Udhëheqësi: “Çrrënjosja e Zgjimin Islam është një gabim strategjik dhe një analizë e gabuar.”
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejjid Ali Hamenei tha se ëndrra e armiqve për të “Çrrënjosur Zgjimin Islam është një gabim strategjik dhe një analizë e gabuar.”
Ajetullah Sejjid Ali Hamenei vuri në
dukje përpjekjet e sistemeve të inteligjencës të SHBA-ve, Perëndimore dhe
pretendimet se lëvizja e Zgjimit Islamik është shtypur në rajonin e Lindjes së
Mesme dhe tha: Në qoftë se ata e pëlqejnë këtë mënyrë, kjo do të jetë
edhe një gabim strategjik dhe një analizë e gabuar e armiqve tanë. Zgjimi Islam mund të jetë (
përkohësisht ) i shtypur në disa pjesë të Botës Islame, por pa dyshim, kjo nuk
do të shkulet me rrënjë. Ai ( Zgjimi Islamik) do të zgjerohet dhe nuk mund të
zhduket lehtë për shkak të vullnetit të të rinjve muslimanë në rajon.
Udhëheqësi i bëri këto komente në
një fjalim me rastin e një tubim të madh gjatë një ceremonie të mbajtur për të
shënuar 25 vjetorin e vdekjes së themeluesit të Republikës Islamike të Iranit, Imam
Humeinit (r.a.) të mërkurën.
Pelegrinë nga i gjithë vendi, si dhe
zyrtarë të lartë iranian së bashku me grupet e mysafirëve të huaj dhe
ambasadorë mori pjesë në ceremoninë e mbajtur në mauzoleun e Imam Homeinit në
Teheranin jugor.
Çdo vit, turma të mëdha të iranianëve
nga i gjithë Irani udhëtojnë për në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore
në Xhaminë e Imam Homeinit, në shenjë nderimi, përkujtimi, për themelues e Republikës Islamike të Iranit.
Ajetullah Ruhullah Moussavi
Humeini, i njohur më shumë si Imam Humeini,
Udhëheqësi i Revolucionit Islamik të Iranit në vitin 1979, i cili
përmbysi Mbretin, Shahun e Iranit, që ishte i përkrahur nga SHBA.
Imam Humeini vdiq më 4 qershor 1989 në moshën 87 vjeçare.