Libri "Tetëdhjetë e Tetë Fjalë nga Imami i Tetë (a.s.)" u botua në tetë gjuhë
"Tetëdhjetë tetë fjalë nga Imami i Tetë (a.s,)" është titulli i një libri i botuar dhe përkthyer në tetë gjuhë në sajë të përpjekjeve të Fondacionit Islamik të Kërkimeve ‘Astan Kuds Razavi’.
Sipas reporterit të Astan News, libri i "Tetëdhjetë Tetë fjalë nga Imami i Tetë (a.s.)" është përkthyer nga Fondacioni Islami i Kërkimeve të Astan Kuds Razavi në arabisht, persisht, Azeri, urdu, anglisht, frëngjisht dhe gjermanisht.
Ky libër merret me traditat e Imam Rezait (a,s,). Me qëllim të promovimit të besimeve fetare të grupeve të ndryshme të shoqërisë, autori i këtij libri ka përmbledhur një numër të thënjeve të Imam Rizait *a.s.) dhe i ka hartuar ato në bazë të temës.
Në një parathënje të shkurtër të këtij libri është paraqitur biografia e Imam Rizait (a.s.), lutjet. Në faqet tjera janë disa tema të teologjisë, profecisë, Imamatit, obligimeve dhe përkushtimit, diturisë, bamirësisë, lutjeve, haxhit, mjekësisë.
Ky libër do të përdoret si burim për studentët, studiuesit dhe profesorët e universitetit.
Hussein Haeri Kermani është autori i kësaj vepre dhe u përkthye në gjuhë të ndryshme nga grupi i përkthimit të Astan Kuds Razavi Islami.
Burimi: Astan Quds Razavi