Louis Farrakhan: Përpjekjet e SHBA-së kundër Iranit janë një lloj terrorizmi
Kryetari i Lëvizjes “Kombi i Islamit” i ka cilësuar përpjekjet e qeverisë së SHBA-së kundër Iranit si “një nivel tjetër terrorizmi”.
Në një fjalim të bërë të premtën, kryetari i Lëvizjes “Kombi i Islamit”, Louis Farrakhan ka kritikuar përpjekjet e qeverisë së SHBA-së nën udhëheqjen e Donald Trumpit, duke thënë se ato janë “një nivel tjetër terrorizmi”.
Farrakhan u shpreh kështu: Z.Trump, duke zbatuar shumë sanksione, ju po i’u shkaktoni dëme shumë njerëzve. Ju nuk e keni dashur Kim Jong-Un, por tani ju thoni se e pëlqeni njëri tjetrin çmendurisht, megjithatë ju nuk po hiqni asnjëren nga sanksionet.
Në vazhdim të fjalimit të tij, kryetari i Lëvizjes “Kombi i Islamit” vuri në dukje se udhëheqësi i Koresë së Veriut dëshiron të shkatërroj armët bërthamore të Trumpit, por se ai nuk do t’a bënte kurr një gjë të tillë sepse nuk është i marrë.
Farrakhan vuri në dukje se presidenti amerikan Donald Trump nuk ka thënë se 150 miliardë dollarët që i kanë dhënë Iranit kanë qenë para të tyre, duke u shprehur se: “Ata nuk i kanë dhënë asgjë Iranit. Ata vetëm kanë kthyer diqka të cilen e kishin mbajtur peng. Të rebelohesh dhe të zbatosh sanksionte ndaj një vendi me qëllim që të rrënosh qeverinë e tyre, është një nivel tjetër terrorizmi.”
Burimi: Tasnim News Agency