Siria

Aktivistë amerikanë, evropianë në Siri për të monitoruar zgjedhjet

Një delegacion prej dhjetë anëtarësh, aktivistë nga SHBA dhe nga Evropa kanë ardhur në kryeqytetin e Sirisë, në Damask  për të monitoruar zgjedhjet presidenciale që mbahen të martën.


    Sipas njoftimeve të agjencisë Tasnim, delegacioni mbërriti në Siri të dielën me qëllim të monitorimit të procesit zgjedhor.


     Tetëdhjetë delegatë nga vende të  tjera, duke përfshirë 50 anëtarë të parlamenteve të shteteve arabe , kanë planifikuar, gjithashtu, të mbërrijnë në Siri të hënën për të mbikëqyrur zgjedhjet presidenciale në Siri.  


     Qeveria e Sirisë i kishte ftuar më parë vendet mike, përfshirë Iranin, për të monitoruar procesin zgjedhor.


     Sirianët do të dalin në zgjedhje për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm në zgjedhjet kombëtare që do të mbahen më 3 qershor 2014. 

Tre kandidatë do të kandidojnë në zgjedhjet për kryetar të Sirisë,  kryetari në detyrë, domethënë  Bashar al-Assad, Maher Abdel Hafiz Haxhxhar dhe Hassan Abdullah al-Nuri.