim ekzistencial. Izraelitët për momentin janë të penguar. Megjithatë, ata e kanë aspiratë dhe ky është akoma projekti i tyre për të ardhmen. Edhe këto grupe tekfiriste përbëjnë një kërcënim ekzistencial.

Në vitin 2006, të dhënat na treguan se qëllimi i luftës ishte arritja e ndryshimeve demografike në të gjithë vendin.  Ky është mentaliteti i vërtetë i këtyre grupeve: shfarosja e tjetrit.

Kështu që, nuk e vë kërcënimin tekfirist përpara atij izraelit. Megjithatë, sot, them se ka dy kërcënime të vërteta, serioze, të rënda, ekzistenciale, dhe ato duhen ballafaquar.

As-Safir:  Cili është vlerësimi juaj i madhësisë së kësaj tendece në Siri dhe Liban?

Nasrallah: Askush nuk ka informata për këtëçështje. Disa shtete rajonale kanë informata, por janë të paplota pasi secili shtet i ka ofruar lehtësime këtyre qytetarëve, apo duke u ofruar ndihmë atyre. 

Europianët kanë shifra, për shkak se çdo shtet e di numrin e qytetarëve të vet me anë të sondazheve. Megjitahtë, kush i numëron ata që vijnë nga shtetet arabe? Nuk ka një shifër të saktë. Megjithatë, mund të thuhet se ka disa dhjetra mijëra të huaj, jo siranë.

As-Safir:  A ka ndonjëvend për ata që janë në Liban, përderisa ata kanë shkuar në Siri?

Nasrallah: Edhe në Siri po shihet me kalimin e kohës se as ata nuk kanë vend atje. Në të gjthë botën arabe dhe islame, madje edhe kur flasim për muslimanet suni, ata nuk e tolerojnë këtë fanatizëm dhe ekstremizëm – kjo është një veçori për të gjithë sunitë. Unë dyshoj në ekzistencën e një mjedisi inkubator. Kur këto grupe janë të angazhuar në një atmosferë të caktuar, gjërat bëhen lëmsh, siç po ndodh në Siri. Kur disa shtete i punësuan këto grupe, shqetësimi i tyre i vetëm ishte se kush do të merrte armët e të luftonte kundër regjimit në Siri. Ata nuk pyetën nëse janë nga Al-Kaeda, selefi, nga Vëllazëria Muslimane, sufij, nacionalistë, apo sekularë. Ata nuk e kishin problem.

As-Safir: A mund të themi se ata përdorën ekzistencën e këtij regjimi në Siri për t’i rekrutuar dhe mobilizuar ata? 

Nasrallah: Kjo është e lehtë; kudo mund të gjëndet një pretekst. Kur njerëz me një mentalitet të tillë ndryhojnë nga ju, atëherë nëse jeni një alevi, ata thonë se po luftojnë kundër nusajrive; nëse jeni shia, thonë se po lufotjnë kundër rafidive, nëse jeni suni, thonë se po luftojnë kundër tiranëve mosbesimtarë. Për ta është e lehtë t’i akuzojnë të tjerët për apostazi dhe ateizëm. Tani, Shteti Islamik i Irakut dhe Shamit e ka akuzuar Frontin Islamik për apostazi dhe ateizëm, dhe e kundërta. Të dyja grupet i përkasin të njëtit mentalitet, të njëjtit sekt, të njëjtës rrugë dhe të njëjtës organizatë.

Është e lehtë të gjesh pretekste nëçdo kapm.

Po pres për rolin e regjimeve arabe në këtë përspektivë. Unë besoj se qëndrimi i fundit saudit është shumë e dobishëm, për shkak se ky mentalitet vjen nga atje. Financohen nga ajo dhe fetvatë lëshohen nga atje. Pra, nëse burimi për disa arsye merr një qëndrim, të paktën, do të ketë më shumë mundësi për të ndaluar rrjedhën e parave, të ndryshohen fetvatë dhe të ndryshohen fjalimet mediatike dhe fetare.

