Kulturë

Forumi Ndërkombëtar i Turizmit Islamik

      Forumi i Parë Ndërkombëtar i Turizmit Islamik u mbajtë në  Xhakartë, Indonezi, më 2-3 qershor 2014.   

 

     Pjesëmarrësit në Forum ishin përfaqësuesit e 27 shteteve anëtare të OIC, institucionet relevante të OIC, sektori privat dhe organizatat e shoqërisë civile.


     Në mesazhin e tij të hapjes së Forumit, mbajtur në emër të OIC,  Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i Ambasadorit të Çështjeve Ekonomike, Hamid Opelojeru,  Sekretari i Përgjithshëm i OIC, Ijad Madani Amin,  theksuan rëndësinë e Forumit të Turizmit Islamik për  konsolidimin e të ardhurave, fitimeve, në fushën e Financave Islamike dhe vendosjen nga OIC Standardin Hallall.

 

    Ai shpjegoi se një komponent i rëndësishëm i Turizmit Islamik është  zhvillimi i hotelerisë në përputhje me Sheriat, ku përfshihen vend-pushimet, vend-argëtimet, objektet sportive, përveç vizitave në vendet kulturore-islamike, promovimin e ushqimit dhe pijeve hallall, përkushtimi familjar ndaj notit e të tjera.

 

    Sekretari i Përgjithshëm shprehu shpresën se rezultati i forumit do të rrisë ndërgjegjësimin mbi mundësitë në dispozicion në sektorin e Turizmit Islam dhe për këtë arsye do të shkallëzojë atraktivitetin e trashëgimisë dhe të turizmit kulturor për popullsinë gjithnjë në rritje dhe të udhëtarëve muslimanë.


    Forumi dy- ditor diskutoi dhe formuloi rekomandime për zhvillimin e një destinacioni të suksesshëm të Turizmit Islamik, zgjerimin e biznesit përmes Hallallit dhe në pajtueshmëri me Sheriatin dhe ndërtimin e një komunikimi efektiv për të promovuar Turizmin Islamik.

Burimi: OIC