Shqipëri

Fjala e All-llahut nuk mund të blihet me lek!

Shtëpia e Zotit është shtëpi e shenjtë ku atje gjejmë praninë e fuqisë dhe dashurisë së tij. Kur futemi në Xhami, i nënshtrohemi rregullave të besimit në respekt të të  plotfuqishmit Zotit tonë.

Në kryeqytetin e Shqipërisë ndodhen aktualisht dy Xhami. Dy ndërtesa të mrekullueshme ku përcillet fjala e All-llahut. Besimtarët mysliman i përkushtohen me jetë fjalës së Tij duke u ç’veshur nga xhakavendot e pushtetit, fuqisë apo autoritetit që  i  karakterizon në jetën e përditshme. Këta besimtarë janë të gjithë të barabartë përpara All-llahut. Asnje nuk është më shumë se tjetri, sepse Ai i  krijoi njerzit pa dallime ginore, rracore, krahine, leku, feje dhe ideje. Të gjithë ishin njesoj, por në Shqipëri rëndon fakti që jashtë Xhamisë, në rrugicat vërdallë, shitet me lek fjala e All-llahut.

Fala e tij nuk ka një vlerë monetare. Ajo është hyjnore, e shenjtë dhe  vjen në zemrat e njerëzve lirshëm edhe shenjtërisht. Nuk mund ti vendosësh një cmim fjalës së Zotit. Nuk është fjala për libra Kartoteke apo Librarie. Është fjala për librin e shenjtë të fjalës së Zotit, për Kur’anin. Ky libër përmban cdo fjalë të Krijuesit të plotfuqishëm. Këto fjalë në Shqipëri  mbartin një çmim të ndryshuar, here 5000 lekë, here 10.000 lekë, në varësi të madhësisë së Kur’anit. Ne e dimë që ky libër serviret në kopje dhe madhësi të ndryshme. Ka Kur’an shtëpie dhe Kur’an xhepi, por të dyja modelet mbartin të njëjtin kontekst brenda, fjalën e All-llahut. Kjo fjalë nuk mund të ket një çmim. Kjo fjalë nuk mund të përdoret për benifite përsonale të disa personave që fshihen pas hijeshisë së Tij për të krijuar të holla përfituese. Ky libër nuk mund të përdorë askënd dhe  të  jet  i  përdorshëm nga askush për qëllime të pista pasurore. Në atë libër gjendet All-llahu dhe Ai nuk vjen me lek në jetën e besimtarëve mysliman. Në një shëtitje që pata në qendër të Tiranës, ndala të marr një Kur’an, sepse kisha shumë nevojë për të, por fakti se ai shitej me një vjerë të cilën nuk e përballoja dot, u largova me shumë mërzi edhe zemëratë nga dyqani duke i thën shitësit nën ironizëm: “Fjala e All-llahut nuk shitet”!

Të tilla situate të pakëndëshme nuk besoj se mund të hasen në vendet e tjera besimtare.

Ato vende e kanë të shtrrenjtë fjalën e Zotit, ama të shtrrenjtë shenjtërisht dhe  jo të shtrrenjtë peshuar në monedha. All-llahu i madhërishën nuk mund të blihet dhe as të shitet. Ai nuk është produkt, apo benefit mbijetese, apo objekt. Ai është mbreti i gjithësisë. Ai nuk njeh çmim. Kjo situatë është shqetësuese për besimtarët mysliman të cilët mbajnë larg fjalën e All-llahut , sepse xhepi i tyre është i pafuqishmë të blejë Kur’anin, fjalën e Zotit!

Ata që e shesin fjalën e tij, All-llahu j’ua shestë shpirtin në Xhenet! Fjala e Zotit është fryma jonë, oksigjeni, ushqimi dhe evolucjoni i shpirtrave tanë. All-llahu është nji dhe fjala e tij është unike!

“Kur’ani, edhe pse nuk është një libër shkencorë, por Zoti me anë të këtyre ajeteve, dëshiron t’u trregojë njerëzve se ai libër është vetëm prej Tij. Ai nuk mund të blihet apo të shitet. Ai as nuk mund të bëhet nga njerzit”!