Revolucioni Islamik ndryshoi strukturën e fuqisë globale
Zëvendës Komandanti i Gardës së Trupave Revolucionare Islame (IRGC) Gjeneral Brigade, Husein Selami theksoi rolin e Revolucionit Islamik të Iranit në zhvendosjen e bilancit të fuqisë në botë.
Revolucioni Islamik ka ndryshuar strukturën e fuqisë globale, ishte ky një
fenomen qytetërues, kështu tha Gjenerali Selami të martën.
Ai e përshkroi fitoren e Revolucionit
Islamik të vitit 1979 si një ‘goditje gjeopolitike’ në botë, gjatë dekadave të
fundit të Luftës së Ftohtë.
Komandanti i lartë tha, gjithashtu, se
Revolucioni Islamik i ka rrënjët thellë në një sistem të integruar intelektual
që është i aftë për të siguruar plane dhe strategji për të luftuar të gjitha
sfidat.
Populli i Iranit e përmbysi regjimin
e Pahlavit, të përkrahur nga SHBA, në
vitin 1979, duke i dhënë fund sundimit
monarkik 2.500 vjeçar në Iran.
Revolucioni Islamik, nën udhëheqjen e
Imam Homeinit, themeloi një sistem të ri politik të bazuar në vlerat Islame dhe
demokraci.