Muslimanët amerikanë kundër islamofobisë
Duke vuajtur me vite nga paragjykimet, urrejtja dhe keqkuptimi, myslimanët në Dallas të Teksasit, në SHBA, vendosën të marrin një veprim, të organizojnë një shëtitje, marshim, për të kundërshtuar ndjenjat anti - myslimane dhe për përhapur ndërgjegjësimin rreth Islamit dhe muslimanëve.
Unë merren me Islamofobinë në mënyrë të rregullt me klientët gjatë gjithë kohës, tha Yvonne Munoz , një avokat me një edukim të krishterë i cili e ka pranuar Islamin në vitin 2008, u shpreh për gazetën Dallas News, të shtunën, më 31 maj 2014.
Automatikisht klientët e mi nuk duan të takohen me mua dhe duan dikë tjetër. Nëse ata takohen një herë me mua dhe e zbulojnë se unë jam i mirë dhe i dobishëm, atëherë ata menjëherë ndryshojnë idenë e tyre.
I veshur për bukuri, në kokë me një shall
të zi që e mban me krenarim, Yvonne Munoz është një nga profesionistët
myslimanë të cilët morën pjesë të shtunën me Ecje kundër Islamofobisë.
Ecja është organizuar nga Këshillit
për Marrëdhëniet Amerikane-Islame dhe një grup i aktivistëve të rinj muslimanë
të quajtur Brezi i Përndritur.
Në
një përpjekje për të hedhur dritë rreth problemeve me të cilat përballen
muslimanët në komunitetin amerikan, rreth 80 aktivistë myslimanë u mblodhën në
Reverchon Park në zonën Dallas ' Oak Lawn për shëtitje.
Në tubimin para shëtitjes, folësit
ndanë përvojat personale të diskriminimit që ata përballen rregullisht.
Një folës, aktivist nga Dallasi, Nicole Queen, tha se gjatë një dreke të fundit me një mik, dikush më vuri mish derri përpara, si për një shaka.
“Ata shpresuan se kam për ta ngrënë, kurrë nuk më ka ndodhur një sprovë e tillë para se të pranoi Islamin. Kjo më çeli sytë,” tha Nikcole Queen.
Edhe pse sulmet e 11 shtatorit (9/11) u
kundërshtua me forcë nga shumica e Botës Muslimane, njolla e zezë e terrorizmit
ka mbetur dhe kjo po ndikon në jetën e përditshme të muslimanëve.
Munoz dhe të tjerë shpresojnë se
ngjarje të tilla si ecja, shëtitja e së shtunës mund të ndihmojë që të thyej atë lidhje në mendjet e njerëzve.
Islami solli paqe në jetën time, tha Munoz.
Ecja, shëtitja ka tërhequr anëtarë edhe
nga komunitete të tjera fetare, duke përfshirë edhe Wes Magruder, prift i lart i Kishës së Bashkuar Medodiste në
Kessler Park, në Dallas.
Unë shkova në këtë tubim dhe
unë duhet të them unë isha i tronditur absolutisht, tha prifti Wes Magruder.
Unë nuk isha i përgatitur për atë që kam dëgjuar apo atë që e pashë. E
dëgjova dhe shikova realitetin e vëllezërve tanë muslimanë dhe të motrave
myslimane si kanë jetuar gjithë kohën, deri tani.
Prifti tha se ai ka filluar për të mbrojtur
të drejtat e muslimanëve pasi që mori pjesë në një tubim anti - muslimanë në
qendër të qytetit Dallas.
Megjithatë, përkrahja për myslimanët
e ka vënë atë përballë stuhisë me kritika, sepse po përpiqet për të drejtat e myslimanëve.
Kjo më ka frikësuar mua. Gjërat
që kam dëgjuar ishin tronditëse. Kam dëgjuar myslimanët të përshkruhen si
Njerëz të egjër të botës së tretë.” “Kam dëgjuar se myslimanët po bëjnë komplot
që të pushtojnë gjithë botën.”
Priftërinjt e krishterë na
thoshnin se ne nuk ishim priftër të krishterë – por ne, kinse, ishim armiku dhe
turpi për kishat tona.
Diversitetit, megjithatë, i ka kënaqur organizatorët e kësaj ngjarje.
Ne duam të promovojmë aktivizmin e rinisë dhe kështu që unë jam shumë i
lumtur dhe i emocionuar për pjesëmarrjen, tha Alia Salem, drejtor
ekzekutiv i Këshillit për Marrëdhëniet Amerikane-Islame në Dallas.
Edhe pse nuk ka vlerësime zyrtare, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vend-banim për 7 deri në 8 milion muslimanë që jetojnë këtu.
Një sondazh i Gallupit ka hulumtuar më herët
se shumica e myslimanëve amerikanë janë besnikë ndaj Amerikës dhe optimist për
të ardhmen e tyre në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Që nga sulmet e 11 shtatorit (9/11) në Shtetet e Bashkuara,
shumë muslimanë janë ankuar sepse përballen me diskriminim dhe paragjykime në këtë
shoqëri për shkak të besimit të tyre Islam.
Një raport i kohëve të fundit nga
Këshilli për Marrëdhëniet Amerikane- Islame ( CAIR ) ka zbuluar se Islamofobia
në SHBA është në rritje.