Suudi Arabie

Regjimi saudit nuk përfaqëson Islamin

Zhdukja e gazetarit saudit Xhemal Kashogit ka drejtuar gishtat botërore në qeverinë saudite, saktësisht liderit de fakto të saj Muhamed bin Selmanit. Kashogi shtetas saudit ka jetuar në ekzil në SHBA-të, për shkak të kritikave të t’ia në llogari të regjimit saudit, ka fituar respektin e opinionit i cili ka lexuar kolumnet  e t’ia politike  në gjuhën arabe dhe angleze. Herën e fundit është parë i gjallë se si ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll me 2 tetor në të cilin ka ardhur për të marr dokumentet e nevojshme për të martuar të fejuarën e tij, shtetasen turke.

Spekulimet se princi Selman ka urdhëruar rrëmbimin  e tij, apo edhe vrasjen e tij nën përkujdesjen e shtetit, kanë rimarr primatin dhe dominimin në diskutimet në mediat më të fuqishme dhe në rrjetat sociale ku flitet për fatin e gazetarit të zhdukur. Qeveritarët saudit tek pas 19 tetorit kanë pranuar se Kashogi është vrarë në konsullatë në Stamboll. Pranimi vetëm e ka vërtetuar konkludimin të cilin shumë vetë e kanë pas duke marr parasysh shkeljen e drejtave njerëzore të cilët i zbaton regjimi me jo tolerancë më të skajshme kundër kritikave. Qeveria saudite është direkt përgjegjëse për zhdukjen dhe vrasjen e gazetarit Kashogi.

E ku është Arabia Saudite fajtore për gabime, islami menjëherë është pran saj. Qeveria e shtetit e cila është e implikuar kolateralisht dhe i treguar si burim i aksioneve të këqija, prej paraqitjes së saj si shtet sovran është vajosur me mishërimin e gjallë të fesë. Kjo prapë ishte me rastin e aferës Kashogi. Fati i panjohur i gazetarit sipas shumë vetëve njërin nga kritikët më të guximshëm të regjimit saudit, ka thurë Islamin në mendimet e shumë vetëve. “Shpërndarja e re e trupave orientaliste” sikurse ka shkruar juristi Leti Volpp, shpërtheu në sipërfaqe dhe ka lakuar diskursin publik dhe ka sjell gjer te konkludimi i çastit se vet Islami “nuk ka tolerancë ndaj kritikave” se si”ka rezistencës ndaj zërave të pavarur mediatik” dhe “mbyt mosbindjen”.

Këto vlerësime të fesë, të inkurajuara me veprimin e shtetit saudit, kanë fokusuar diskutimet për zhdukjen e Kashogit dhe paraqesin Islamin si burim i veprimit saudit. Megjithatë, ajo që është më tinëzare nga këto stereotipe është supozimi i cili është si bazë, se vet Arabia Saudite është manifestimi kryesor i Islamit dhe çdo gjë që bën paraqet religjionin. Arabia Saudite nuk përfaqëson Islamin. Përkundër qëllimeve të saja më të mira të promovon dhe të paraqitet si simbol dhe “qendër e Islamit” shteti saudit përfaqëson regjimin me të cilin udhëheqin disa të dëshpëruar, saktësisht njëri, princi Muhamed bin Selman. Qytetet Meke dhe Medine, dy vende më të shenjta në Islam, regjimi e shfrytëzon rolin e vet si mbrojtës i këtyre dy qyteteve ashtu që të ndërlidh legjimitetin e tij me religjionin, si dhe funksionin e mbrojtësit të dyerve për 1, 8 miliard mysliman në botë të cilët janë të thirrur të vijnë dhe të kryejnë haxhin e obliguar në Meke. Të jesh posedues i këtyre vendeve të shenjta njëjtë është profitabile sikurse resurset e mëdha të naftës, për të mbajtur veten në pushtet, ndërsa monarkët pushtetar, njëri pas tjetrit, në mënyrë strategjike gërshetojnë peshoren e petrodollarëve me promovimin e vehabizmit ashtu që të promovojnë idenë se Arabia Saudite dhe Islami janë trupa alternativ.

