Siria

Assadi fiton në Siri me shumicë dërmuese votash

Kryetari i Kuvendit Popullor, Muhammad  Xhihad el-Laham njoftoi të mërkurën se Dr Bashar Hafez al - Assad fitoi postin e Presidentit të Republikës Arabe të Sirisë edhe për një mandat të ri kushtetues, që ka shumicën e votave të pjesëmarrësve me 10.319.723 vota dhe 88.7 % të votave. 


    Sipas agjencisë së lajmeve të Sirisë SANA,  Muhammad  Xhihad el-Laham tha në një konferencë për shtyp se Gjykata e Lartë Kushtetuese arriti në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve për Presidentin e Sirisë për vitin 2014, si vijon:
      Numri i votuesve të mundshëm brenda dhe jashtë Siri arriti në 15.845.575 qytetarëve dhe numri i pjesëmarrësve në votim arriti në 11.634.412 ndërkohë që numri i fletëve të pavlefshme arriti në 442,108 me 3.8% .


       Ai shtoi se numri i votave që secili kandidat ka fituar në një sekuencë të duhur ishte: Bashar Hafez al - Assad ka 10.319.723 vota,  me 88.7 % të votave, Hassan Abdullah al- Nuri, mori 500.279 vota me një përqindje prej 4.3 % të votave,  ndërsa Maher Abdul - Hafiz Haxhxhar mori 372.301 vota, me një përqindje prej 3.2 % të votave.


     Kryetari i Kuvendit Popullor, Muhammad  Xhihad el-Laham tha se shpallja e rezultateve erdhi në përputhje me nenin nr 86 të Kushtetutës dhe pika B të nenit 79 të Ligjit të zgjedhjeve të përgjithshme, duke u shprehur, në emër të Kuvendit Popullor, për krenarinë e opsionit të popullit të Sirisë dhe vendimin e tyre të saktë, të bekuar, në të njëjtën kohë, për këtë udhëheqës arab i cili ka besim në vullnetin e popullit të tij.