Kryetari i Iranit i dërgon mesazh Sulltanit të Omanit
Kryetari i Iranit Hassan Ruhani i dërgoi një mesazh me shkrim Sulltan Kabus bin Said Al Said të Omanit.
Ambasadori i Iranit në Muscat Muhammed Riza Nuri i dorëzoi mesazhin Sejjid Halid bin Hilal bin Saud al Busaidi, Ministër i Divanit të Gjykatës Mbretërore të Omanit, raportoi të hënën gazeta e përditshme Muscat Daily.
I dërguari iranian dhe ministri i Omanit gjithashtu zhvilluan bisedime mbi marrëdhëniet dypalëshe midis dy vendeve në këtë takim.
Irani dhe Omani kanë zhvilluar marrëdhënie të forta politike në vitet e fundit, me zyrtarët e tyre të lartë që bëjnë vizita të rregullta reciproke.
Sultan Kabus luajti një rol të rëndësishëm në lehtësimin e fazave të hershme të bisedimeve bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore që çuan në Planin e Përbashkët të Veprimit (JCPOA) në vitin 2015.
Burimi: Tasnim News Agency