İran

Irani:BE-je nuk është e ndershme në pretendimin e saj për të luftuar terrorizmin

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit dënoi Bashkimin Evropian për 'vendim të paarsyeshëm dhe të habitshëm për të sanksionuar disa shtetas iranian të mërkurën, duke thënë se kjo tregon se BE-ja nuk është e sinqertë në pretendimin e saj për të luftuar terrorizmin.

"Në vend që të vënë grupet kriminale terroriste, të tilla si Halk Organizatën Muxhahedin Halk, (MKO,  MEK) dhe Alahvazieh, në listën e sanksioneve të tyre, BE-ja u jep atyre liri për të bërë veprimet e tyre anti-njerëzore dhe terroriste dhe madje i mbështet ato , "tha Bahram Kasemi.

"Megjithatë, ata e akuzojnë Iranin, të cilit i detyrohen shumë. Irani është pionieri i luftës kundër terrorizmit dhe Evropa i detyrohet Iranit.

Bahram Kasemi shtoi se në përgjigje të kësaj lëvizje, Irani do të veproi në përputhje me rrethanat.

Europa ka sanksionuar një shërbim të inteligjencës iraniane, duke e lidhur atë me marrjen e disa veprimeve në Evropë.

Autoritetet e Ministrisë së Jashtme të Iranit kishte refuzuar akuzat dhe tha se veprime të tilla janë rezultat i përpjekjeve të shërbimit të inteligjencës izraelite të dëmtojnë lidhjet Tehran-Bruksel pas tërheqjes së SHBA nga Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës të Veprimit (JCPOA), i njohur më mirë si Marrëveshja e Iranit.

Qeveria holandeze ka akuzuar Iranin për drejtimin e dy vrasjeve politike në Holandë, e cila shkaktoi sanksionet e BE ndaj shërbimit të inteligjencës ushtarake të Teheranit.

Burimi: IRNA