Rusia dhe Turqia bien dakord për Gylenin
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Turqisë mbeten të qëndrueshme
dhe miqësore, pavarësisht se janë testuar shumë nga kriza në Siri dhe përkeqësimi
i lidhjeve të Rusisë me Perëndimin për shkak të ngjarjeve në Ukrainë.
Sipas ekspertëve rusë Natalia Ulchenko dhe Pavel Shlykov, “në formatin
aktual marrëdhëniet mes Moskës dhe Ankarasë kanë arritur “kulmin e rritjes” së tyre: modeli aktual i bashkëpunimit
ekonomik është konsumuar në masën më të madhe, ndërsa mundësia për bashkëpunim
nëçështjet politike mbetet e pashfrytëzuar.” Kështu, situata në lidhje me
Sirinë e ka çuar “defiçitin e besimit
në një nivel të ri.”Prandaj, a mund ta mbajë Moska vrullin në marrëdhëniet
e saj me Ankaranë, apo a do të shkaktojnë dëme dallimet ekzistuese?
Një nga çështjet kryesore në rendin e ditës në bisedimet mes ministrit të jashtëm rus Sergej Lavrov dhe homologut të tij turk Ahmet Davutoglu të mbajtur gjatë vizitës së këtij të fundit në Moskë në fund të muajit maj (menjëherë pas zdhedhjeve presidenciale në Ukrainë) ishte Krimea. Siç u raportua, Davutoglu donte të fliste në favor të faktit se ata “duhet të përfitojnë nga e drejta e autonomisë si në kohën kur ishte nën administrimin e Ukrainës.” Megjithatë, është akoma e paqartë, cilës të drejtë për autonomi po i referohej ministri i jashtëm turk gjatë vizitës së tij. Davutoglu theksoi se Turqia i konsideron tatarët e Krimesë si “popullsi vendase të Gadishullit,” duke vënë në dukje “stukrurën e tij multikulturore.” Deklarata e tij ishte e rëndësishme, pasi një ringjallje e sjelljeve të Luftës së Ftohtë në botë, e veçanërisht në pellgun e Detit të Zit nuk do të ishte në interesin e asnjë vendit.” Ministri i jashtë turk mori miratimin, në dukje, të deklaratave të tij nga ministri i jashtëm Lavrov, i cili tha se “për të ruajtur kulturën tatare në Krime do të hapen qëndra, shkolla dhe teatro.”Vërejtet e Lavrovit se të dyja palët duhet t’i vlerësojnë problemet në Ukrainë dhe në Siri në bazë të mirëkuptimit të ndërsjelltë, do të thotë se pavarësisht se mosmarrëveshjet mbeten, kjo nuk ka gjasa të kalojë në një polemikë të hapur.
Rastësisht, gjatë krizës në Ukrainë, mediat turke dhe ato ruse filluan të diskutojnë rreth pretendimeve të Ankarasë për Krimenë. Duke përmendur se Krimea, dikur një vasale e Turqisë, u bë e pavarur nga Porta e Lartë me Traktatin e Kubuk Kainarjit në vitin 1774. Ajo më pas u vu nën protektoratin e Perandorisë Ruse, derisa në fund u bë pjesë e saj në vitin 1783. Me Traktatin e Xhasit në vitin 1791, Rusia siguroi të gjithë bregdetin e Veriut të Detit të Zi, përfshirë Krimenë. Në vitin 1954, disa media turke, pavarësisht shkrirjes së marrëdhënieve mes Rusisë dhe Turqisë (maj 1953, Moska kishte njoftuar tërheqjen e pretendimeve territoriale ndaj Turqisë, të paraqitura pas Luftës së Dytë Botërire), e konsideruan transferimin e Krimesënë Ukrainë më 19 janar nga udhëheqja e Bashkimit Sovjetik si shkelje e marrëveshjes ruso-turke të para një shekulli e gjysëm. Megjithatë, autoritetet turke nuk reaguan në mënyrë zyrtare.
Në realitetin e ri, siç duket nga vizita e fundit, problemi i Krimesë jo vetëm që nuk i dëmtoi marrëdhëniet ruso-turke, por ka zbuluar disa perspektiva të reja bashkëpunimi, duke marrë parasysh interesat afatgjata të Turqisë. Kështu, zyrtarët rusë duke komentuar mbi rezultatin e bisedimeve, i kushtuan vëmendje të veçantë bashkëpunimit në fushën e energjitikës midis dy vendeve. Sipas Lavrovit, Rusia dhe Turqia vunë në dukje se zbatimi i projektit tëgazsjellësti nëjug dhe ndërtimi i centralit të parë berthamor në Turqi, në Akuju, po ecin mirë. Zëdhënësi i Dumës, Sergey Naryshkin tha se kalimi i këtij tubacioni nëpër Serbi dhe Bullgari është në plan: Gazsjellësi do të ndërtohet përmes Serbisë gjatë vitit 2014, ndërsa shpërndarja e parë e gazit do të rrjedhe ndëpërmjet saj në vitin 2016.
