Ajetullah Makarem Shirazi :Boko Haram nuk ka të bëjë me Islamin
Një autoritet i shquar iranian ka kritikuar Boko Haramin për rrëmbimin e qindra nxënëseve në Nigeri, duke deklaruar se ky grup militant tekfirist nuk ka të bëjë fare me Islamin.
Duke folur në qytetin e shenjtë të
Kumit, të dielën, Ajetullah Nasser Makarem Shirazi e quajti Boko Haramin një
grup njerëzish të egër të cilët kanë të bëjnë asgjë me Islamin.
Ajetullahu paralajmëroi se Boko Haram po ndihmon armiqtë
e Islamit me propagandën e tyre anti – fetare.
Autoriteti i lart fetar iranian i përshëndeti edhe dijetarët sunni të Botës Islame
që denoncuan veprimet terroriste të
grupit tekfiristë.
Nigeria dhe fqinjët e saj janë
zotuar të punojnë së bashku për të luftuar Boko Haramin dhe lirimin e vajzave të
rrëmbyera.
Gjatë një samiti në Paris të
shtunën, kryetari i Nigerisë, Goodluck
Jonathan dhe homologët e tij nga Benini, Çadi, Kameruni dhe Nigeri miratuan një
plan të hartuar veprimi për të kundërshtuar grupin militant.
Më 14 prill 2014, Boko Haram
rrëmbyer 276 nxënëse nga shkolla e tyre e mesme në qytetin verilindor të Chibok
, më pas u kërcënuan se kanë për t’i shitur vajzat .
Sipas forcave të sigurisë, 53 prej
vajzave arritën të shpëtojnë, por 223 janë ende duke u mbajtur.
Qeveria e Nigerisë është nën presion
të madh nga shumë njerëz rreth e rrotull globit, familjet e vajzave në veçanti,
për të siguruar lirimin e tyre.
Boko Haram - do të thotë Edukimi
perëndimor është i ndaluar, -
qëllimi i grupit militant është për të përmbysur qeverinë nigeriane.
Grupi militant ka marrë
përgjegjësinë për një numër vrasjesh me armë dhe sulme me bomba në pjesë të ndryshme
të Nigerisë që nga viti 2009.