Siria

Përkrahja publike për zgjidhjen e krizes me qasje politike

Pjesëmarrja masive e votuesve në zgjedhjet presidenciale të Sirisë dërgoi një sinjal të fortë se sirianët favorizojnë një qasje politike për zgjidhjen e krizës së zgjatur në vendin e tyre, tha një gazetar i shquar dhe ekspert për Lindjen e Mesme.

 

    Duke folur për Agjencinë e Lajmeve Tasnim, Ghassan bin Ido, drejtor libanez  i qendrës, në kanalin televiziv Al Majadin, theksoi se rezultatet e votave presidenciale në Siri tejkaluan të gjitha parashikimet.


    Pjesëmarrja e më shumë se 74 përqind në zgjedhjet e Sirisë është e  mrekullueshme, tha Ghassan bin Ido, duke shtuar se ai personalisht është dëshmitar i pjesëmarrjes entuziaste të sirianëve në qendrat e votimit.

 

    Bashar al-Assad arriti një fitore dërmuese në zgjedhjet presidenciale të 3 qershorit,  me 88,7 për qind të votave, duke siguruar një mandat shtatë-vjeçar.

 

     Një total prej 10.2 milion njerëz votuan për Assadin. Pjesëmarrja e votuesve ishte në 73,42 për qind. Ndërkohë, Komisioni i Lartë Gjyqësor  i Sirisë për Zgjedhjet deklaroi se jo çdo shkelje e votimeve është  raportuar.
     Diku tjetër në intervistë, Ghassan bin Ido, vuri në dukje se mbulimi i mediave për praninë e gjerë të votuesve shumë mirë e pengon fushatën propagandistike të zhvilluar nga media perëndimore, të cilat kërkojnë të vënë në dyshim pjesëmarrjen e lartë të votuesve.


     Gazetari arab më tej i referohej Bashar al-Assadit si i vetmi që mund të garantojë integritetin e Sirisë.

 

    Duke shërbyer si drejtor i Qendrës në kanalin televiziv satelitor, Al Majadin, në Bejrut, Ghassan bin Ido, është i njohur si një figurë me ndikim në mesin e organeve të medias arabe.