Palestine

Përqindja më e lartë papunësisë në botëështë në Palestinë

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) ka shpallur se papunësia në territoret palestineze nën pushtimka arritur vlerën më të larë në botë vitin e kaluar duke kapur vlerën e 27.4 përqind.

Në raportin vjetor, të prëgatiturnga Konferenca për Tregti dhe Sipërmarrje e OKB-sënë lidhje me vështirësitëe popullit palestinez është përcaktuar se prodhimi buqësor në territoret palstineze ka rënë me 11 përqind në vitin 2017.

Në raport është theksuar se gjysma e Palestinezëve nën moshën 30 vjec kanë mbetur pa punë megjithëse ekonomia është rritur me 3.1 përqind të ardhurat vjetore për person kanë mbetur të pandryshueshme.

Në raportin ku theksohet se vazhdojnë ende kufizimet e Izraelit kundrejt popullit palestinez, është theksuar se kushtet jetësore në territoret e pushtuara të Palestinës janë përkeqësuar edhe më shumë.

Në raport është kritikuar vendimi për ndërprerjen e plotë të ndihmave financiare kundrejt Këshillit të Ndihmës së Refugjatëve Palestinezë të OKB-së (UNRWA)  dhe popullit palesinez.

‘GJENDJA NË GAZZA ËSHTË E MJERUESHME’

Në raportin ku theksohet se papunësia në territoret palestineze nën pushtim ka arritur vlerën më të lartë në botë vitin e kaluar duke kapur vlerën e 27.4 përqind është shprehur gjithashtu se ekonomia ka 11 vjet qëështë nën norman normale dhe se gjendja humanitare në Gazza sa vjen dhe përkeqësohet.

Në raport është theksuar se është e rëndësishme që të vëzhgohen veçanërisht kufizimet e Izraelit kundrejt Gazzës dhe është përcaktuar se kushtetet në Rripin e Gazzës janë “të mjerueshme për nga ana humanitare dhe se janë tërësisht të vruara nga ndihmat e marra.”

Në raportin ku shpejgohen me detaje dhe hollësi sulmet ushtarake në të shkuarën të Izraelit kundrejt popullit të Gazzës ka theksuar gjithashtu se edhe problemi i vazhdueshëm i energjisë elektrike tashmë ka rritur kulmin.

Zëvendës-sekretarja e Përgjithshme e UNCTAD, İsabelle Durant në konferencën për shtyp të organizuar në lidhje me raportin e Zyrës së Gjenevës së OKB-së ka thënë se “Situata në Gazza sa vazhdon dhe bëhet edhe më e pajetueshme. Kjo është një katastrofë.”

Durant ka theksuar se situata në Palestinë është edhe “më e papranueshme” se vitin e kaluar dhe se “është vështirësuar edhe më shumë.”

Burimi: Sputnik News