Egjipt

Xhami me Arkitekturë Bashkëkohore Islame planifikohet në Egjipt

Ministri i  Vakfit i Egjiptit tha se vendi po ndërton xhami të reja dhe restaurimin e disa të vjetrave bazuar në arkitekturën bashkëkohore islame.

Sipas të përditshmes el-Ahram, Muhammed Mukhtar Goma tha se ministria po planifikon gjithashtu të shqyrtojë të gjitha xhamitë në vend për të ndryshuar ato aspekte të ndërtesave që janë ndërtuar pa u kushtuar vëmendje arkitekturës islame.

Ai tha se ministria deri më tani ka restauruar 1400 xhami në të gjithë Egjiptin dhe do të fillojë një projekt për ndërtimin e 2000 xhamive të reja në 4 vjetët e ardhëm.

Imami më tej nënvizoi nevojën për ofrimin e ambienteve të nevojshme për xhami të rahatashme.

Egjipti është një vend arab në Afrikën e Veriut me një popullsi prej rreth 96 milionë banorësh.

Muslimanët përbëjnë rreth 90 përqind të popullsisë së përgjithshme të vendit.

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}

Burimi: IQNA