Amerike

SHBA do të punojnë me qeverinë e re palestineze

Shtetet e Bashkuara njoftojnë se do të përkrahin qeverinë e re palestineze të unitetit, duke thënë se do të punojnë me kabinetin i cili e dha betimin të hënën, por paralajmëroi se do të kenë kujdes.


     Në këtë pikë, duket se presidenti ( Mahmud ) Abbas ka formuar një qeveri të përkohshme teknokratike ku nuk përfshihen ministrat e lidhur me Hamasin, tha për gazetarët zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Jen Psaki.


     Duke shkuar përpara, ne do të vlerësojmë, gjykojmë këtë qeveri sipas veprimeve të saj. Bazuar në atë që ne e dimë tani, ne synojmë të punojmë me këtë qeveri, tha Psaki.


     Qeveria e unitetit palestinez e pritur gjatë e ka dhënë betimin para Mahmud Abbasit të hënën, pas një marrëveshje pajtimi me Hamasin.


    Jen Psaki konfirmoi se miliona dollarë ndihma amerikane për Autoritetin Palestinez do të vazhdojnë.


      Por është pyetur nëse entiteti cionist do të bien dakord për t'u kthyer në tryezën e bisedimeve, pasi Izraeli ka pezulluar bisedimet që në muajin në prill,  ajo tha se kjo i përket qeverisë izraelite për të vendosur.


    Kjo është në fund të fundit, çështje e dy palëve, duhet bërë vendime të vështira për të ardhur në tryezën e bisedimeve, tha Psaki. Pra, ne do të shohim, ne nuk jemi në një pozicion për të bërë një parashikim në këtë pikë. 

Burimi: AFP