Kulturë

Garat e Kur’anit në Iran simbolizojnë bashkimin mysliman

Kënduesi i shquar i Kur’anit nga Egjipti, Shejh Ahmed Ahmed Noaina e ka përshkruar Garën Ndërkombëtare Kur'anore në Republikën Islamike të Iranit si simbol i Unitetit Islamik.


    Shejh Ahmed Noiana tha,  gjithashtu,  për agjencinë IKNA se konkurenca tregon përkushtimin e Umetit Islamik në Librin e Allahut  dhe jetës së Profetit të Shenjtë, Muhammedit (a.s.).


      Unë mendoj se Garat e Kur'anit në Iran kanë bërë përparim të shquar dhe është organizuar për çdo vit, mirë e më mirë, tha ai.


      Edicioni i 31 i Konkursit Ndërkombëtar të Kur’anit të Shenjtë në  Republikën Islamike të Iranit filloi në kryeqytet, Teheran, të hënën.
Morën pjesë 120 këndues dhe hafizë të Kuranit që përfaqësojnë më shumë se 70 shtete konkuruese, që do të përfundojnë me 2 qershor 2014.


      Mjeshtri egjiptian i këndimit të Kur’anit, Shejh Ahmed Noiana më  tej përgëzoi zyrtarët iranianë dhe popullin e Iranit për rëndësinë që i kushtojnë aktiviteteve Kur'anore.
      Në vende të tjera në fjalën e tij, Shejh Ahmed Noiana nënvizoi nevojën e mendimit dhe veprimit sipas mësimeve të Librit të Shenjtë, dhe tha se në qoftë se duke lexuar Kur'anin e shoqërojmë me të menduarit dhe zbatuarit e mësimeve të tij, shpërblimi Hyjnor për kënduesit e Kur’anit do të shumëzohet.


     Dijetari, figura e shquar nga Egjipti, Shejh Ahmed Noiana, tha,  gjithashtu, tha se ka nevojë për komentime, shpjegime, interpretime të reja të Kur'anit në bazë të nevojave të ditës.


    I lindur në vitin 1954 në qytetin e Mutubas, në Egjipt, Shejh Ahmad Ahmad Noaina e filloi mësimin e Kur’anit të Shenjtë përmendësh në moshën katër vjeçare dhe arriti të mësojë përmendësh tërë librin e shenjtë në moshën tettë vjeçare.


     Shejh Ahmed Noiana ka studiuar stilet, mënyrat e këndimit të Kur’anit me Mjeshtrin Mustafa Esmailin dhe në të njëjtën kohë ka vazhduar shkollimin e tij,  akademik në Pediatri.