Mbrojtja Ajrore Siriane është vënë në gadishmëri kundër një sulmi të mundshëm të SHBA-së
Mbrojtja Ajrore Siriane është vënë në gadishmëri kundër një sulmi të mundshëm të SHBA-së
Një burim pranë bazës ajrore të ushtrisë siriane që ka folur për Al Masdar ka bërë me dije se ushtarët kanë marrë urdhrin për t’u përgatitur kundër sulmit të mundshëm kundrejt kryeqytetit të vendit Damaskut.
Al Masdar ka bërë me dije sulmi në fjalë mund të jetë sulmi i mundshëm me raketa i SHBA-së kundrejt Damaskut dhe vendeve përreth tij.
Më parë, Ministria Ruse e Mbrojtjes ka deklaruar se militantët në Siri kanë planifikuar një provokim për të fajësuar forcat qeveritare për përdorimin e armëve kimike. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenkov ka bërë me dije se SHBA-ja e ka planifikuar ta përdorë këtë provokim si justifikim për sulmin kundër centralet shtetërore të Sirisë.
Burimi: Sputnik News