Administrata amerikane mbron marrëveshjen me talebanët, kërkon më shumë “përparim”
Administrata e presidentit amerikan Barak Obama po mbron një
marrëveshje shkëmbimi të tëburgosurve me grupin militant Taliban në Afganistan,
e cila rezultoi në lirimin e një ushtari amerikan të zënërob në këmbim të pesë
ish- të burgosurve në Guantanamo.
Sekretari
i Mbrojtjes mbrojti natyrën e marrëveshjes gjatë një udhëtimi të planifikuar në
bazën airore Bagram.
“Ne e kemi mbështetur fuqishëm një përpjekje të drejtuar nga Afganistani për të arritur një marrëveshje me Talebanët. Siç e dini ne kemi qënë të angazhuar me Talebanët që prej vitit 2012. Ata e prishën këtë marrëveshje dhe ne nuk kemi pasur më marrëdhënie formale që prej asaj kohe. Ky është një fillim i ri që mund tëçoj në një marrëveshje,” tha Chuck Hagel.
Gjatëdaljes në programin “This Week” të ABC, të dielën në mengjes,
Këshilltari për Sıgurinë Kombëtare gjithashtu e mbrojti marrëveshjen me Talebanët
për të sjellur në shtëpi një ushtar amerikan që ishte zënë rob.
Rreshteri Bergdahl nuk ishte thjesht një peng. Ai ishte një i burgosur
lufte, i kapur në fushën e betejës. Në kemi një obligim të shenjtë që duhet t’i
përmbahemi që nga themelimi i Republikës sonë për të bërë të maksimumin tonë për
të sjellë në shtëpi burrat dhe gratë tona që janë kapur në betejë. Ne e bëmë
edhe në këtë rast,” tha Suzan.
Pavarësisht se kush e mban një amerikan si të burgosur luftë, ne duhet të bëjmë maksimumin tonë për ta sjellë atë në shtëpi,” shtoi ajo.
Rice tha se kritikat brenda dhe jashtë vendit në lidhje me marrëveshjen e diskutueshme me grupin militant kanë qënë një goditje e fortë për Shtëpinë e Bardhë.
Megjithatë, qeveria afgane ka thënë se ajo nuk ka qënë e informuar nga adminsitrata amerikane në lidhje me negociatat, duke kritikuar kështu Uashingtonin për transferimin e të burgosurve të liruar taleban në Katar.
Ministria e Jashtme afgane e përshkroi transferimin e ish-të burgosurve në një vend të tretë si në kundërshtim më ligjet ndërkombëtare.
Ligjvënësit e lartë republikanë e kanë kritikuar ashpër Obamën për
negociatat me talebanët.
Lirimi i pesë udhëheqësve të lartë talebanë nga Guantanamo Bay për
lirimin e Berghdal mund të ketë pasoja për forcat tona dhe për të gjithë
amerikanët,” tha senatori James Inhofe dhe republikani Buck McKeon, në një
deklaratë të përbashkët.
Senatori Ted Cruz gjithasthu sulmoi Shtëpinë e Bardhë për marrëveshjen.
Nuk mendoj se mënyra e duhur për të negociuar me terroristët është duke
liruar tërroristë të tjerë,” tha ai gjatë programit të ABC “This Week”, të dielën
në mëngjes.
Ma parë gjatë ditës, pesë militantët mbërritën në Katar, pasi u liruan nga burgu i Guantanamos, sipas një marrëveshjeje për të liruar ushtarin amerikan Bowe Bergdahl.
Ndërkohë, Sekretari Amerikan i Mbrojtjes, Chuck Hagel ka thënë se
shpreson se lirimi i rreshterit Bowe Bergdahl do të çojë në një përparim të ri
me talebanët.
Marrëveshja e Uashingtonit me talebanët dhe gatishmëria e tij për më shumë
bisedime me grupin militant vjen pas më shumë se një dekade pasi forcat
ushtarake amerikanepushtuan Afganistanin me pretekstin e shkatërrimit të
militantizmit këtë vend.