I dërguari i Vatikanit në Filipine pranon Kur’anin nga Irani dhuratë për Papën
Një seri prej veprave të kaligrafisë Kur'anore të një artisti iranian iu dha ambasadorit të Vatikanit në Filipine, Gabriel Cacci në një ceremoni të premten.
Ceremonia u mbajt në rezidencën e ambasadorit Iranian, Muhammed Tanhayi në Manila.
Tetë veprat që përmbajnë suren Merjem të Kur'anit të Shenjtë, janë punuar nga artisti iranian Tandis Takavi dhe e stolisur nga artisti iranian Rafaat Mousavi.
Ata vepra do t'i dorëzohen udhëheqësit të Kishës Katolike, Papa Françeskut.
Ceremonia u ndoq nga një numër figurash fetare, kulturore dhe shkencore nga Irani, Vatikani, Filipinet dhe një numër vendesh të tjera.
Duke ju drejtuar kësaj ngjarjeje, ambasadori iranian në Filipine iu referua historisë së artit të kaligrafisë në Iran, duke thënë se ajo daton që nga shekulli i 16 –të .
Ai shtoi se kaligrafët iranianë kanë bashkuar kulturën, traditat dhe historinë e vendit me veprat e tyre.
Veprat e tyre gjithashtu pasqyrojnë konceptet dhe vlerat islame dhe fetare dhe spiritualitetin e Iranit, tha ai.
Sipas Tanhayi, arti i kaligrafisë në Iran është frymëzuar shumë nga Islami dhe Kur’ani dhe mund të lidhet edhe me ndjekësit e besimeve të tjera.
Gabriel Cacci në fjalën e tij falënderoi Ambasadën e Iranit për ngjarjen dhe dhuratën dhe i përshkroi veprat e artit si shumë atraktive.
"Jam shumë i lumtur që kjo dhuratë i është paraqitur Papa Françeskut si një simbol i ngjashmërisë ndërmjet Islamit dhe Krishterimit dhe falënderoj artistin për këtë bukuri ", shtoi ai.
Burimi: IQNA