Jemeni

Forcat jemenase sulmojnë forcat Saudite në Naxhran

Ushtria jemenase dhe forcat popullore sulmuan forcar Saudite  rreth Naxhranit,  në pjesën jugore  të Arabisë Saudite  dhe vranë një numër forcash saudite të shtunën mbrëma.

Sipas kanalit televiziv jemenas, Al-Masirah, operacioni u zhvillua në rajonin al-Souh.

Një numër i mercenarëve sauditë njoftohet se janë vrarë ose plagosur.

Forcat jemenas gjithashtu  sulmonin pozicionet e Sauditëve në Jizan me raketa "Zelzal-1".

Më heret, pilotët e Jemenit qëlluan të shtunën pozicionet e forcave të Emiratëve në bregun perëndimor të Al-Hudaydah.

Të shtunën, Presidenti i Komitetit Revolucionar të Jemenit Muhammed Ali al-Houthi kërkoi formimin e komisioneve të pavarura për gjetjen e fakteve për të parë krimet Saudite kundër Jemenit si ai i Xhmal Khashoggi.

Gazetari 59-vjeçar investigativ saudit, i cili ishte larguar nga vendi pasi Bin Salman u emërua Princi i Kurorës dhe u zhvendos në SHBA, u zhduk në tetor të dytë pasi hyri në Konsullatën Saudite në Stamboll për të nxjerrur  dokumente për martesën e tij të ardhshme.

Disa burime jozyrtare të lajmeve thonë se agjentët e sigurisë saudite kanë torturuar dhe vrarë brutalisht gazetarin e shquar brenda Konsullatës Saudite në Stamboll, duke e prerë trupin e tij në copa.

Qeveria e Arabisë Saudite ka dhënë disa shpjegime për vrasjen e Khashoggi, por pothuajse askush nuk është bindur dhe shumë prej tyre kanë kërkuar që një komision për gjetjen e fakteve të themelohet për të hetuar rastin.

Arabia Saudite dhe aleatët e saj rajonalë sulmuan Jemenin në mars të vitit 2015 për të sjellë përsëri në pushtet presidentin e rrëzuar të Jemenit Abdrabbuh Mansour Hadi.

Sulmuesit Sauditë kanë kryer krime të tmerrshme të luftës kundër civilëve jemenas gjatë tre viteve të fundit.

Burimi: IRNA