Iraku

100 terroristë depërtojnë në Irak nëpërmjet kufirit të Sirisë

src=http://mediaelire.net/images/militants_1.jpg       

        Një zyrtar irakian i sigurisë njoftoi se rreth 100 anëtarë të grupit terrorist  i ashtuquajtur ” Shtetit Islamik i Irakut dhe Levantit” kanë hyrë në Irak për të vendosur dhe shpërthyer bomba gjatë ditëve të zisë në muajin Muharram.
      Sipas IRIB-it, duke cituar agjensinë  e lajmeve Safak News, një zyrtar irakian, i cili foli në kushte anonimiteti, ka thënë, duke shtuar se ky grup terrorist ka planifikuar të ketë në shënjestër sa më shumë njerëz dhe për të krijuar një gjendje paniku, ndërsa vajtuesit janë duke përkujtuar përvjetorin e martirizimit e Imam Huseinit ( a.s. ), nipi i  Profetit Muhammed (a.s. ) dhe pasardhësi i tretë  i pagabueshëm i  Profetit të Madh të Islamit.
      Në lajme lidhur me këtë, një burim i sigurisë, në provincën Salahudin të Irakut tha se dy pelegrinë u martirizuan dhe dymbëdhjetë  të tjerë janë plagosur, si pasojë e të shtënave në një minibus nga ana e sulmuesve të panjohur në Qerbela , në jug të Irakut, në të gdhirë të ditës së shtunë.
      Pelegrinët ishin në rrugën e tyre për të bërë homazhe në  vendet e shenjta të imamëve, të  imamit Ali el- Hadi (a.s.) dhe Hasan el- Askeri (a.s, ), respektivisht, imami i dhjetë dhe i mami i njëmbëdhjetë  i Shi’ave.