Palestine

Dhjetëra palestinezë të plagosur nga plumbat izraelit në El-Bireh

Dhjetëra palestinezë u plagosën të dielën në përleshjet me forcat okupuese izraelite në qytetin al-Bireh, të Bregut Perëndimor.

Zyrtarët e Gjysmëhënës së Kuqe thanë se nëntë palestinezë u trajtuan për lëndime gjatë konfrontimeve. Disa të tjerë nga gazi lotsjellës.

Herët në mëngjes, patrullat izraelite të armatosura rëndë sulmuan al-Birehun dhe plaçkitën dyqanet palestineze, përpara se të kapnin kamerat e vëzhgimit.

Djaloshi 16-vjeçar palestinez Fawaz Adel u plagos rëndë në kokë pasi u qëllua me plumba gome gjatë sulmit.

Ministria Palestineze e Shëndetësisë tha se djaloshi ka të lënduar kafkën  dhe ka hemorragji të trurit. Ai është në një gjendje kritike.

Sulmi u krye në akuzat se një autobus izraelit ishte vënë në shënjestër nga një armë zjarri në mbrëmje afër vendbanimit Beit El.

Burimi: The Palestinian Information Center