Shqipëri

Përse shqipëria nuk e meriton statusin kandidat dhe përse duhet ta marrë patjeter!

Në foto: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama Kryetari i Komisjonit të BE Shtefan Fyle
Në foto: Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama Kryetari i Komisjonit të BE Shtefan Fyle

Shqipëria është një vend i cili i ka vuajtur politikat e veta më shumë se kushdo shtet tjetër. Ky vend ka njohur qeverisje të atilla të cilat janë bërë shkaktare për  prapambetjen Reformale, Kulturore apo Socjale të vendit dhe shoqërisë në tërësi!

Qeverisja e fundit, sic quhet tek ne “Qeverisja Rama”, mori në dorë fatin e gjithë shqiptarëve nën petkën se ish-Qeveria e shkuar e shkatërroi fatin tonë. Me një fitore të thellë, Edi Rama u shpall Kryeministër në Qershor të vitit 2013 duke fitua,r mbi rivalin e tij, me 2500 vota më tepër. I krekosur se ai do të bënte rolin e supermenit (atë që Anglia e sugjeroi si shpëtim për Shqipërinë), ai ju fut vrudhshëm punës për të bërë  Shqipërinë gati për në BE! Përveshi mëngët dhe hapi i parë që hodhi ishte përmbysja e Gardës së Republikës si premtim për trragjedinë e “21 Janarit”. Hoqi nga puna rreth 3000 veta dhe disa të tjerë i vuri para drejtësisë edhe pse fajtorët nuk ishin ata vet duke qen se urdhrat i merrnin nga udhëheqësit e tyre. Pasi  shkatërroi  Gardën  ju  kthye punonjësit  Civil dhe  Administratës  së  Shtetit duke shkarkuar nga puna me mijëra veta të tjerë me justifikimin se ishin emërime politike. Në vend të këtyre punonjësve emëroi militant të Partisë Socjaliste dhe LSI-së me urdhër të prerë ekzekutiv. Edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rikthimin në punë të të shkarkuarve të Administratës, ky vendim nuk u pranua dhe nuk u zbatua nga Qeveria aktuale. Të irrituar punonjësit vendosën të dalin në grevë urie e cila vazhdon edhe sot.

Qeveria aktuale, me të marrë marshën në dorë, bllokoi furgoat e linjave duke i zëvendësuar me autobuza duke lënë,  kështu,  të papunë rreth 2400 veta në të gjithë vendin. Greva e Taksistëve u shoqërua nga greva e rinisë shqiptare për miratimin e zberthimit të Armëve Siriane Kimike në Shqipëri. Me protestat e fuqishme rinore, Kryeministri u detyrua ty thoshte JO armëve kimike, por duke bërë  fajtor  rininë duke e quajtur  “ të nxituar dhe rebele” , madje e quajti  edhe  shkaktare  të  ftohjes  së   marrëdhënjeve  Amerikë-Shqipëri.

Bëmi e radhës, avjoni i kapur në Divjakë me tonelata drrogë të shpëtuar nga duart. Një operacjon i cili u quajt policesk  por në fakt ishte merita e banorëve  të  Divjakës  për  alarmimin e situatës, madje një  ngjarje  e  cila  u shoqërua me operacjone  të  tjera  mafjoze  trafikimi në shumë shtete ku bllokoheshin  me  tonelata  drroge me destinacjon Shqipërinë. Në  këtë  mënyrë Shqipëria mori damkën  “Kolumbia e Ballkanit” dhe Kryeministri yne  “Supermen” u quajt  “Eskobari i Shqiptarëve”.

