Brazili mobilizon Forcën e Sigurisë me 157.000 ushtarë dhe policë për Kupën e Botës
Brazili tha se po mobilizon 157.000 ushtarë dhe policë për të garantuar sigurinë gjatë Kupës së Botës, që fillon me 12 qershor 2014, nën kushte të vështira, me protesta të dhunshme dhe greva.
Ministria e Mbrojtjes tha se do të
sigurojë personel prej 157.000 trupave
të marinës, të ushtrisë dhe të forcës ajrore për ngjarjen, duke përfshirë trupa
speciale prej 21.000 anëtarëve të cilët do të jenë në gjendje gatishmërie për situata që kërkojnë
ndërhyrje të menjëhershme.
Ministria ka investuar 709.000.000
reais ( $ 322.000.000 dollar) që nga viti 2012 për modernizimin e forcave të
saj dhe përgatitjen e tyre për Kupën e Botës
që fillon me 12 qershor dhe përfundon me 13 korrik 2014, njoftoi agjencia AFP.
Ministri i Drejtësisë, Jose Eduardo
Cardozo tha se ai nuk beson se demonstratat, protestat dhe grevat në të
gjithë Brazilin do të shkallëzohet në nivelin e protestave që shpërthyen në
Brazil në vitin e kaluar gjatë Kupës së Konfederatave, një sprovë për Kupës së
Botës.
Këto protesta tërhoqën një milion
njerëz në rrugë dhe u bënë të dhunshme, gjë që i turpëroi organizatorët e
turneut.
Ndjenja jonë është se (
protestat ) do të jenë më të vogla se ato të qershorit të vitit kaluar. Por, ju
them sinqerisht, ne jemi të përgatitur për çdo situatë, u tha Cardozo
gazetarëve në një konferencë të përbashkët shtypi me Ministrin e Mbrojtjes,
Celso Amorim.
Protestuesit janë të zemëruar lidhur
këtë ngjarje të futbollit sepse më shumë
se $ 11.000.000.000 dollar janë duke u shpenzuar për Kupën e Botës në një vend
me pabarazi të dukshme dhe me nevoja të mëdha në arsim, kujdes shëndetësor,
strehim dhe transport.
Forcat e sigurisë do të përhapen në
mesin e 12 qyteteve mikpritëse dhe kryeqytetet e shtetit Vitoria, Aracaju dhe
Maceió, të cilat do të kenë të gjitha kampet bazë për ekipet që luajnë në
turne.
Ushtria do të bashkëpunojë edhe me
policinë për të siguruar kufinjt e Brazilit prej 16.800 kilometra gjatësi, të
këtij shteti të madh në Amerikën së Jugut.