Të jemi të qartë, gjersa shumica e ideve se Islami dhe Arabia Saudite është një buron nga idetë orientaliste dhe shfaqja e imamëve, shejhëve dhe monarkëve si vet prototipet e Islamit, vet Arabia Saudite direkt ka punuar në përhapjen e kësaj ideje dhe forcimin e saj në Lindjen e Afërt dhe në Perëndim. Në të vërtetë mendimi vehabit është tepër jotolerante ndaj traditave tjera islame dhe veten e konsideron si të vetmen formë të obligueshme të praktikës islame. Krahas kësaj, aleancat strategjike me fuqitë globale, më së shumti me SHBA-të, kanë trimëruar regjimin saudit që të përhap pozicionimin e saj si përfaqësues politik i Islamit. Në të mirë, dhe në të keqe që është situata më e shpeshtë, sikurse afera tani me Kashogin.

Por, ajo nuk paraqet Islamin, as përpara e lerë më tani. Arabia Saudite është vetëm një shtet e cila kultivon interpretimin rigjid dhe primitiv të Islamit sunit- vehabizmin famëkeq. Kjo traditë kultivohet vetëm në shtetin me 32 milion njerëz dhe në shtete tjera në të cilin regjimi saudit ka zgjeruar ndikimin e saj nëpërmjet ndikimit ekonomik dhe politik, apo në mënyrë indirekte me zgjerimin e rrjeteve terroriste. Në të vërtetë, Indonezia, Pakistani, India etj., janë atdheu i bashkësive shumë më të mëdha myslimane, ndërsa Nigeria ka 2, 5 herë më shumë banor mysliman nga Arabia Saudite. Larg mangësive të saja shpirtërore dhe demografike, myslimanët në botë po fillojnë të shikojnë Arabinë Saudite si të metë e Islamit dhe myslimanëve, e ky ndjenjë posaçërisht është fuqishëm në SHBA-të.

Për të shprehur fuqia e ndërlidhjes së popullarizuar të Arabisë Saudite me Islamin, zakonisht për titujt mediatik dhe për njerëzit  e thjeshtë është që të ndërlidhin tërë Islamin me traditën jonormale të vehabizmit duke e konsideruar këtë të fundit si zëvendësim për fenë të cilën e përbëjnë shkollat e ndryshme të mendimeve, sektet dhe nën sektet e saja. Prap, kjo është me shumicë veprimi i orientalistëve të shquar dhe islamofobëve modern, por edhe fryti i shënjestruar i ndikimit politik saudit dhe propagandës, predikimit dhe vendosjes. Arabia Saudite më së shumti paraqet kanonin statik të ndarë vehabit. Por, hulumtimet e mëtutjeshme  të manovrimeve saudite të jashtme dhe të brendshme bile tregojnë se kjo pozitë ka vjetruar dhe zbulon se regjimi në esencë udhëheq ambiciet e trashëgimtarit të fronit të cilët e mbështesin ardhjen e tij në pushtet”me çdo çmim”.

Kashogi i cili paraqet respekt dhe paanshmëri, guxim dhe mundësi të lirisë gazetareske në kombin i cili në tërësi është i privuar nga ajo, ka ofruar botës kundër shembullin e gjallë se çfarë do të thotë të jesh saudit. Ai ishte krenar edhe në përkatësinë e tij  fetare dhe kombëtare, puna e tij dhe vetëmohimi i tij kanë qëndruar si fyerje për regjimin saudit dhe kreut të tij të paparashikueshëm Muhamed bin Selmanin.

Gazetaria e guximshme e Kashogit ishte e inspiruar me vepër në Islam dhe përzierja e tij në aksionet e këqija të regjimit saudit ishte padrejtësia e dyfishtë: e para, për shkak kujtimit në gazetarin e guximshëm i cili pas vrasjes së tij do të jetë simbol i luftës për lirinë e shtypit e cila mohohet në tërësi në Arabinë Saudite, e dyta, sipas fesë globale e cila nuk ka kurrfarë lidhje me aksionet e këqija të regjimit saudit, e as ndonjë cilido shtet ose qeveri e cila shfrytëzon për qëllimet e saja laike.

Burimi: Al Jazeera