 Dëmi  tjetër  ishte Panairi i Punësimit.  Një ofendim për intelektualët të cilët u kërkohej të punonin në Kompani Mashtrruse Call Center apo në Fasone me gjoja 1000 Euro rroga. Pjesëmarrës të Panairit trreguan se ky Panair  ishte  vecse  një  Shoë  Politik edhe se,  asnjë prej tyre nuk u punësua favorisht. Muni i  radhës dhe më e vështira  është ai  i  prishjeve të ndërtesave  (gjoja) pa  leje  të pallateve dhe banesave apo bizneseve të cilat kanë operuar me vite  pa u cënuar nga asnjë reforme si objekte apo banesa  jolegjitime. Pasi u shembën,  këta banorë mbetën në rrugë të madhe dhe disa prej tyre vranë veten duke ngelur kështu të pastrehë dhe të papunë.

Aksioni i radhës i Qeverisë në fjalë është reforma e Banesave Socjale  apo  Legalizimeve që nuk u shpërndanë kurrë. Banorët në Institut Bujqësor po kërrcënohen dita ditës për të dalë jashtë nga banesat e tyre socjale me justifikimin se janë të paligjshëm në këto ambjente. Më shumë se 800 familje do të përfundojnë në rrugë me fëmijë duke qenë  edhe të papunë për të përballuar banesat me qeradhënje. Ja përse Shqipëria nuk duhet ta marrë statusin kandidat.

Sot, në vizitën e tij diplomatike, Kryetari i  Komisjonit  të Inegrimit z.Shtefan Fyle u shpreh i  kënaqyr për reformat politike të Qeverisë. Është absurd si mund të thyhe kjo gjë kur Shqipëria dhe populli i saj po kalojnë një situatë të  vështirë dhe  mjeranë në  kushte  ç’njerëzore ekonomike. Sikurse Europa  nuk  paska  sy të  shohi. Nuk bëhet  fjalë për kryengritje politike, por për kryengritje qytetare,  sepse mbi the gjitha vlen jeta jone pastaj xhepat e politikanëve. Një shprehje thotë bukur “Kur vjen puna tek fustani, ta vë vulën shejtani”! Prandja Europa nuk duhe ti interpretojë thirrjet  tona si thirrje politike, por si thirrje qytetare për një Qeveri që po shkatërron një komb. Europa, që të shpëtojë këtë vend duhet ta japë patjetër statusin kandidat në 1 Qershor në mënyrë që këta udhëheqës të mos e shkatërrojnë më tepër se kaq këtë vend më vlera të çmuara Historike dhe Gjeografike.

Qeveria jonë nuk e meriton Statusin Kandidat për  10 arsye:

  1. Shkarkimet massive duke lënë të papunë gjysmën e vendit.
  2. Shembjet e ndërtimeve (gjoja) pa leje për inate politike.
  3. Miratimin e Armëve Kimike duke ofenduar Popullin dhe duke vënë  në rrezik jetën tonë.
  4. Injorimin e punonjësve të Administratës në grevë urie duke i  lënë  të vdesin.
  5. Shkarkimet e paligjshme duke shkaktuar vetvrasje dhe depresjon.
  6. Ngadalësi  në  luftën  kundër  krimit  dhe  drrogës.
  7. Eleminimin e Universiteteve Publike duke shkaktuar zemëratë tek studentët dhe pedagogët.
  8. Mashtrrimin e Popullit me punësime imagjinare duke çuar intelektualët në Call Center apo Fasone dhe militantët në punë shteti.
  9. Dënimin e ushtarakëve të Gardës që qëlluan mbi popullin por jo të atyre që dhanë urdhërat.
  10. Nxjerrjen jashtë të banorëve të Institutit dhe mosdhënje srehim të të pastrehëve  apo të Komunitetit Rom duke i  lënë në varfëri fatale.

 

Duhet ta marrë satusin për vetëm 1 arsye:

  1. Që Shqipëria të mos jetë sërisht në dorën e udhëheqësve Shqiptarë në mënyrë që populli të dalë nga mizerja ku është zhytur.

Një gazetar i  shquar anglez ka thën për Shqipërinë:

 “Shqipërisë i duhet Supermeni  dhe ky Supermen nuk mund të jetë kurrësesi shqiptar”!