Irani: Për bashkëpunim të ngushtë kundër ekstremizmit, terrorizmit
Irani: lufta kundër ekstremizmit dhe terrorizmit në botë ka nevojë për një bashkëpunim të ngushtë të të gjitha vendeve, veçanërisht në mes shteteve myslimane.
Duke folur në konferencën e saj të
përjavshme për shtyp në Teheran, të martën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të
Iranit, Merzijeh Afkham paralajmëroi se nëse nuk ka veprim serioz kundër aktiviteteve
të grupeve terroriste, atëherë nuk ata nuk do të mbeten në një rajon të kufizuar.
Ne kemi njoftuar vazhdimisht se nëse nuk merren masa serioze për të luftuar terrorizmin, atëherë aktivitetet e grupeve terroriste nuk do të mbeten të kufizuara në një zonë, tha ajo.
Bashkëpunimi midis vendeve muslimane
patjetër do të ndihmojë në parandalimin e akteve të mëtejshme të terrorizmit,
tha Merzijeh Afkham.
Duke dënuar rrëmbimin e nxënëseve
nigeriane nga grupi terrorist, tekfiristë, Boko Haram, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Iranit, Merzijeh
Afkham shprehu gatishmërinë e Iranit për të ndihmuar Nigerinë për të siguruar
lirimin e vajzave të rrëmbyera.
Në një takim të hënën në Teheran me Ambasadorin
e Nigerisë në Republikën Islamike të Iranit, Tukur Mani, Zëvendës Ministri i
Jashtëm i Iranit për Çështjet Arabe dhe Afrikane, Hussein Amir - Abdullahian
shprehu gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të ndihmuar Nigerinë
për të zgjidhur çështjen.
Më 14 prill 2014, Boko Haram rrëmbeu
rreth 300 nxënëse nga shkolla e tyre e mesme në qytetin verilindor të Chibokut.
Qeveria e Nigerisë ka qenë nën
presion të madh nga ana e shumë grupeve të njerëzve rreth globit, familjet e
vajzave në veçanti, për të siguruar lirimin e tyre.
Boko Haram – ky emër afërsisht, do të thotë, në përkthim, edukimi perëndimor është i ndaluar, kurse qëllimi i tyre është për të përmbysur qeverinë nigeriane. Ky grup ka marrë përgjegjësinë për një numër vrasjesh me armë dhe sulme me bomba në pjesë të ndryshme të Nigerisë që nga viti 2009.