Nëse muslimanët i përmbahen Kur’anit, Bota Islame do të jetë dëshmitare e një përparimi të jashtëzakonshëm
Nëse muslimanët në vende të ndryshme braktisin grindjet dhe kapen për litarin e Allahut, domethënë për Kur’anin e Shenjtë, Bota Islame do të jetë dëshmitare e një përparimi të jashtëzakonshëm në fusha të ndryshme, tha një hafiz i Kur’anit nga Uganda.
Abdul Basit Muhammed Abdi, i cili
përfaqëson vendin e tij, Ugandën, në Konkursin, Garat e 31 Ndërkombëtare të Kur’anit
të Shenjtë në Republikës Islamike të
Iranit, tha se muslimanët duhet të kuptojnë se të gjithë ata që besojnë në Kur’anin e Shenjtë
duhet të pranojnë se aty është themeli i
Bashkimit Islamik.
Ai më tej i referohet rolit të
Iranit në promovimin e Kulturës Kur'anore dhe tha se organizimi i Konkursit Ndërkombëtar
Kur'anor është një tregues i përpjekjeve të suksesshme Kur'anore i Republikës
Islamike të Iranit.
Abdul Basit Muhammed Abdi, gjithashtu, theksoi pjesëmarrjen entuziaste nga populli i Iranit në këtë ngjarje madhështore.
I pyetur rreth panelit të jurisë së
konkursit, ai tha se prania e mjeshtërve të mëdhenj si Shejh Ahmed Noaina dhe
Ahmed Basyuni, së bashku me ekspertë të lartë iranian të Kur'anit në panelin e
jurisë e ka bërë atë një nga më të mirat në garat botërore muslimane Kur'anore
në drejtim të ekspertizës dhe paanshmërisë.
Në vende të tjera, në fjalën e tij,
hafizi i Kur’anit nga Uganda, Abdul Basit Muhammed Abdi, ka shprehur nderimin e
tij për themeluesin e Republikës
Islamike të Iranit, Imam Humeinin (r.a.)
Konkurenti nga Uganda në Konkurencën
Ndërkombëtare Kur'anore të Republikës
Islamike e përshkroi Iranin si vendi i Islamit
dhe Kur’anit.
Edicioni i 31-të i Konkursit
Ndërkombëtar i Kur'anit të Shenjtë filloi në Teheran, Iran, të hënën.
Morrën pjesë 120 këndues dhe hafizë të
Kur’anit të cilët përfaqësuan më shumë se 70 shtete në këtë Konkurs
Ndërkombëtar që do të zgjasë deri më 2 qershor 2014.
Konkursi Ndërkombëtar i Kur’anit është organizuar nga Organizata e Çështjeve Fetare dhe Bamirësisë
dhe qëllimi kryesor është për të inkurajuar publikun për të lexuar Kur'anin e
Shenjtë dhe për të vepruar sipas mësimeve të Kur'anit të Shenjtë.
Në margjinat e konkursit të këtij
viti, në një ekspozitë Kur'anore janë duke u paraqitur rreth 60 stenda, vitrina, me veprat
Kur'anore dhe produkte të ndryshme.