Sot fillojnë garat ndërkombëtare për Kur’anin në Teheran
Ceremonia e hapjes së Garave të 31 Ndërkombëtare të Kur'anit të Shenjtë në Republikës Islamike të Iranit do të mbahet në Teheran sot, këtë pasdite.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë
zyrtarë të lartë, si dhe figura të shquara, dijetarë, studiues dhe hulumtues të
ndryshëm që fillon pasdite në Sallën e Konferencave në Teheran.
Përfaqësuesit e 70 shteteve marrin
pjesë në këtë edicion të ngjarjes vjetore Kur'anore, e cila është planifikuar
të vazhdojë deri më 2 qershor 2014.
Një komision prej 15 anëtarëve,
përfshirë pesë nga Irani dhe dhjetë mjeshtër
mysafirë do të vlerësojnë aftësitë e secilit garues.
Garat e Kur’anit janë vjetore dhe
zhvillohen, organizohen nga Organizata e Çështjeve Fetare dhe të Bamirësisë dhe qëllimi është për të inkurajuar publikun
për të lexuar Kur'anin e Shenjtë dhe për të vepruar sipas mësimeve të Kur'anit
të Shenjtë.
Në margjinat e Garave Gur’anore të këtij
viti, është edhe një Ekspozitë Kur'anore, ku do të paraqiten punime dhe
prodhime që kanë të bëjnë me Kur’anin e Shenjtë.