Demostrata për fyerje të muslimanëve në Irlandën e Veriut
Mijëra njerëz kanë dalë nëpër rrugët e Belfastit për të denoncuar racizmin, duke i bërë thirrje ministrit të Irlandës Veriore për të bërë falje publike për fyerjen e myslimanëve që jetojnë në rajon.
Rreth 4.000 vetë u mblodhën pranë Belfast
City Hall, duke i bërë thirrje Peter Robinsonit për të kërkuar falje publikisht
për veprimet e tij të fundit kundër muslimanëve.
Protesta u organizua nën thirrjen
për solidaritet me myslimanët dhe pakicat
tjera që jetojnë në Irlandën e Veriut.
Në fillim të javës, Peter Robinson, e përkrahu priftin James McConnell, një
klerik i cili ka denoncuar Islamin në predikimet e tij. Përveç kësaj, Peter Robison ka shkaktuar
zemërimin e mëtejshëm pasi ka deklaruar në një intervistë se ai nuk i beson
myslimanëve as që respekton ligjet e Sheriatit.
Ministri i Irlandës Veriore më vonë
kërkoi falje për veprimet e tij gjatë një takimi privat me anëtarët e Qendrës Islamike
e cila gjendet në zonën e universitetit në Belfastin Jugor, megjithatë, ai nuk
ka bërë deri më tani ndonjë një falje publike.
Kam dëgjuar për fyerjen, por
unë nuk kam dëgjuar për falje. Kam dëgjuar që ai kërkoi falje para tre burrave me
dyer të mbyllura - kjo nuk është një apologji, tha një udhëheqës i
protestestës në tubimin e Belfastit, Muhammed Samaana.
Përveç kësaj, Muhammed Samaana i bëri
thirrje Priftit McConnell për të dënuar fyerjet dhe sulmet raciste në rrethin e
Belfastit kundër myslimanëve dhe pakicave të tjera etnike.
Në muajin prill, Will Kerr, një
oficer i lartë i policisë, zbuloi se grupi besnik paraushtarak, Volunteer Force
Ulster( UVF ) kishte orkestruar sulmet raciste në jug dhe në lindje të Belfastit.
Grupi paraushtarak ishte përgjegjës për një rritje të përgjithshme të urrejtjes
në qytet deri 70 për qind.