Në mënyrë paradoksale, ajo që sot promovon afrimin midis Rusisë dhe Turqisëështë sjellja tejet negative e Moskës ndaj aktiviteteve dhe ideve të Fethullah Gylenit. Në të kaluarën, kur kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan dhe partia e tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) ishin aleatë me liderin e këtij sekti islamik – i cili po vendos bazat në shumë vende të botës dhe pjesë e të cilit është një pjesë e mirë e popullsisë turke, përfshirë edhe zyrtarë të lartë dhe, në mënyrë të veçantë, anëtarë të strukturave të sigurisë dhe juntës – pozicioni i Moskës ishte ngacmues për Ankaranë. Megjithatë, tani që bie në sy “Lufta e Ftohtë” mes udhëheqësit të AKP-së dhe Gylenit, i cili jeton në Shtetet e Bashkuara, pozicioni i Moskës krijon interes në veprimet e përbashkëta për të kufizuar ndikimin e tij. Kujtojmë se të gjitha shkollat gyleniste janë mbbyllur në Rusi dhe në vitin 2012 shumë libra me këtë ideologji u përfshinë në listën federale të literaturave ekstremiste me vendim të gjykatës ruse.
Mëgjithatë, qëndrimi i opinionit publik rus ndaj ideologjive të Gylenit është i paqartë. Kjo mund të ilustrohet nga vlerësimet e përfshira nga një i asociuar në Institutin Rus të Studimeve Strategjike, Vasily Ivanov, me titull “Lëvizja e Fethullah Gylenit: një organizatë ekstremiste e maskuar nën petkun e ‘dialogut të qytetërimeve’”. Autori beson se sekti i Gylenit “ngre lart idenë e xhihadit të armatosur.” Ai hedh poshtë idenë e ekspertëve rusë, të cilët përpiqen ta paraqesin Gylenin si një pacifist dhe si një mbështetës të “rezistencës jo-të dhunshme ndaj të keqes.” Duke analizuar intervistën – “ e shpërndarë nga gylenistët” – me ekspertin rus në studimet islame dhe profesor në Shkollën e mesme ekonomike, Leonid Syukiyaynen, Ivanov shkruan se aty lideri i sektit “krahasohet me qëllim me filozofin indian Mahatma Gandin, dhe në mënyrë të rreme pohohet se “në mes Gylenit dhe Gandit ekziston një ngjashmëri në hedhjen poshtë të të gjitha llojeve të dhunës.”
Duhet të vihet në dukje fakti se edhe përpara ndarjes midis mbështetësve të tij dhe AKP-së, refuzimi i Gylenit ishte ndarë nga shumë autorë perëndimore dhe turq, të cilët ngriten shqetësimin për islamizimin e Turqisë dhe humbjen e mundshme të natyrës sekulare të shtetit, siçështë shënuar në Kushteturë. Kështu, Rachel Sharon – Krespin, i Institutit për Kërkimet Mediatike pë Lindjen e Mesme shkruajti në vitin 2009: “Sot, Turqia ka mbi 85 mijë xhami fuksionale, 1 për çdo 350 qytetarë – e krahasuar me 1 spital për çdo 60 mijë qytetarë – numrin më të lartënë botë për kryeqytet, dhe me 90 mijë imamë, më shumë se doktorë dhe mësues.”Ajo tërhoqi vëmenjen për rrezikun e aktiviteteve të Gylenit për shoqëritë perëndimore, duke përmendur si shembull një paraqitje televizive të pesë ish-mësuesve hollandezë në shkollat gyleiste, të cilët deklaruan se “komuniteti gylenist ishte duke ecur hap pas hapi për të rrëzuar rendin laik.”
Analistët rusë i dhanë rëndësi një raporti ku një gjykatë turke kohët e fundit lëshoi një urdhër arresti për – dhe kërkoi që të kapej nga Interpoli – një grup i përsonelit të lartë të ushtrisë izraelite të përfshirë në vrasjen e nëntë shtetasve turq në bordin e anijes Mavi Marmara, e cila mbante ndihma humanitare për popullin e Gazes. Ata janë: ish-shefi i atëhershëm i stafit Gabriel Ashkenazi, komandanti i marinës Eliezeri Marom, shefi i inteligjencës ushtarake Amos Yadlin dhe shefi i inteligjencës i forcave ajrore Avishai Levit. Sipas burimeve të brendshme, Rasim Ozan Kutahyali – një kolumnist për Al Monitor – pohon se lëvizja e Gylenit ishte pas kësaj lëvizjeje, pasi po përpiqej të prishte lojën e Erdoganit, i cili kishte filluar procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Izraelin.
Ajo që duket se është e rendësishme për mirëkuptim të ndërsjelltë midis Rusisë dhe Turqisëështë dëshira e Ankarasë për të zhvilluar marrëdhënie me Serbinë Ortodokse, diçka për të cilën Beogradi po shpreh interes të qartë. Turqia ka shprehur solidaritet me popullin e këtij vendi – të cilët u përballën, ashtu si Bonje Hercegovina (dhe pjesërisht edhe Kroacia), me përmbytjen më shkatërrimtare në histori – duke u siguruar serbëve ndihmë financiare dhe materiale. Një pjesë e madhe e ndihmës materiale, siç dihet, është dhënë nga Rusia, e cila gjithashtu ka marrë pjesë në mënyrë aktive në evakuimin e të prekurve.
Dr Vitaly Naumkin është një kolumnist për Al-Monitor. Ai është drejtor i Institutit të Studimeve Orientale, iAkademisëRuse të Shkencave. Ai është gjithashtu profesor dhe kryetar në fakultetin e politikës botërore, nëUniversitetin Shtetëror të Moskës, si dhe president i Qendrës për Studime Strategjike dhe Politikenë Moskë.