Analisti: Sisi i Egjiptit për të mbrojtur Izraelin, interesat e SHBA
Kandidati presidencial i Egjiptit, Abdel Fattah el - Sisi është instaluar në Egjipt, në Afrikës e Veriut, për të mbrojtur interesat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, kështu tha një analist për Press TV.
Shtetet e Bashkuara të
Amerikës dhe Izraeli kanë instaluar një diktaturë ushtarake në Egjipt e cila
ndryshon shumë pak nga ajo që ka ekzistuar më përpara nën ish-presidentin Husni
Mubarak, tha Mark Glenn për Press TV.
Ai shtoi se Uashingtoni dhe Tel Avivi
nuk do të kishin nxitur grusht shtetin në Egjipt në vitin 2013, në qoftë
se kjo do të kishte qenë kundër interesave të Uashingtonit dhe në qoftë se kjo kishte
qenë kundër interesave të Izraelit.
Mark Glenn tha se SHBA dhe Izraeli
favorizojnë Sisin për shkak të aftësisë së tij për të përdorur forcë të
plotë të ushtrisë egjiptiane” kundër popullit egjiptian.
Sisi do të jetë njeriu i
Uashingtonit, do të jetë njeriu i Izraelit, tha analisti, duke shtuar,
Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara e kuptojnë se tensioni demografik dhe tensioni
politik në Egjipt është aq i fortë dhe aq i fuqishëm.
Glenn tha se Izraeli dhe SHBA e
zgjodhën Sisin për Egjipt për shkak të përkatësisë së tij ushtarake dhe
familjaritetin e tij me strukturën e shoqërisë egjiptiane.
Zgjedhjet presidenciale në Egjipt
hynë në ditën e dytë të martën mes masave të larta të sigurisë për t'iu
kundërvënë kërcënimeve të mundshme.
Sisi, i cili rrëzoi qeverinë e
presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike, Muhamed Mursi, në muajin
korrik 2013, pritet të fitojë zgjedhjet me një shumicë votash.
Fitorja e Sisit në zgjedhjet presidenciale do të lënte presidencën
e Egjiptit përsëri në duart e një zyrtari të lartë ushtarak vetëm tri vjet pasi
egjiptianët u ngritën kundër ish diktatorit Mubarak, një oficer i Forcave
Ajrore i cili sundoi Egjiptin për gati tri dekada.