Kulturë

Qendra Ndërkombëtare e Kaligrafisë Islame do të hapet në Malajzi

Një Qendër Ndërkombëtare e Kaligrafisë Islame është planifikuar të hapet në fund të vitit 2014 në Terengganu,  në Malajzi.


     Sipas agjencisë së lajmeve Al-jaum Al-Sabe, qendra kushton rreth 7 milionë dollarë dhe do të hapet në Parkun Shtetëror të Civilizimit Islam.


      Drejtori i parkut, Sidhwan Adnan Wan Abdul Rahman, tha se ekspertët e kaligrafisë Islame nga Turqia, Siria dhe Egjipti do të  punësohen në këtë qendër. 


     Qendra do të mirëpresë qytetarët malajziane që janë të interesuar për të mësuar këtë fushë të artit dhe mjeshtërinë e kaligrafisë Islame.


     Ata që mësojnë, edukohen, arsimohen në këtë qendër, do të   punësohen si mësues të qendrës.