Amerike

Shoqëria Islamike e New Yorkut Qendror me xhami të re

Shoqëria Islamike e së New Yorkut Qendror do të ndërtojë një xhami që do të kushton 1 milion dollar në tokën që e posedon, në East Seneca Turnpike, në qytetin Onondaga.


    Sipas faqës së internetit  syracuse.com, kur të ndërtohet plotësisht gjatë tri fazave, xhamia-qendra e komunitetit të ketë rreth 27.000 metra katrorë.


    Xhamia e qytetit Onondaga do të shërbejë si një përmbushje e dëshirës për të pasur një qendrën adhurimi, tha kryetari i Shoqërisë Islamike, Muhamed Hater. Besimtarët tanë po shtohen, ne kemi nevojë për më shumë hapësirë​​, tha  Muhamed Hater.


     Rreth 400 njerëz rregullisht marrin pjesë në faljen e namazit të  xhumasë dhe kryetari Hater tha, tani me xhaminë e re potencialisht deri në 200 namazli mund të falën në xhaminë e dytë në qytetin e Onandga.


     Shoqëria Islamike i ka thënë qytetit se dëshiron fillimisht të ndërtoi një ndërtesë, që do të përmbante hapësirë ​​namaz, banjo, të tokën prej 46 hektarëve të blerë në vitin 2007 në 5775 East  Seneca Turnpike.


     Në fazën e dytë do të zgjerojmë hapësirën edhe me 6.500 metra katror, kurse në fazën e tretë do të ndërtohet edhe një hapësirë prej  9.700 katrorë.     


      Shoqëria Islamik është duke punuar përmes proceseve të miratimit nga ana e komunës dhe duke mbledhur donacione për realizimin e  projektit, tha kryetari Muhamed Hater. Ai, gjithashtu, i ka thënë qytetit se ndërtimi i objektit fillestar duhet të marrë rreth 10 muaj.