 Në këndvështrimin tim, atmosfera sunite nuk është një mjedis inkubator për grupet tekfiriste. Edhe në Liban, numri i këtyre grupeve në mesin e sunive është shumë i kufizuar. Nëse mbahen zgjedhjet, numri i tyre i saktë do të dalë. Megjithatë, këto grupë u morën në punë. Disa i shfrytëzuan këto grupe, i financuan, i mbrojtën hapën media për ta dhe i punësuan në mënyrë që të arrijnë qëllime të caktuara. Kështu, këto grupe tani janë të shqetësuara për shkak të qëndrimit saudit dhe qëndrimit të tij ndaj Libanit. Pra, nëse këto grupe do të kishin një mjedis inkubator, atëherë do të ishin shumë të shqetësuar.

Kjo tendencë e tekfiristave nuk ka të ardhme në botën arabe, sepse nuk kanë një projekt.

As-Safir: Pa përmendur emra – nëse regjimi ndryshon, çfarë duhet të kërkojnë njerëzit?

Nasrallah: Ata duhet të kërkojnë drejtësi, të luftojnë analfabetizmin, të sigurojnë ushqimin, duke zgjidhur krizen e papunësisë, si dhe të kërkojnë siguri. E njëjta gjë vlen edhe për qëndrimin kombëtar. Ata duhet të kërkojnë një qëndrim kombëtar të pranueshëm, për të mos thënë një qëndrim të avancuar. 

Kjo tendencë nuk ka një projekt apo një përgjigje. Kështu që, unë me vendosmëri them se nuk ka për të pasur një ekzistencë të gjatë në botën islame, me përjashtim të punësimeve rajonale dhe atyre ndërkombëtare dhe investimeve. Ata nuk kanë një mjedis inkubator dhe nuk kanë një të ardhme, sepse nuk kanë një projekt.

Sajjed Nasrallah: Palestina është kauza jonë. Rezistenca nuk është sektare

As-Safir: Cili ishte thelbi i fjalimit “ne shiitët nuk e dorëzojmë Palestinën”?

Nasrallah: Ky fjalim përmban dy mesazhe. Ky mesazh ishte për vetë shiitët, të cilët po përpiqen të terrorizojnë dhe provokojnë dhe të sjellin shqetësime në shumë vende islame dhe arabe, duke i shënjestruar ato me bomba dhe sulme vetëvrasëse, për të ndryshuar identitetin e armikut, sipas tyre.

Kështu që, si pasojë ata po përpiqen t’i mbajnë ata larg Palestinës dhe kauzës së saj. Për më tepër, ata po përpiqen të gjëjnë barriera psikologjike mes tyre dhe palestinezëve, popullit të Palestinës dhe kauzës palestineze.

Mësazhi tjetër është për ata që duan ta mbajnë këtë seksion të botës arabe dhe islamelarg kauzës palestineze. Është për ata që duan të na thonë: ju nuk keni punë me Palestinën; Palestina dhe kauza e saj janë për një grup të caktuar njerëzish, apo për një sekt të caktuar të umetit islam.

Dua t’u them atyre me anë të këtij mesazhi; na akuzoni për çfarë të doni. Na përshkruani si t’ju pëlqejë. Gjenocidi që po ndodh në disa vende islame nëpër botë nuk do të na ndalojë kurrë nga shqetësimi për kauzën palestineze, të cilën ne e mbështesim dhe jemi të angazhuar me të.

Është një mesazh që shkon në të dyja drejtimet: i është drejtuar shiitëve, e po ashtu edhe publikut në përgjithësi. Besoj se ky është akoma një mesazh i rëndësishëm që duhet përcjellur.

Fjalët e mia nuk një prapavijë sektare apo fraksioniste.  Rezistenca në Liban kurrë nuk ka vepruar apo folur me prapavijë sektare.