Ushtria Siriane do të dërgojë militantët e vjetërnë operacionin e Idlibit
Gazeta Al Vatan ka bërë me dije se antarët e vjetër të opozitës së armatosur që kanë kaluar në anën e ushtrisë siriane do të marrin pjesë në operacionin e Idlibit.
Sipas lajmit, 400 militantë të vjetër janë dërguar nga veriu i Humusit në luginën Sahl el-Gab dhe këtu do të luftojnë pranë njësive të veçanta ushtarake Kuvvat en-Nimr nën komandën e Kryegjeneralit Hasan Suhejl. Është deklaruar se edhe më shumë se 600 militantë të vjetër janë dërguar nga Guta Lindore dhe Dera në frontin që ndodhet në Idlib.
Pasi Nusrra dhe aleatët e saj i janë përgjigjur negtivisht thirrjeve për lënien e armëve, janë përshpejtuar përgatitjet për operacionin. Më parëështë bërë me dije se grupet militante mbaheshin nën vëzhgim gjatë procesit të kontakteve me komandantët e ushtrisë siriane për të negociuar kushtet e dorëzimit.
Gazeta Al Vatan ka shkruar se Nusra ka bllokuar kanalin njerëzor të Abu-Duhurit që lejonte civilët të largoheshin nga rajoni. Gjithashtu është shprehur se gjatë njëzet e katër orëve të fundit janë marrë në vëzhgim dhjetra famije që kanë dalë nga Idlibi dhe që janë drejtuar drejt strehave të vendosura në Sukejlabi.
Burimi: Sputnik News