Brazil - Kupa e Botës hap dyert, mirë se vini tifozë myslimanë
Ndërsa Brazili po nxiton që të jetë gati për Kupën e Botës, stafi i Federatës së Shoqatave Muslimane në Brazil ( Fambras ) është i përgatitur për mirëseardhje të ngrohtë për mijëra tifozë të huaj të futbollit që pritet të mbërrijnë në javët e ardhshme.
Fambras ka disa nisma për të ndihmuar
në largimin e paragjykimeve dhe injorancës për Islamin, tha Hussein Ali
El Zoghbi zëvendës-kryetar i Federatës, një brazilian i lindur.
Një udhëzues është botuar, si edhe
përmes celularëve të mençur, (smartphone) është një linjë telefonike e cila këshillon
vizitorët se si të zbatojnë Islamin në Brazil.
Data 12 qershor 2014 shënon fillimin
e ngjarjes më madhështore të futbollit
dhe një rritje e banorëve të Brazil, kurse
me 28 qershor 2014, gjithashtu, ka
mundësi se kjo ditë përkon me fillimin e muajit të bekuar të Ramazanit.
Edhe pse ende një pakicë e vogël në
mesin e 202.000.000 banorëve të Brazilit,
popullsia muslimane është në rritje pas një fluksi në rritje në në
vitet e fundit nga refugjatët të ardhur nga Siria, Libani dhe Palestina.
Nuk ka shifra të besueshme për numrin e muslimanëve në Brazil. Z. Hussein Ali El Zoghbi vlerëson se Brazili tani është shtëpia për rreth 1,5 milionë myslimanë, ku përqendrimi më i madh mund të gjendet në afërsi të Iguazu Falls. Me dhjetëra mijëra myslimanë pritet të vizitojnë Brazilin gjatë Kupës së Botës, 80 xhamitë e Brazilit të presin kërkesat aq të larta gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ne presim rreth 50.000 tifozë
myslimanë për Kupën e Botës, kryesisht nga Irani, Nigeria dhe Algjeria, por
edhe nga shtete të tilla si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Mbretëria e
Bashkuar, Malajzia dhe nga shtetet e rajonit të Gjirit Persik, tha z.Hussein
Ali El Zoghbi, ulur nën një fotografi në
kornizë të Mekës, me mbishkrim në gjuhën arabe dhe portugeze.
Ne e shohim këtë si një rast të mirë jo vetëm për të mirëpritur muslimanët, por edhe për të përhapur fjalën pozitive të Islamit për tek jomyslimanët.
Një broshurë 28 - faqe, udhëzuese për
tifozët mysliman, me titull Selam Brazil, është publikuar në gjuhën angleze, me
një version edhe në frëngjisht. Ajo shënon në detaje çdo gjë, kohën e namazeve
dhe adresat e xhamive në 12 qytete të Brazilit, aty ka edhe informacion për
Islamin në Brazil.
Gjashtë nga 32 shtetet që marrin
pjesë në Kampionatin Botëror në qershor janë nga vendet ku Islami është i
pranishëm në mënyrë të konsiderueshme, tha ministria e turizmit.
Algjeria, Bosnja - Hercegovina, Kameruni, Irani, Bregu i Fildishtë dhe Nigeria të gjitha kanë popullsi shumicë myslimane.
Shtetet si Franca dhe Gjermania, gjithashtu,
kanë lojtarë myslimanë, duke përfshirë
Frenk Riberi dhe Mesut Ozil.
Në disa nga këto shtete, -
Irani është një shembull i mirë - futbolli është një pasion kombëtar siç është
në Brazil, z. Hussein Ali El Zoghbi, babai i të cilit u transferua në Sao Paulo nga
Libani në vitin 1949, dhe tha Ne kemi kontaktuar me të gjitha, 32 ekipet,
dhe u ka thënë atyre që jemi në
dispozicion për të ndihmuar në çdo gjë që ata kanë nevojë.
Janë shtypur 65.000 udhëzues nga Fambras, smartphone do të kenë një busull për të gjetur orientimin drejt Mekës
dhe një listë të restoranteve hallall në secilin nga qytetet pritëse.
Gjatë ditës, 12 - orë shërbim telefonit të përditshëm në anglisht,
arabisht, spanisht, frëngjisht dhe portugalisht.
Një lloj autobusi ku shkruan “Selam”
autobusi do të udhëtojë në të gjithë Brazilin
duke shpërndarë një gamë të gjerë të librave në gjuhë të ndryshme, shtoi Ahmed Halaf,
një egjiptas i cili punon në Fambras.
Autobusi do të mbajë parullat Conheça o Islam ( Njihe Islamin ) dhe Islam é Paz (Islami është Paqë).
Unë kam jetuar në Brazil për katër vjet, tha z Khalaf . Situata është e ndryshme, kurse myslimanët këtu janë pakicë, por gjëja më e rëndësishme është ende e sigurtë që feja juaj është pjesa më e rëndësishme e jetës suaj. Për shembull, unë mund t’i bëjë të gjitha lutjet e mia, edhe në qoftë se unë jam në metro. Njerëzit interesohen dhe më pyesin, por kurrë nuk më është paraqitur ndonjë problem. Njerëzit janë tolerant, me mendje të hapur.